Arbëri

Lumir Abdixhiku në LDK?

Portali Koha.net merr vesh se sot gjatë ditës, kreu i LDK-së Isa Mustafa është takuar me drejtorin e Riinvestit, Lumir Abdixhiku.

Sipas një burimi brenda LDK-së, takimi mes tyre ka zgjatur rreth 1 orë dhe aty Isa Mustafa i ka bërë ofertë Abdixhikut për t’iu bashkuar partisë së tij.

Burimi, në kushte anonimiteti, thotë se zyrtarizimi i Abdixhikut në LDK pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me Abdixhikun, por qasja në telefonin e tij të shtunën pasdite ka qenë e pamundur.

Mustafa, sot në Istog ka thënë se nuk do të kandidojë për kryeministër, teksa ka thënë se LDK-ja do të hapë dyert për figura të reja.