Ka nisur “Chopin Piano Fest Prishtina 2012”

Publikuar: 13.04.2012 - 09:51

Prishtinė, 13 prill - Kosova dhe Chopin kanė qenė dy emrat qė e kanė bindur tė pranonte ftesėn pėr tė shijuar pėr herė tė parė duartrokitjet e publikut nė shtetin pėr tė cilin kishte dėgjuar nga larg. Agjenda e saj nuk i pėrballon “eksperimentet”, por kureshtja e ka sfiduar. Nė hartėn e vendeve nė tė cilat do tė performojė kėtė vit, pianistja kanadeze Janina Fialkowska e ka pėrfshirė edhe Kosovėn. Tė enjten mbrėma ajo ka hapur edicionin e tretė tė festivalit tė vetėm nė vend qė i dedikohet pianos. “Chopin Piano Fest Prishtina 2012”, qė organizohet nga “Chopin Asociacioni i Kosovės”, ka ngritur perden me koncertin recital tė mysafires kanadeze. Para audiencės sė mbledhur nė sallėn e “Swiss Diamond Hotel”, Fialkowska ka interpretuar vepra tė Schubertit dhe Lisztit. Nė pjesėn e dytė tė koncertit nė Kosovė ajo ka sjellė veprat e Frederic Chopinit.

“Pėr ēfarėdo vendi tjetėr do tė thosha jo. Por kur mė kanė thėnė pėr Kosovė, mė janė kujtuar njerėzit e fortė tė cilėt i admiroj dhe pastaj kam dėgjuar emrin e Chopinit qė ėshtė i preferuari im”, ka rrėfyer Fialkowska. “Kam bėrė gjithēka qė tė vija kėtu, sepse isha shumė kureshtare”.

Pėrshtypja e parė qė ka fituar pėr Kosovėn i ka lėnė shije tė mirė. Por do tė niset drejt Kanadasė me njė dėshirė “peng”.

“Do tė doja tė kisha dėgjuar edhe muzikantėt kosovarė se si performojnė. Do tė doja tė kthehesha prapė”, ka thėnė ajo.

Edhe pse nuk kishte dėgjuar asnjėherė mė parė pėr “Chopin Piano Fest”, Fialkowska nuk ėshtė penduar qė ėshtė bėrė pjesė e agjendės sė kėtij festivali.

“Gjithēka ka qenė e organizuar mė mirė sesa e kam menduar. Kushtet janė shumė tė mira. Kryesorja piano ėshtė e shkėlqyer, sepse nė shumė vende ku kam performuar s’ka qenė e mirė”, ka thėnė ajo. “S’kam asgjė pėr t’u ankuar”, ka shtuar ajo.

Lejla Pula, drejtoreshė artistike e “Chopin Piano Fest - Prishtina 2012”, ka treguar arsyen pse Fialkowska ėshtė pėrzgjedhur pėr tė hapur perden e kėtij edicioni.

“Janina ėshtė njė pianiste e shkėlqyer dhe e ka shfrytėzuar njė hapėsirė tė vogėl tė lirė qė ka pasur pėr tė ardhur nė Prishtinė. Jemi tė lumtur qė ka pranuar dhe ka qenė sonte me ne pėr tė bėrė hapjen e festivalit”, ka thėnė ajo.

Por realizimi i edicionit tė tretė tė festivalit, sipas Pulės, nuk ka qenė i lehtė.

“Jemi shumė tė kėnaqur qė kemi arritur ta realizonim festivalin pėr shkak tė vėshtirėsive tė sponsorizimit, pasi kemi pasur mjete minimale”, ka thėnė Pula, derisa ka shprehur edhe njė tjetėr ankesė.

“Po ashtu Salla e Kuqe ku zakonisht e kemi organizuar festivalin ka qenė e zėnė me panaire, por pėr fat na ėshtė ofruar kjo sallė shumė e pėrshtatshme”, ka thėnė ajo.

Pula ka njoftuar se koncertet e “Chopin..” nga ky edicion do tė jenė me pagesė.

“Duke u nisur nga sugjerimet qė kanė ardhur nga viti i kaluar, sivjet e kemi bėrė hyrjen me bileta qė kushtojnė nga tri euro. Nė kėtė mėnyrė organizimi ėshtė shumė mė i mirė dhe njerėzit po interesohen t’i sigurojnė me kohė ulėset e tyre”, ka thėnė ajo.

Pula po ashtu ka dhėnė detaje pėr pėrmbajtjen e edicionit tė tretė tė festivalit qė i kushtohet literaturės pianistike.

“Sivjet tetėdhjetė pėr qind e festivalit i kushtohet literaturės pianistike dhe mė shumė se gjysma e mysafirėve janė nga jashtė. I kemi katėr recitale, me tre artistė nga Evropa”, ka shpjeguar ajo.

“Chopin Piano Fest – Prishtina 2012” do tė zgjasė deri mė pesė maj. Pėr tetė mbrėmje muzikore qė pėrfshin festivali do tė performojnė muzikantėt si: Peter Donohoe nga Anglia, Endre Hegedys nga Hungaria, Martin Kasik nga Ēekia, Alberta Troni nga Kosova, tenori Ramė Lahaj dhe Birsel e Ozcan Ulucan nga Turqia. Dy net tė tjera janė speciale, njėra i kushtohet Filarmonisė sė Kosovės dhe artisteve Ardita Statovci e Dhurata Lazo, ndėrsa nata e parafundit, mė 30 prill, u kushtohet artistėve tė rinj.

Festivali organizohet nėn patronazhin e Ministrisė sė Kulturės dhe tė Komunės sė Prishtinės.