Arbëri

Deputetja Haxhiu fajëson Veselin për dështimin e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit është problemi “kokë” sipas deputetes së LVV-së, Albulena Haxhiu.

Dështimin e vazhdueshëm të punës në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu e pasqyron me figurën e kryetarit të Kuvendit, i cili sipas saj ka të kaluar të dyshuar.

“Pengesat kanë nisur prej kohës së fillimit të kësaj legjislature kur në krye të Kuvendit është vendos një njeri me të kaluar të dyshuar kur e dimë që Kadri Vesei ka qenë pjesë e SHIK-ut”, ka thënë Haxhiu.

“Nuk mund të ketë legjislaturë të mirë kur problemet fillojnë në kokë”.

Haxhiu theksoi mos udhëheqjen e seancave nga vetë kryetari i Kuvendit. Ajo thotë se këtë Veseli po e bën pasi po e vazhdon fushatën e tij zgjedhore.