Arbëri

Pëlcet një gyp në Hajvali, pa ujë katër zona

Descriptive Text

Para pak çastesh, ka pëlcitë një tub i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali, bën të ditur KRU Prishtina përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim.

“Pa ujë të pijshëm do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi. Pa ujë do mbesin deri në sanimin e këtij defekti që ndodhi papritur”, thuhet në komunikatë.

Tutje KRU Prishtina shton se, “sa do të zgjasë sanimi varet nga natyra e dëmtimit e për këtë do njoftoheni me kohë nga ekipet tona teknike”.