Foto: Koha / arkiv

“Thaçi është ende i kërkuar nga drejtësia serbe për terrorizëm e gjenocid”

11 Janar 2017 - 21:34      

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviq, ka thënë se Francës nesër do t’i dërgohet kërkesa e plotësuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt i cili është duke u hetuar nga Serbia për krime lufte.

Ajo më tutje ka thënë se Serbia nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimin e Ministrisë franceze por ajo beson se Franca do të përgjigjet pozitivisht kërkesës për ekstradim.

“Kjo është detyrë e tyre sipas Konventës Evropiane për Ekstradimin”, ka thënë Kuburoviq, transmeton KTV.

“Në procedurën kundër Thaçit tashmë ka një vendim të formës së prerë për vepër penale të terrorizmit. Pas kësaj ka pasur zgjerim të akuzave për veprën penale të gjenocidit dhe kjo është ende në fuqi në Serbi për dallim nga vendet tjera ku Interpol ka thënë urdhër që të ndalet kjo ndjekje penale në mënyrë që të mos e shohin në sistemet e tyre”, ka thënë më tej Kuburoviq.

Ministrja serbe ka thënë se urdhër arresti ndaj Haradinajt si dhe “akuzat ndaj Hashim Thaçit për terrorizëm” nuk mund të ndikojnë në prishjen e dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

“Urdhër arresti është në fuqi që nga viti 2005, kjo gjatë gjithë kohës ka qenë e ditur dhe Serbia asnjëherë nuk ka qenë e kushtëzuar që ta tërheq atë”, është shprehur Kuburoviq. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...