Komuna bregdetare e Ulqinit po bën përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik duke përmirësuar infrastrukturën, si dhe me projekte për pastërtinë e ambientit dhe akomodimin e turistëve.
Manifestimi tradicional “Të gjithë për turizmin”, i cili u mbajt në fillim të këtij muaji, mblodhi me mijëra mysafirë nga rajoni e posaçërisht nga Kosova, të cilët hapen sezonin turistik dhe bënë promovimin e tij.