Horoskopi ditor - 19/01/2017

Bricjapi (22 Dhjetor - 20 Janar)

Bricjapi (21.12-20.01)

Mos pretendoni sikur keni të gjitha faktet dhe dokumentet në dispozicion. Jeni duke u përballur me një situatë që nuk ofron garanci. S’ka rëndësi a jeni në ndonjë pozitë udhëheqëse apo thjeshtë jeni të zot në vënien e presionit. Gjithmonë dukeni se ruani kontrollin. Kurdo që tregoheni të hapur për ndjenjat tuaja të tjerët mund të nervozohen. Prandaj është e rëndësishme t’i mbani gjërat për vete. Kur ju pyesin për planet, mos jepni detaje.

Ujori (21 Janar - 19 Shkurt)

Ujori (21.01-20.02)

Keni kujdes se mos humbni kohë të vlefshme duke ëndërruar ditën. Koha është esenciale. Nëse kaloni shumë kohë duke u marrë me një ofertë pune, do të mund t’ua marrë dikush tjetër. Mos u shqetësoni shumë nëse kjo marrëveshje ju përshtatet. Nëse del që do të preferonit një tjetër punë, mund të lansoni një biznes tjetër. Pranojeni një ofertë sepse nuk do të thotë se ua mbyll mundësitë tjera.

Peshqit (20 Shkurt - 20 Mars)

Peshqit (21.02-20.03)

Miqtë tuaj ua dëshirojnë më të mirën por ata nuk i kuptojnë gjërat thelbësore për karakterin tuaj. Nëse po mendoni të ndërmerrni një rrezik kreativ, bëjeni. Ideja se mund të refuzoheni është e frikshme por më mirë kështu sesa të mos e provoni kurrë. Nuk jeni tipa që dëshiron mbi gjithçka stabilitet. Do të ndiheni gjallë nëse rrezikoni. Me raste ju mund të viheni në situate të rrezikshme. Të tjerët mund të ndihen jo rehat me zgjedhjet tuaja.

Dashi (21 Mars - 20 Prill)

Dashi (21.03-20.04)

Komunikimet profesionale do të sjellin konfuzion. Sapo të mendoni se keni marrë premtime për diçka, dikush do të provojë ta mohojë marrëveshjen. Kjo do t’ju zemërojë shumë. Sepse kur ju e jepni fjalën, nuk e shkelni asnjëherë. Tani e kuptoni se nuk mund të besoni në disa persona përgjegjës. Mendoni me kujdes për lëvizjen tuaj të radhës. Mos i digjni mundësitë që keni njëherë përnjëherë.

Demi (21 Prill - 20 Maj)

Demi (21.04-20.05)

Idetë tuaja mund të jenë shumë të përgjithësuara për të sjellë entuziazëm. Nëse dëshironi ta shisni një produkt, shërbim ose koncept, duhet të bëheni më specifik. Flisni me ndonjë ekspert për ta kthyer ëndrrën tuaj në realitet. Ky person do t’ju këshillojë dhe do t’ju sugjerojë mënyra sesi të arrini suksesin. Mund të ju duhet kohë më tepër seç prisni për ta bërë këtë punë. Tregohuni të durueshëm. Mbani syrin hapur për dikë që ka aftësi promovuese.

Binjaket (21 Maj - 21 Qershor)

Binjakët (21.05-20.06)

Duhet t’i rishqyrtoni planet financiare. Nuk keni shumë para të gatshme rezervë sa keni menduar për të blerë ndonjë automobil, kompjuter apo pajisje të re. Mendoni të blini ndonjë artikull të dorës së dytë nga ndonjë shitës që njihet për këto gjëra. Megjithëse më me dëshirë do të merrnit diçka që vjen direkt nga linja prodhuese është e paleverdishme për ju të bëni shpenzime. Kërkoni miqve nëpër rrjete sociale sugjerime se ku të bëni blerje.

Gaforrja (22 Qershor - 22 Korrik)

Gaforrja (21.06-20.07)

Do të jetë e vështirë të menaxhoni partnerin romantik. Jeni shumë emocional për një çështje familjare. Ndryshimi në filozofitë që ndiqni është duke krijuar tension në lidhjen tuaj. S’ka rëndësi sesa serioze është çështja, e rëndësishme është të bëni disa hapa prapa, të merrni frymë thellë dhe të kujtoni se asnjë vendim nuk është permanent. Nëse merrni një rrugë dhe del katastrofale, mund të ndryshoni vendimin.

Luani (23 Korrik - 22 Gusht)

Luani (21.07-20.08)

Jeni të shqetësuar për shëndetin. Një situatë në punë po ua ngre nervat. Duket sikur nuk keni tjetër opsion përveç se të rrini aty. Mos i impononi vetes kufijtë. Ka shumë mënyra tjera për të bërë para, qoftë në ndonjë kompani apo duke lansuar biznesin tuaj. Nëse gjeni një karrierë që ju pëlqen shumë, ju rekomandohet të merreni me të. Kujdesuni për fëmijët, kafshët apo bimët sepse mund të ndiheni të përmbushur në aspektin emocional.

Virgjeresha (23 Gusht - 22 Shtator)

Virgjëresha (21.08-20.09)

Mos i neglizhoni përgjegjësitë që keni ndaj një miku, për hir të argëtimit. Tundimi për të pushuar disa ditë shtesë do të jetë i fortë, por duhet t’i përmbaheni planit origjinal. Dikush që po mbështetet në ndihmën tuaj do të ndihet shumë jo komod nëse ju e shkelni marrëveshjen. Nëse duhet të koncentroheni në ndonjë hobi, libër apo lojë, kufizojeni kohën sa më shumë.

Peshorja (23 Shtator - 23 Tetor)

Peshorja (21.09-20.10)

Nuk jeni të sigurt sesi të merreni me një problem familjar. Gjysma e të afërmve tuaj mendojnë se duhet të tregoheni të ashpër derisa të tjerët ndihen sikur duhet të tregoheni më të dhimbshëm. Gjëja e fundit që duhet të merrni parasysh është se çfarë mendon publiku për vendimin tuaj. Le të jetë motivi juaj primar t’i ndihmoni dikujt të shërohet nga një sëmundje, varësi apo obsesion. Dikush që është marrë me çështje të ngjashme para disa muajsh do t’ju ofrojë këshilla të vlefshme.

Akrepi (24 Tetor - 22 Nentor)

Akrepi (21.10-20.11)

Tensionet dhe nervozi po ju zvogëlojnë produktivitetin. Në vend se të shqetësoheni nëse keni bërë zgjidhjen e duhur bëni disa hapa drejt qëllimit kryesor. Sapo të bëni disa ndryshime të thjeshta, do të vijnë gjërat e mëdha për të cilat keni nevojë. Keni besim tek universi. Nëse keni dëshirë të shkoni në një udhëtim interesant blijeni një guidë. Keni menduar t’i ktheheni mësimeve? Plotësoni aplikacionet. Keni dashur të shkruani një libër? Bëni një skicë të kapitujve

Shigjetari (23 Nentor - 21 Dhjetor)

Shigjetari (21.11-20.12)

Shqetësimet financiare po ju bëjnë të ndryshoni plane në karrierë. Është koha të merrni një punë më kërkuese dhe me pagë më të mirë. Në të kaluarën keni qenë shumë të ndrojtur për të kërkuar pozita drejtuese nga frika se mund të ndikojnë në jetën tuaj private. Në vend se të merreni me një vend të kot pune, kërkoni diçka më të mirë. Nuk do të thotë se duhet të qëndroni në një vend.

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

ec me kohën...