Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri: Përmirësimi i Ligjit për paga të bëhet përmes amandamentimit, assesi përmes Kushtetueses

Ymer Ymeri, nga SBASHK-u, në “Express Intervistën” në KTV ka thënë se përmirësimi i Ligjit për paga duhet të bëhet përmes amandamentimit në Kuvend, e assesi përmes Gjykatës Kushtetuese.

Ai thotë se përmes grevës së janarit kishin arritur të përmirësojnë koeficientin, megjithatë janë shumë të zhgënjyer që pas nëntë muajve nuk është implementuar Ligji për pagat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fakti që në janar bëmë grevë dhe kërkesa jonë ishte që të pezullohej Ligji i Pagave, pasi ka qenë shumë diskriminues, kurse më pas është bërë ndryshimi pas asaj greve përkundër që ka pasur dallime në koeficient. E më pas arritëm një nivel më të mirë të koeficientit për mësimdhënësit. Bashkërisht me Sindikatën e Policisë, që përbëjmë rreth 60 mijë punëtorë”, ka thënë Ymeri.

Ai ka theksuar rritja ishte bërë për 0.3 për qind, kurse përmirësimi tani duhet të bëhet përmes amandamentimit.

“Ne kemi menduar që të zgjidhet një formë tjetër të përmirësimit të ligjit, përmes amandamentimit. Plotësisht i përkrahim sindikatat që nuk duan të hyjnë në këtë ligj. Rritja për punëtorët e arsimit ka qenë zero, dhe me grevën tonë është rritur për 0.3 për qind, pra është rritur për 30 milionë euro, i cili në total shkon në 130 milionë euro”, ka thënë ai.

Ymeri ka konfirmuar se të hënë do të vazhdojë mësimi, pasi kjo ishte vetëm një grevë paralajmëruese.

“Kjo ka qenë grevë paralajmëruese, pasi të hënën do të vazhdojë mësimi. Mbi 98 për qind e institucioneve shkollore që iu kanë përgjigj kësaj greve. Përmirësimin mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës e assesi Gjykata Kushtetuese. Është e vërtetë se kemi shfrytëzuar grevën, por punëdhënësi nuk ka dashur të bëjë dialog social dhe prandaj kemi bërë veprime sindikale. Është keqardhje e madhe që s’kanë mbajtur mësim, por ka qenë një zhgënjim total pasi kemi pritur për këtë nëntë muaj. Pagat në arsim janë nën mesataren e pagave që janë në sektorin publik”, ka thënë Ymeri.

Ymeri gjithashtu ka folur edhe për cilësinë në arsim, për të cilën thotë se SBASHK-u nuk është kompetent, megjithatë është e gatshme të ndihmojë në këtë aspekt.

“Ne s’kemi kompetenca për të ngritur cilësinë në arsim, por nëse do të kishim mundësi do të bënim ngritje të cilësisë në arsim. Testi Pisa është një test që planprogrami në Kosovë është krejt e kundërt me atë që testohet. SBASHK-u nuk është pyetur as për planprograme e as në tekstet shkollore. Shpeshherë kemi organizuar konferenca për ngritjen e cilësisë në arsim, por ata të MASHT-it kanë qëndruar vetëm në hyrje sa kanë qenë mediat prezentë, e kjo ka qenë vetëm sa për konsum politik”, ka thënë Ymeri.

Ai ka deklaruar se SBASHK-u do të shikojë mundësitë ligjore që Gjykata Kushtetuese të ndërrojë këtë vendim.