Kuriozitet

“Kutia e bisedave” për pensionistë të vetmuar

Supermarketi Jumbo në Holandë ka vendosur të lehtësojë vetminë e të moshuarve.

Ai ka vendosur një Chat Checkout, duke bërë që klientët e tij të jenë më të kënaqur.

Vetmia midis njerëzve të moshuar është e zakonshme në të gjithë botën. Sipas studimeve, më shumë se gjysma e njerëzve mbi 55-vjeç vuajnë nga vetmia.

Ky problem në rritje është vërejtur nga njerëzit në supermarketin Jumbo në Vlijmen të cilët kanë sajuar një mënyrë unike për ta luftuar atë.

Ata krijuan një "Chat Wait", Talk Box dhe Cafe Together. Ideja e një vendi shoqëror në një supermarket ku të moshuarit mund të pinë kafe, të takojnë të huajt, të flasin për ditën e tyre dhe madje të kërkojnë ndihmë ka fituar shumë zemra, sipas shtypit holandez, transmeton ksp.