Sport

Behrami shërohet nga COVID-19

Mesfushori shqiptar i Genoas, Valon Behrami, ka rezultuar negativ në testin për COVID-19, dy javë pasi ishte konfirmuar si i infektuar me koronavirus.

Klubi italian ka bërë të ditur të mërkurën se Behrami dhe tre futbollistë të tjerë, që ishin të infektuar, tani mund të kthehen në ushtrime me ekipin.

Behrami ishte njëri prej 17 futbollistëve të Genoas që rezultuan pozitivë pas testeve të kryera në fund të muajit të shkuar.

35-vjeçari ka dy paraqitje në kampionatin italian me fanellën e Genoas këtë edicion. Genoa ka tubuar tri pikë.