Studentët serbë në Beograd edhe sot janë tubuar për të shprehur pakënaqësinë me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Serbi, transmeton Koha.net
Protestuesit, që janë grumbulluar përmes rrjetit social facebook, njofton al jazeera, pohojnë se zgjedhjet kanë qenë të parregullta e disa sish theksojnë se kanë ndërmend t’i drejtohen “me ftesë kryetarit të Serbisë që të marrë masa për shpëtimin e shtetit".
Kujdestarët te Kuvendi i Serbisë nuk lejuan që fjalimet të mbahen përmes altoparlantit.
Në mesin e të tubuarve ka edhe qytetarë të moshuar me transparentet “Djema, pensionistët janë me ju".
Ata po brohorasin "Vučiću pederu", "izlazite napolje", (Vuçiq homoseksual, Dilni jashtë), po iu bien bilbilave,daulleve e tenxhereve...
Trafiku është ndërprerë në disa rrugë të kryeqytetit serb.