Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton se Këshilli Drejtues i kësaj partie ka votuar draft statutin e ri, me të cilin përcaktohet që zgjedhjet e ardhshme në AAK të bëhen sipas parimit një delegat një votë.
“Ndër ndryshimet tjera të këtij Statuti është edhe krijimi i bazës statutare që AAK në Prishtinë të organizohet në 5 nëndegë. Këshilli Drejtues i AAK-së po ashtu ka vendosur që me datë 29 Dhjetor 2019 ta thërrasë Kuvendin e Punës, ku pritet të votohen ndryshimet e propozuara statutare”, thuhet në njoftimin për media nga AAK-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshimet statutare në AAK dhe Kuvendi i Punës, sipas kësaj partie janë pjesë reformave që ka filluar Aleanca pas zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit.