Arbëri

Drejtësia kroate mund ta ekstradojë në Serbi Ballist Morinën

Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më tetor të vitit 2014, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji.

Nga informacionet e fundit ekskluzive që disponon Opinion.al Morina ka dalë tri ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku është vendosur ekstradimin e tij në Serbi, pasi sikundër dihet prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër ekstradimi nga shteti serb lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me një baner të mbishkruajtur Autochtonus solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes.

Të kontaktuar nga Opinion.al, familjarë të Ballist Morinës janë shprehur se po bëjnë të pamundurën që i afërmi i tyre të mos ekstradohet dhe për këtë qëllim vendimin e Shkallës së Parë do ta apelojnë më tej. Pranë Ballist Morinës në këto momente ndodhet bashkëshortja e tij italiane, me profesion avokate, e cila edhe pse shtatzënë nuk e ka braktisur të shoqin në këto momente të vështira për të.

Xhevahir Morina, i vëllai i Ballist Morinës, është shprehur se nëna e tyre ka qenë këto ditë në Tiranë, ku ka pasur takime me zyrtarë të lartë, duke specifikuar përfaqësues pranë Presidentit Ilir Meta dhe Ministrit të Brendshëm teknik Dritan Demiraj, por ende nuk kanë marrë një sinjal të qartë ndihmese për të afërmin e tyre që rrezikon që nga “Heroi i Beogradit” tani të jetë “i Burgosuri i Beogradit”, nëse shteti kroat vendos ekstradimin e tij në Serbi.

Po kështu Xhevahiri është shprehur se nëse Ballist Morina ekstradohet ai do të ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit. Koha për të dërguar në Apelim vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë është e pakët për Ismail Morinën. Ai duhet ta bëjë Apelimin brenda tri ditësh nga dita e sotme.

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është interesuar te autoritetet kroate prej një muaji për ekstradimin e Ballist Morinës, shqiptarit që dyshohet se ngriti dronin në Beograd kur luhej ndeshja Serbi-Shqipëri.

Burime të “Panoramës” thonë se ai ka kërkuar nga autoritetet kroate që të gjykohet çështja drejt.

Ai ka patur për një muaj kontakte me palën kroate. Gjykata në Kroaci ka vendosur për ekstradimin e tij në Serbi, ndërsa Morina ka apeluar vendimin.

Më poshtë faksimile e vendimit të Shkallës së Parë së Gjykatës së Dubrovnikut që pranon kërkesën e palës serbe për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi për gjykim.

{gallery}