Sport

Barcelona e gatshme të shesë Rakitiqin për 20 milionë euro

Foto: Reuters

Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin kroat Ivan Rakitiq në afatin kalimtar të radhës për 20 milionë euro, shkruan gazeta “Marca”.

Rakitiq ishte afër largimit nga Barcelona edhe në janar, por Barça vendosi ta mbante atë.

Kontrata e Rakitiqit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2021 dhe kampioni i Spanjës nuk mendon t’i ofrojë kontratë të re. Barcelona kërkon 20 milionë euro për të liruar kroatin.

Rakitiq 32-vjeçar te Barcelona gjendet që nga vera e vitit 2014, kur u transferua nga Sevilla për 18 milionë euro.

Për transferimin e tij është duke u interesuar Manchester Unitedi. Këtë edicion ai ka luajture 31 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa në shumë prej tyre ishte rezervist.