Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Villa vise à stopper City

Ville

Manchester City përballet me një sfidë të vështirë, në udhëtim tek Aston Villa. Te Villa synojnë t’ia shkaktojnë Cityt humbjen e parë në Premier League këtë edicion.

Ndeshja luhet të shtunën nga ora 13:30 dhe është e vlefshme për javën e tetë të elitës së futbollit anglez. 

City është skuadra e vetme që nuk ka pësuar disfatë. Ka shtatë fitore nga po aq ndeshje të luajtura. Manchester City është lider me 21 pikë. 

Skuadra e Unai Emeryt, Villa, vjen në këtë përballje pas një serie prej gjashtë ndeshjesh pa humbje. 

Villa ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat kundër Cityt. 

Aston Villa ende nuk ka fituar në shtëpi këtë edicion në Premier League, me një barazim dhe dy humbje. Ka tetë pikë dhe renditet në pozitën e 12-të. 

Të dy skuadrat në mesjavë shënuan fitore në “Champions”. 

City të martën e mposhti AEK-un me rezultatin 5:1, kurse Villa të mërkurën fitoi ndaj Vikingut me rezultatin 3:1. 

Një tjetër ndeshje interesante që luhet këtë vikend është ajo ndërmjet Chelseat dhe Tottenham Hotspurit. 

Chelsea të shtunën nga ora 18:30 e pret Tottenhamin. 

Chelsea e zë vendin e katërt me 13 pikë. Tottenhami vetëm të hënën e shënoi fitoren e parë në elitën angleze. Ka edhe tri barazime dhe tri humbje. Është poshtë në tabelë me gjashtë pikë. 

Kampioni në fuqi i Anglisë, Arsenali, të shtunën nga ora 16:00 luan ndaj Evertonit. 

Arsenali e zë vendin e dytë me 18 pikë.