Arbëri

Inspektorati në Ferizaj konfiskon 1500 doreza e maska, kishin qëllim tregtimin

Stacioni Policor, departamenti i Hetimeve në Ferizaj së bashku me inspektoratin komunal kanë konfiskuar 15 pako me dorëza dhe maska medicionale të cilat nuk kishin deklaracion për prejardhje dhe destinim.

Fillimisht vetura e dyshimtë është ndaluar nga Policia e Kosovës, ndërkohë janë konstatuar gjithsejtë një mijë e 500 dorëza dhe maska pa dokumente.

“Inspektorati i Komunës, pas kontrollit që i bëri automjetit të dyshimtë, konfiskoi këtë sasi materiali mbrojtës, që për qëllim kishte tregtimin dhe personi që po bartte këtë sasi, u shoqërua në polici për hetime të mëtejme”, thuhet midis të tjerash në njoftimin e zyrës për informim në komunën e Ferizajt.

Sipas tyre, kjo gjendje paniku, po shfrytëzohet për veprime kriminale e të dyshimta, andaj kërkohet vigjilenca e qytetarëve që t'i denoncojnë këto raste si dhe të veprohet siç veproi Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj bashkë me Inspektoratin e Komunës që parandaluan daljen në treg të kësaj ngarkese.