Arbëri

Petroviq thotë se me Delawien u pajtuan se Kosova s’ka kohë për të humbur

Foto: Koha

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Slobodan Petroviq, tha se duhet krijuar Kuvendi dhe qeveria e Kosovës nga partitë që kanë fituar në zgjedhje dhe që kanë shumicën.

Petroviq tha sot në televizionin publik se është e nevojshme që të fillojnë bisedat dhe të themelohen institucionet, kuvendi dhe qeveria. Sipas tij Partia tjetër që është Lista Serbe, ka pasur përkrahje nga qeveria Serbe.

“Shumë njerëz që kanë qenë në listë në Partinë Liberale Serbe, kanë mbetur pa punë dhe pa përkrahje. Ka pasur kërcënime për anëtarët tanë, ata edhe kanë humbur punën”, tha ai. Petroviq tha se 9 deputetët serbë që janë të tjetrës parti, janë më shumë në interes të Serbisë.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës, po presin të formohen institucionet dhe të përmirësohet kualiteti i jetës për ta. Petroviq tha se sot është takuar me ambasadorin amerikan Delawie.

“Ne së bashku me Delawien kemi biseduar rreth formimit të qeverisë dhe të institucioneve dhe po ashtu jemi pajtuar që Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të u jepet rasti atyre që e kanë shumicën”, tha ajo.