Botë

Edhe i biri i Trumpit ishte i infektuar me koronavirus

Descriptive Text

I biri 14-vjeçar i presidentit amerikan Donald Trump, Barron, ka qenë i infektuar me koronavirus në të njëjtën kohë me presidentin dhe Zonjën e Parë, Melania Trump.

Megjithatë, ai tashmë është shëruar, ka njoftuar Zonja e Parë e shtetit, Melanie Trump, të mërkurën.

Në një njoftim për media, Trump ka thënë se ishte frikësuar shumë kur Barroni kishte rezultuar pozitiv, por ka shtuar se “fatmirësisht është adoleshent i fortë dhe nuk ka pasur fare simptoma”.

Në një publikim në uebfaqen e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump ka shpjeguar situatën me koronavirus në familjen presidenciale.

Pasi ajo dhe presidenti kishin rezultuar pozitiv për COVID-19 dy javë më parë, Zonja e Parë ka thënë se “natyrisht, mendja ime menjëherë shkoi te i biri ynë”.

Ajo ka thënë se ishte lehtësuar shumë kur pas testeve të tyre, testi i Barronit doli negativ. Megjithatë ka shtuar se “frika iu bë realitet” pas ritestimit.

“Në një anë isha e lumtur që të tre ishim infektuar në të njëjtën kohë, ashtu që të kujdeseshim për njëri-tjetrin dhe të kalonim kohën bashkë”, ka shkruar ndër tjerash ajo.