“PDK-LDK, Episodi III, Shkurorëzimi i interesave” është titulli i kryetemës së të dielës në Koha Ditore.
Në shkrimin kryesor për këtë temë, mund të lexoni për koalicionin që nisi e përfundoi me tradhti, për përfituesit që u ishte cenuar karriera politike, motivet e lidhjes dhe divorcit, e po ashtu edhe pasojat nga kjo bashkëjetesë.
Për rënien e maskave të politikanëve me rënien e qeverisë dhe faturën që do ta paguajë populli, vjen shkrimi “Grindjet në mëhallën ballkanike”.
Në intervistë, drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, tregon se pse nuk funksionoi “koalicioni artificial”.
“Përkujdesje deri në vdekje” është reportazhi për shoqatën “Duart plot mëshirë” nga Vitomirica e Pejës.
Faqet e botës mbulohen nga shkrimet për “Nusen e ISIS-it” dhe botën “në lundrimin e miliarderëve”.
Në “7 shkronja”, Selman Jusufi, tregon se pse “Facebooku është i poshtër”.
“Shqiptaria mbi të gjitha” është fejtoni i radhës nga libri “Shqipëria, shteti jetim i Evropës”.
Kosovarçe sjell drerët e fshatit nga Vushtrria, pa asnjë banorë të përhershëm.
“Motivet shqiptare në këpucët me të cilat ecën edhe Helen Mirren” dhe “Pianisti perfeksionist që ringjall thesaret e muzikës klasike” janë shkrimet që zënë vend në faqet e kulturës.
Për xhaminë që s’është më dhe ndryshimet e ish-hotelit “Union” mund të lexoni shkrimin e radhës në “Monument”.
Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, mund të lexoni atë për “gjiganten e përfaqësueses së Kosovës në volejboll” dhe “ekipin që askush nuk dëshiron të luajë kundër tij”.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me “Kohën Ditore”.