Tech

Monitori i ri për gaming Acer Predator me përkrahje për rifreskim 144Hz dhe DisplayHDR 1000

Acer e ka prezantuar zyrtarisht një nga monitorët e vet më të mëdhenj deri më tani, i cili vjen me mbështetje për Adaptive Sync, rezolucion 4K dhe nivel të lartë të rifreskimit prej 144Hz, raporton Overclock3D.

Gjatë prezantimit të monitorit, Acer theksoi se CG437KP do të mbështesë norma të ndryshueshme të rifreskimit (VRR) dhe funksione mbështetëse në kompjuterët për gaming dhe konzola.

Me ekran prej 43 inçësh, Acer Predator CG437KP i synon gamerët të cilët dëshirojnë monitor 4K në madhësinë e TV, me dimensione që ua mundësojnë që ta shohin në plotësi dhe ta pranojnë azhurnimin vizual të cilin e ofrojnë ekranet HD. Kur bëhet fjalë për mbështetjen HDR, Acer gjithashtu premton DisplayHDR 1000 dhe mbulueshmëri prej 90% të spektrit të ngjyrave DCI-P3, shkruan KOHA Ditore.

Monitori do t’i mbështesë inputet HDMI dhe DisplayPort 1.4. Nuk ka informacione për çmimet dhe kohën e paraqitjes së monitorit Acer Predator CG437KP.