Kulturë

Riz Ahmed – artisti i distancimit nga Britania raciste

Gjërat rrallëherë janë të lehta për aktorët që vendosin t’i bashkohen muzikës pop. Për çdo Donald Glover, me sa duket i aftë për të hyrë në mes të ekipit të filmit dhe studios së incizimeve, duke bërë pauzë vetëm për të marrë ndriçimin e kësaj kurore në të dy anët, ka shumë Russell Crowes apo Johnny Deep, ëndrrat për famë të të cilëve përplasen me pritjen që shkon nga dyshimi tek të qenit i mahnitur e te një armiqësi e menjëhershme.

Ata që provojnë dhe dështojnë zakonisht e drejtojnë negativitetin e tyre drejt dëshirës së publikut për të injoruar, kërkesave të padrejta që njëri rri në vendin e tjetrit, por në të vërtetë problemi është një mosbesim i diletantizmit.

Kjo s’është një akuzë që kushdo mund t’ia bëjë Riz Ahmedit, fitues i çmimit “Emmy”, aktori i lindur në Wembley, që shijoi një paralele në karrierën e tij si reper me emrin Riz MC dhe si dyshe e duos “Swet Shop Boys”. Çfarëdo që merrni nga albumi i tij i dytë “The Long Goodbye” – një punë konceptuale e bazuar në idenë që aziatikët britanikë janë të kyçur në një lidhje abuzive më Mbretërinë e Bashkuar dhe që rritja e valës së racizimit pas Brexitit, mund ta përfaqësojë momentin kur ata më në fund janë hedhur – nuk mund të shihet si diçka që ke realizuar sa për të kaluar kohën në mes të këtyre dy punëve. Albumi vjen me këngë që gjurmojnë e që si referencë kanë punën e poetit dhe filozofit Muhammad Iqbal dhe shkrimtarit Saadat Hasan Manto, që shoqërohet me një film të shkurtër shqetësues (është e vështirë që të sqarohet përse është shqetësues pa shkaktuar zemërim te përkrahësit)... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)