Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria thotë se po merret me rastin e luanit që në Gjilan po mbahet në një kafaz

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, saktësisht Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se po merret me rastin e luanit që është duke u mbajtur i mbyllur (në kafaz) në Stanaj (Stançiq) të Gjilanit.

Sipas njoftimit nga ky institucion, luani, rezulton të jetë i kontrabanduar dhe i njëjti është duke u trajtuar nga institucioni jonë në koordinim me institucionet tjera shtetërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me iniciativën e AMMK-së, është formuar Grupin Punues ndërinstitucional, ku krahas përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë përfshirë edhe përfaqësues nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit - AVUK dhe nga Organizata Pylli i Arinjve. Qëllimi i formimit të këtij grupi punues është mbledhja e informatave relevante dhe shqyrtimi i bazës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullon mbajtjen dhe internimin e kafshëve të egra të mbrojtura”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se grupi punues është duke e analizuar rastin në fjalë por meqenëse sipas zyrtarëve doganorë kjo çështje ka kaluar në Prokurori atëherë do të merret për bazë edhe opinioni i prokurorisë.

“Përndryshe lloji i luanit (Panthera leo) është kafshë e huaj për territorin e Kosovës, por është i mbrojtur me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare, andaj çdo përpjekje për mbajtjen e tij duhet kaluar nëpër procedura ligjore dhe çdo shmangie eventuale e këtyre procedurave, sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet më tej në njoftim.

Image