Foto: Koha

Pacolli i ftuar nga protokoli i Shtëpisë së Bardhë në inaugurimin e Trumpit [video]

11 Janar 2017 - 20:06      

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli do të jetë në inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Pacolli tha se ftesën e ka pranuar nga protokoli i Shtëpisë së Bardhë.

“Unë nuk kam dhënë asnjë informatë. Lajmi ka rrjedhur nga stafi im. Është e vërtetë që jam i ftuar. Festa është e njëjta sic ka qenë gjithmonë për inaugrimin e presidentit amerikan. Jam i ftuar edhe në ceremoninë para betimit”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

“Nuk dua të spekuloj se çfarë kanë thënë presidenti Thaçi apo z. Haradinaj. Kam ftesë nga proktokoli i Shtëpisë së Bardhë. Janë dy të ftuar prej Ballkanit, njëri prej tyre është edhe kryeparlamentari Ilir Meta, është edhe një deputet i parlamentit të Shqipërisë”, ka shtuar ai, raporton Koha.net.

Tutje Pacolli ka thënë se nuk ishte kundër fushtës së Trump mirëpo nëse sot so t'i ofrohej mundësia të votonte atëherë theksoi se nuk e di se kë do ta votonte.

“Nuk kam qenë kundër zgjedhjes dhe fushatës së tij mirëpo nëse do të votoja, nuk e di se kë do të votoja pasi Kosova ka qenë e reshtuar pas familjes Clinton pasi kanë bërë shumë për Kosovën dhe nga my aspekt do ta kisha votuar atë”, ka thënë Pacolli.

Ai përmend takimin që ka pasur me presidentin amerikan Trump në Moskë, e që sipas Pacollit ishte ne nivel biznesi.  


Pacolli i ftuar nga protokoli i Shtëpisë së... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...