Bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë dhe anashkalimi i Kosovës në nisma të ndryshme, është kritikuar nga zyrtarë të politikës vendëse.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se megjithatë, bashkëpunimi rajonal varet edhe nga raportet mes Kosovës e Serbisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër procesin e Berlinit dhe sundimin e ligjit është diskutuar në një konferencë të organizuar nga Demokracia Plus dhe Fondacioni Konrad Adenauer.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ndërkaq, ka thënë se për Kosovën është i rëndësishëm krijimi i një qasjeje të re karshi politikës së jashtme dhe integruese në Bashkimin Evropian.
Sipas Demokracisë Plus, bashkëpunimi i vendeve të rajonit në nisma të ndryshme rajonale duhet të bëhet në koordinim me BE-në.
Në kuadër të Procesit të Berlinit, janë mbajtur edhe disa samite të tjera në përmbushje të zotimeve që janë marrë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.