Showbiz

Naomi ndahet nga këngëtari 23 vjet më i ri

Ish-anëtari i boy bendit “One Direction”, Liam Payne (25), disa muaj më parë arriti ta pushtonte zemrën e Panterës së zezë dhe çifti për 4 muaj ishte në lidhje romantike. Megjithatë, si duket, Naomi Campbell (48) pothuajse dy herë më e moshuar, u ngop nga ai dhe vendosi t'i japë fund lidhjes së tyre, shkruan “Daily Mail”.

“Ajo u mërzit nga ai dhe vendosi t'u jepte fund të gjithave para se gjërat të bëheshin më serioze. Nuk pendohet për këtë”, - tha një burim i afërt me Naomin, ndërsa disa media të tjera britanike e raportojnë një version më të butë të tregimit, në të cilin çifti është ndarë miqësisht dhe se ata thjesht vendosën që ka marrë fund, dhe se nuk ka zemërim dhe as mëri nga ndonjëra palë.

Edhe pse nuk e kanë publikuar asnjë fotografi të përbashkët gjatë muajve të fundit, Naomi dhe Liami i ri janë kapur në disa raste nga fotografët, ndërsa kohët e fundit u argëtuan në një shëtitje të përbashkët në Hong-Kong, ku u sollën si adoleshentë të dashuruar, shkruan KOHA Ditore.

Payne para Naomit ka qenë në lidhje me këngëtaren britanike Cheryl Cole (35) me të cilën e ka djalin Bear (1), ndërsa për shkak të diferencës në moshë mes këngëtarit të ri dhe Naomit, ata të dy disa muaj më parë u kritikuan pas zbulimit të lidhjes së tyre tashmë të përfunduar.