Arbëri

"Human Care" zhvillon aktivitet për Ditën Botërore kundër Hepatitit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Hepatitit, Organizata "Human Care" ka bërë shpërndarjen e fletushkave informative për qytetarët e Komunës së Prishtinës dhe të Fushë Kosovës.

Qytetarët përmes kësaj broshure kishin rastin të informohen rreth sëmundjes së hepatitit, inflamacionet e melcisë të shkaktuara nga infeksionet virare, llojet e hepatiteve, rreziqet, mbrotja nga hepatiti dhe vaksinimi.

Në bashkëbisedim me qytetarët, ata falënderuan "Human Care" për informim më të gjerë mbi këtë sëmundje.

Ky aksion kishe edhe për qëllim përcjelljen e mesazhit tek institucionet publike që të bëjnë më shumë në informimin e qytetarëve për këtë sëmundje ngjitëse shumë të rrezikshme.