Kronikë

Arrestohen në Pejë tre të dyshuar për vjedhje

Descriptive Text

Janë arrestuar tre persona në Pejë me dyshim se kanë kryer një vjedhje një javë më parë.

Të arrestuarit janë të moshave 28, 26 dhe 20-vjeçare. A.Sh (26) dhe E.A. (28) janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa L.S. (20) është liruar me procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës një javë më parë e kishte ndaluar një veturë Golf në Pejë me targa vendore. Në to ishin gjetur një televizor, katër zmadhues të zërit, të cilat ishin konfiskuar me dyshime se janë vjedhur. Të dyshuarit ishin marrë në pyetje në stacion policor dhe ishin liruar me procedurë të rregullt.

Por, pas hetimeve është arritur të identifikohet shtëpia e viktimës në fshatin Vitomiricë, shtëpi në të cilin nuk jeton asnjë person, pasi që pronarët janë jashtë vendit.

Janë kthyer gjërat e vjedhura, ndërsa

“Viktimёs sё rastit sendet e konfiskuara nga tё dyshuarit i janё kthyer prapё nё posedim Pas identifikimit tё vendit tё ngjarjes me datёn 13.10.2020, janё arrestuar dhe janë intervistuar tё dyshuarit. Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë, pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё liruar në procedurё të rregullt”, është njoftuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës.