Arbëri

Opozita në Lipjan akuzon ekzekutivin për injorim të stafit mjekësor

Subjekti më i madh opozitar PDK, dega në Lipjan, nëpërmjet një komunikate ka akuzuar ekzekutivin e komunës me arsyetim se po e injorojnë stafin mjekësor në Lipjan nëpër rrjete sociale nëse vjen koha që mjekët të shkojnë te qytetarët në shtëpi për t’i kontrolluar rreth virusit COVD-19.

Sipas PDK-së, përfaqësuesit në dikasteret e ekzekutivit në vend se të angazhohen për telashet dhe rrezikun e stafit mjekësor gjatë kësaj kohe të virusit COVD-19, ata po e injorojnë në mënyra të ndryshme stafin mjekësor.

“Adem Duriqi, drejtor i Prokurimit apo vartës i kryetarit Imri Ahmeti po e shfrytëzon rrjetin social për ta injoruar stafin mjekësor duke thënë se nëse mjekët vijnë në shtëpi për t’i kontrolluar atëherë si duhet t’i përshëndesim, me këmbë apo me bërryla. Ne e sugjerojmë ekzekutivin që t’i ndalon këto injoranca sepse stafi mjekësor si asnjëherë më parë ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje“, thuhet në reagimin e PDK-së, transmeton KOHA.

Sipas këtij subjekti, personat e tillë të cilët injorojnë stafin mjekësor nuk e kanë hallin e tyre, por ndoshta një ditë edhe familjet e tyre do të kenë nevojë për stafin mjekësor.

“Kërkojmë nga ekzekutivi që fillimisht ta vizitojnë stafin mjekësor se në çfarë kushte po i shërbejnë qytetarëve gjatë këtyre ditëve. Ndërkaq ata që injorojnë janë vetë të injoruar sepse Zoti e ka kufizuar dijen e secilit por injorancën nuk e ka kufizuar”, thuhet në komunikatën e PDK-së.