Festivalet nuk i japin përparësi literaturës muzikore shqiptare

Publikuar: 17.04.2012 - 10:07

Prishtinė, 17 prill - Pianisti hungarez, Endre Hegedysh, ėshtė protagonist i radhės i mbrėmjeve muzikore qė “servojnė” festivalet e muzikės klasike qė organizohen nė Kosovė. Ai do tė interpretojė sonte (e martė) nė mbrėmje nė kuadėr tė “Chopin Piano Fest”. Repertori i tij pėrfshin vepra nga literatura pianistike botėrore. Pėr nder tė emrit tė festivalit, Hegedysh do tė interpretojė edhe njė “fragment” tė veprimtarisė sė Frederic Chopin. Por, sikurse edhe muzikantėt tjerė nga bota qė performojnė nė Kosovė, Hegedysh nuk e ka nė agjendė tė interpretojė nota tė thurura nga kompozitorėt kosovarė.

Programi i festivaleve tė muzikės klasike qė servohen nė kryeqytet pėrgjatė njė viti, dominohet nga literatura botėrore. Pėrfshirja e veprave tė kompozitorėve kosovarė, nuk ėshtė prioritet i shumicės prej tyre. Pėr kėtė fakt organizatorėt kanė arsyet e tyre, teksa kompozitorėt thonė se ėshtė e nevojshme qė muzika e tyre tė “imponohet” mė shumė nėpėr festivale.





Violinistja Sihana Badivuku, e cila ėshtė udhėheqėse e festivalit “Kosova Kamerfest”, ka thėnė se nė edicionet e para tė kėtij festivali ėshtė aplikuar “imponimi” i krijimtarisė muzikore kosovare, por me kalimin e kohės kjo ka ndryshuar.

Sipas saj arsyeja qė muzikantėt nga bota kanė refuzuar tė interpretojnė veprat e kosovarėve nuk lidhet me nivelin e tyre.

Besa Luzha, drejtoreshė e festivalit “Chopin Piano Fest”, ka dhėnė njė tjetėr arsyetim pėr mospėrfshirjen e literaturės muzikore shqiptare nė programet e instrumentistėve mysafirė qė interpretojnė nė festivalet qė organizohen nė Kosovė.

“Festivali ynė ka fokusin nė veprimtarinė pianistike dhe ne nuk kemi shumė literaturė pianistike. Po ashtu s’kemi shumė kohė pėr tė angazhuar muzikantėt qė tė realizojnė veprat tė kompozitorėve tanė meqė organizimet bėhen me vėshtirėsi”, ka thėnė Luzha.

Luzha ka shtuar qė festivali qė ajo drejton ėshtė duke bėrė hapa qė nė tė ardhmen tė aplikohet mė shumė pėrfshirja e veprimtarisė muzikore shqiptare nė programet e mysafirėve.

Kompozitori Zeqirja Ballata, i cili njėherėsh ėshtė kryetar i Shoqatės sė Kompozitorėve tė Kosovės, ka thėnė se disa nga festivalet e muzikės serioze, qė organizohen nė Kosovė, nuk i kushtojnė vėmendje krijimtarisė muzikore shqiptare.

“Sa u pėrket festivaleve ndėrkombėtare, siē janė ‘KamerFest’, ‘Chopin Piano Fest’ dhe ‘DAM Fest’ ėshtė situata mė e ndjeshme. Sepse ende nuk ka ndėrgjegjėsim tė dukshėm nga udhėheqjet e kėtyre festivaleve, nė kryeudhėheqje janė qoftė kolegė nga radhėt e instrumentistėve, nga drejtimet teorike apo ende tė rinj qė nuk kanė njohuri tė mjaftueshme mbi vėlimin dhe vlerat relevante tė krijimtarisė sė autorėve tanė”, ka thėnė akademik Ballata.

Zeqiri ka shtuar se do tė ishte mirė qė krijimtaria e kompozitorėve shqiptarė tė pėrfshihej edhe nė festivalet tjera (mė gjerėsisht nė “Kohėn Ditore”).