Foto: Koha

Kërkohet paraburgim për mjekun Dervishi - djali i tij ende në arrati [video]

11 Janar 2017 - 19:19      

Nga arratia, Lutfi Dervishi është kthyer direkt në burg. Për të Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, derisa Gjykata do të vendosë të enjten për pranimin e kësaj kërkese apo jo.

I dënuar me 8 vjet burgim në rastin Medicus, kur u bë aktvendimi i plotfuqishëm, Dervishi u arratis nga drejtësia, duke mos shkuar në vuajtje të dënimit, raporton KTV.

Ai bashkë me djalin e tij, Arban Dervishi, u arratisen në shkurt të vitit të kaluar.

Gjykata Supreme, në fund të 2016-ës, e ka kthyer rastin në rigjykim dhe ka kërkuar shfuqizimin e urdhër-arresteve ndaj tij.

Avokati i tij, Veton Hasani, e ka quajtur vendimin e jashtëligjshëm sepse ka thënë se ai është arrestuar me urdhër-arrest të pavlefshëm.

Hasani ka mohuar që klienti i tij, urologu Lutfi Dervishi, të ketë qenë duke u fshehur në Serbi, derisa EULEX-i ka konfirmuar se ai është arrestuar në Prishtinë.

Zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi, gjithashtu ka konfirmuar për KTV-në se urdhër-arresti është lëshuar pas vendimit të Gjykatës Supreme për rigjykim, por ajo nuk ka dhënë detaje nëse kjo është bërë pas arrestimit të Dervishit.

Në kërkim vazhdon të konsiderohet Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit.

Para se rasti të kthehej në rigjykim për shkelje procedurale, Gjykata i kishte dënuar babë e bir me nga 8 vjet burgim për vepra të ndryshme penale, ndër to për trafikim me qenie njerëzore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


Një muaj paraburgim mjekut Lutfi Dervishi, në... by kohanet

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...