Arbëri

Abdixhiku: Në LDK nuk flitet për rithemelim të Republikës

Brenda Lidhjes Demokratike nuk diskutohet për rithemelim të Republikës.

Kështu thotë Lumir Abdixhiku, kandidat për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës prej këtij subjekti duek shtuar se aktualisht nuk ekziston luksi që gjeneratave të reja t’u flitet për rithemelim të Republikës së Kosovës.

"Në konceptin e grupit politik që unë e përfaqësoj, nuk flitet për rithemelim të kësaj Republike, pra ne e marrim si të qenë Republikën e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj dhe besoj se nuk kemi luks që 18 vjeçarëve në Kosovë t’u flasim për rithemelim të Republikës së Kosovës", ka thënë ai.

Abdixhiku në Rubikon të KTV-së theksoi se LDK synon një Kosovë demokratike dhe sovrane, e hapur ndaj Evropës në miqësi të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Për të bë një gjë të tillë neve na duhet një kualitet qeverisës, politika ekonomike që e rrisin punësimin", ka thënë ai.