Foto: Koha / ilustrim

Abrashi reagon ndaj mos-miratimit të rezolutës së Kuvendit për Haradinajn

11 Janar 2017 - 20:00      

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka reaguar ndaj dështimit të Parlamentit për të miratuar një rezolutë në mbështetje të Ramush Haradinajt në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur ditën e djeshme.

Abrashi, në këtë reagim, ka thënë se Parlamenti i Kosovës po vepron me “zë shterues”, raporton Koha.net.

Ky është reagimi i Abrashit:

Zëri shterues i Parlamentit të Kosovës në veprim

Diçka që nuk kapërdihet është zëri i shterur i klasës politike kosovare në veprim, e cila gjendet në pushtet. Dështimi i saj është i turpshëm në raport me negociatat me Serbi, kur kihet parasysh mos miratimi i Rezolutës në Parlament.

Kjo dëshmon për dy fakte:

Në radhë të parë se Kosova ani pse de jure është sistem parlamentar, de fakto kontrollohet tërësisht nga ekzekutivi.

E dyta, përgjegjësit e institucioneve, në vend që të negociojnë për largimin që Serbia do të duhet të ia bënte listave të dërguara në Interpol, bëjnë politika në baza ditore pa vizion dhe strategji paraprake.

Derisa qytetarët e Kosovës pa dallime partiake po e kryejnë në mënyrë të shkëlqyer detyrën e tyre për sensibilizim në lirimin e Haradinajt, ashtu si mbarë shqiptarët në të katër anët e globit, kjo e hedhë poshtë thënien se çdo vend e ka udhëheqësinë që i takon.

Qytetarët e Kosovës në vazhdimësi kanë treguar dhe po vazhdojnë të tregojnë maturi në veprim, çka dëshmon se e meritojnë një përfaqësim shumë më dinjitoze se ky që e kemi.

Lirimi i z. Haradinaj është edhe shpresë e lirimit të qytetarit të Kosovës, i cili si i vetmi në Evropë mbahet i izoluar pa të drejtën me elementare njerëzorë, atë të lëvizjes. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...