Lifestyle

Si ta bëni qëndrimin në shtëpi më interesant dhe të ndiheni të relaksuar?

Descriptive Text

Me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, njerëzit anembanë botës janë të detyruar të kalojnë më shumë kohë se zakonisht, të mbyllur në ambientet e shtëpisë.

Është e natyrshme që qëndrimi në shtëpi mund të bëhet i mërzitshëm për disa persona, prandaj preferohet që ta bëjmë të pamundurën për t’iu shmangur rutinës dhe për të bërë gjëra jo të zakonshme, transmeton Koha.

Nëse dëshironi ta bëni qëndrimin në shtëpi të ngjajë me qëndrimin në një hotel pesë yjesh, një gjë që mund ta bëni lehtësisht është ridizajnimi i dhomës suaj të gjumit. Mundohuni që sa më shpesh t’i ndërroni çarçafët e shtratit, dhe të përdorni çarçaf nga materiali i pambukut egjiptian ose mëndafshi. Kjo gjë ju siguron një gjumë të mirë dhe ndikon në freskimin e disponimit tuaj.

Një tjetër gjë që preferohet ta bëni për ta pasur një mendje të qetë dhe të shëndoshë, është t’i kushtoni vetes kohë të lirë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u relaksuar duke vënë maskë të ftohtë në fytyrë, duke bërë banjë në vaskën e mbushur me flluska, si dhe duke medituar i/e vetme në një dhomë apo në kopshtin e shtëpisë suaj. Gjithashtu mund të praktikoni yoga, gjë që ndihmon edhe në shëndetin tuaj fizik.

Sado që ju bënë mirë të relaksoheni gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk duhet t’i lini anash të gjitha aktivitetet tjera. Kështu preferohet që të mos përtoni të organizoni evente nëpër shtëpi, të tilla si ndejat e përgatitjes së ushqimit në grill. Kjo është një mënyrë e mirë për t’i ikur rutinës dhe të hani vakte që ngjasojnë me ushqimet e shpejta si hamburgerët.

Një tjetër aktivitet të cilin keni mundësi ta bëni më shpesh, derisa bota po vazhdon të përballet me pandeminë, është të pini më shumë pije alkoolike. Ju mund të organizoni çdo ditë “Happy Hour”, dhe kështu ta qerasni veten me ndonjë koktej derisa qëndroni të relaksuar, duke e lexuar një libër ose duke e shikuar një film.