Kronikë

Paraburgim një muaj të dyshuarit për armëmbajtje dhe kanosje në Ferizaj

Descriptive Text

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit E.R. nga Gjykata Themelore në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armëve dhe për kanosje.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri kishte kanosur seriozisht me armë të dëmtuarin I.T. pas një mosmarrëveshjeje me të pandehurin.

“...andaj ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë provat e veprës penale, apo të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarët dhe të dëmtuarin”, thuhet ndër tjerash në njoftim.