Dëborë pas 30 vitesh në Fier

11 Janar 2017 - 23:18      

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, dëbora ka zbardhur edhe qytetin e Fierit. Për banorët e këtij qyteti, kjo është një ngjarje e rrallë pasi ky fenomen natyror ndodh pas 30 vitesh.

Për herë të fundit ka rënë dëborë në vitin e largët 1987. Reshjet e dëborës kanë zgjatur vetëm disa minuta, aq sa është bërë e mundur një shtresë e hollë që zbardhi rrugët dhe çatitë e shtëpive, transmeton tch.

Kjo nuk ka lejuar që të krijohen çrregullime në qarkullimin e automjeteve. Në një kohë kur në shumë qytete të vendit trashësia e borës ka krijuar probleme të rënda deri në furnizimin nga ajri me ushqime, për fierakët bora ishte një argëtim.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...