Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi se marrëveshja e Asociacionit të komunave më shumicë serbe duhet të dërgohet në Kuvend për deputetin e LDK-së, Arben Gashi kërcënojnë stabilitetin e vendit. Gashi thotë se është rrezik për stabilitetin kushtetues të vendit.
"Nëse Asociacioni vjen në Kuvend ai është rrezik për stabilitetin kushtetues të vendit", ka thënë ai. Sipas tij, një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë.
Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, Gashi nuk ka komentuar deklaratën e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu se LDK-ja po përdor temën e vrasjeve politike për përfitim në zgjedhjet e reja.
Gashi ka thënë se nuk ka se çka të shtojë në këtë temë, duke i potencuar se kjo është temë tashmë e ditur. Tutje Gashi ka thënë se stabiliteti politik mund të sigurohet vetëm duke arritur konsensus nacional.
“Demarkacioni kërkon konsensus nacional. Ushtria kërkon konsensus nacional”, ka thënë Gashi. “Nuk mund të kalohet asnjë nga këto tema pa konsensus nacional”.
Gashi thotë se nuk duhet që patjetër të jenë të gjithë të një mendimi. Për këtë mjafton vetëm 2/3 dhe kjo mund të arrihet edhe pa Listën Serbe, thotë Gashi.