Çfarë thotë Pacolli për akuzat e Hasanit për të [video]

11 Janar 2017 - 21:10      

Deklarata e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i kishte ofruar 1 milion euro për ndryshimin e vendimit kushtetues në kohën sa ishte president, i ka shkaktuar dëme të pariparueshme Pacollit.

Kështu deklaroi Pacolli në emisionin Rubikon të KTV-së, ndërsa tha se nuk kishte njohuri për procesin deri sa mori vendimin e Gjykatës.

“Derisa e kam marrë vendimin prej Gjykatës Kushtetuese nuk e kam ditur se kush është gjykatës dhe se kush mund të ndikojë aty, unë kam vazhduar punën. Në moment kur e kam marrë vendimin, unë kam lajmëruar që do të tërhiqem”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

Ai ka folur për investimin që ka bërë në Universitetin e Prishtinës në kohën kur Hasani ishte rektor.

“Hasanin e kam takuar kur ka qenë rektor dhe këtu dua ta fus atë që thotë se unë e kam bërë një investim aty se e kam bërë për fushatë, është pafytyrësi e tij që ta klasifikojë atë aty”, ka thënë Pacolli.

“Ai ka ardhur e më ka lutur dhe i kam thënë po, kam vendosur që të investoj 1 milion euro aty por nuk e kam bërë për fushatë. Nëse do t’i kisha investuar këto 1 milion e 200 euro në fushatë, do të kishte rezultat tjetër”, thotë Pacolli.

Pacolli theksoi se Hasani tashmë e ka pranuar denoncimin, duke e cilësuar këtë deklaratë si pafytyrësi dhe idiotësi.

“Prandaj është pafytyrësi, idiotësi dhe këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit idiotë”, shtoi tutje Pacolli.

Kreu i AKR-së thotë se Hasanit i ka shkuar letra nga Gjykata ku fillimisht i kërkohet kërkimfalje publike dhe këtë duhet ta bëjë deri m 13 janar.

“Asnjëherë nuk kam debatuar për emrin dhe as për personin se lëre më t’i dërgoj dikë. Ai e ka bërë këtë deklaratë në këtë studio, ai duhet të përgjigjet për këtë. Ai më ka bërë dëm dhe për këtë është denoncuar. Dje i ka shkuar letra që brenda datës 13 janar të kërkoj falje publike. Më ka bërë dëme të pariparueshme. Ai menjëherë duhet të dalë me emër e mbiemër, këtë është dashur ta bëj sa ke qenë në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe duke mos e bërë atë ai ka bërë një vepër penale”, ka thënë Pacolli.

“Është një gënjeshtër, pafytyrësi dhe tipik një njeri që nuk meritonte të përfaqësonte një institucion të tillë”. 


Çfarë thotë Pacolli për akuzat e Hasanit për të by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...