Serbia me dalje në portin shqiptar

5 Janar 2017 - 10:50      

Ministrja serbe për ndërtim , komunikacion e infrastrukturë, Zorana Mihajloviq ka deklaruar se së shpejti do të jetë i gatshëm projekti për autostradën Nish-Merdar-Prishtinë, transmeton Koha.net.

Ajo ka theksuar se bëhet fjalë për segmentin me shumë rëndësi që Serbisë i mundëson daljen edhe në një port të Adriatikut – Durrës, Shqipëri.

Fjala është për pjesën rajonale të autostradës që, ka thënë ajo, do ta lidhë Serbinë me Tiranën dhe me Adriatikun.
"Kjo rrugë është prioritet për Bashkimin Europian dhe është pjesë e rrjetit transportues europian. Me të gjitha projektet, porti shqiptar është në pozitë më të mirë nga ai malazez dhe kjo është me rëndësi për ne”, citon “Politika” e Beogradit të ketë thënë Mihajloviq.

Ajo ka theksuar se “ekziston rëndësia ekonomike e politike për ndërtimin e kësaj rruge për shkak të njerëzve tanë që jetojnë në Kosovë”.

"Bashkë me BE-në dhe Fondin për Ballkanin Perëndimor po punojmë në dokumentacionin tekniko-projektues që do të jetë gati ndërmjet prillit e majti të këtij viti”, ka thënë ajo.
Sipas fjalëve të saj, për financimin e rrugës është biseduar me institucionet ndërkombëtare pasi bëhet fjalë për projektin që Serbia nuk mund të paguajë.

Ajo ka sqaruar se fillimisht do të ndërtohet gjysmë profili që do të kushtojë 500 milionë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...