“DAM Fest” e nisi maratonën

Publikuar: 26.03.2010 - 10:22

Prishtinė, 26 mars – Salla e Teatrit Kombėtar tė Kosovės, tė enjten nė mbrėmje, ėshtė pėrthekuar nė tinguj muzike. Ēdo gjė nisi si me njė skenar tė shkruar mirė. Rrahja e tupanit dha ritmin e parė pėr fillimin e njė mbrėmjeje muzikore. Ajo vetėm ishte paralajmėrimi pėr njė maratonė muzikore - hapjen e edicionit jubilar tė festivalit ndėrkombėtar tė muziktarėve tė rinj “Dam Fest”.
Interpretimi nga Orkestra e Re e Prishtinės, e veprės “Katėr stinėt” e kompozitorit me nam Antonio Vivaldi, ngriti perden programit tė “DAM Fest”. Skena e Teatrit Kombėtar tė Kosovės ishte nikoqire e muziktarėve kosovarė dhe atyre mysafirė nga Shqipėria, tė cilėt pas performancave u shpėrblyen me duartrokitje tė pakursyera tė publikut.
Pėrveē veprės “Katėr stinėt”, nė kuadėr tė mbrėmjes sė parė tė “DAM Festit”, u prezantua edhe kori “Newborn”.
“Ajka” e mbrėmjes qė nisi maratonėn e “DAM…”, ishte “jetėsimi” nė skenė i veprės sė Donika Rudit, “Aura II”, tė cilėn kompozitorja e kishte shkruar posaēėrisht pėr ditėlindjen e pestė tė kėtij festivali. Orkestra e Re e Prishtinės, kori “Newborn” dhe violinisti i njohur shqiptar Ethem Qerimi qenė ata qė interpretuan kėtė vepėr.
Drejtori i Festivalit Ndėrkombėtar tė Muziktarėve tė Rinj, Dardan Selimaj, ėshtė shprehur i kėnaqur me fillimin e festivalit.
“Pa modesti e them se ky ėshtė edicioni qė gjithmonė e kam pasur nė mendje dhe jemi munduar qė kėtė vit njė hapėsirė tė madhe t’ua japim muzikantėve vendorė. Kjo ishte edhe arsyeja qė festivali u hap me muzikantė vendorė dhe mysafirė nga Shqipėria”, ka thėnė Selimaj. “Do tė mundohemi qė gjatė dhjetė netėve tė Festivalit tė udhėtojmė nėpėr shekuj por aksenti do tė jetė te muzika bashkėkohore”, ka shtuar ai.
Kompozitorja Donika Rudi, e cila kishte zgjedhur qė pėr kėtė edicion tė “DAM Festit” tė realizonte veprėn e kushtuar kėtij festivali, ka thėnė se mėnyra se si e priti publiku interpretimin e “Aura II” e shpėrbleu punėn e bėrė.
“Ėshtė hera e parė qė shkruaj njė vepėr posaēėrisht pėr DAM. Vepra ėshtė vazhdimėsi e “Aura I”. Jam jashtėzakonisht e kėnaqur me mėnyrėn si u interpretua dhe si u prit nga publiku”, ka thėnė Rudi.
Udhėheqėsi i Orkestrės sė Re tė Prishtinės, e cila pėr herė tė parė u ngjit nė skenė nė kuadėr tė “Dam..”, Visar Kuqi, ka thėnė se pėr tė ėshtė hera e pestė qė interpreton nė kuadėr tė kėtij festivali dhe se gjithmonė ka pėrshtypje tė mira.
“Gjithmonė ėshtė mirė kur del nė koncerte, por kur tė jepet pėrgjegjėsia pėr tė hapur njė festival nė tė cilin do tė ketė emra tė njohur ėshtė kėnaqėsi e madhe e sidomos kur kėto koncerte i kalon suksesshėm”, ka thėnė Kuqi.
Festivali Ndėrkombėtar i Muziktarėve tė Rinj do tė zgjasė deri mė 19 prill. Nė kuadėr tė kėtij festivali do tė marrin pjesė muziktarė si kompozitori David Dzubay, dirigjenti Claudio Buchler, violinisti Alexandre Dubach, violinistja Liana Gourdija, pianistja Rosalind Parker etj. Sponsor medial i “DAM Festit” ėshtė Grupi KOHA, pėrderisa festivali mbėshtetet edhe nga kompania “Ipko”, Ministria e Kulturės, e Rinisė dhe e Sportit, Banka Ekonomike dhe Kuvendi Komunal i Prishtinės.


Mjeshtri shqiptar i violinės, mysafir special nė hapjen e “DAM Festit”

Violinisti 76-vjeēar shqiptar, Ethem Qermi, i cili ishte mysafir special nė mbrėmjen e parė tė “Dam Fest…”, ishte ai qė ngriti nė kėmbė publikun e mbledhur nė sallėn e Teatrit Kombėtar tė Kosovės.
Interpretimi veprės “Aura II” tė Donika Rudit, shoqėruar nga Orkestra e Re e Prishtinės dhe kori “New Born”, ishte pika kulmore e mbrėmjes sė parė koncertale tė kėtij festivali.
Pas performancės, Ethem Qerimi ėshtė shprehur shumė i kėnaqur qė ka pasur rastin tė performojė para audiencės kosovare.
“Ėshtė hera e parė qė performoj nė kėtė festival, por i kam ndjekur festivalet qė janė bėrė sė fundi nė Kosovė dhe mė vjen mirė qė u bėra pjesė e njėrit prej tyre”, ka thėnė Qerimi.
Violinisti 76-vjeēar e ka vlerėsuar lart mėnyrėn e organizmit tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Muziktarėve tė Rinj.
“Ky festival ėshtė i njė niveli tė ngritur shumė dhe mė pėlqen sepse tė mbėrrish kaq shpejt nė kėtė nivel ėshtė pak e vėshtirė”, ka thėnė Qerimi. “Publiku ėshtė i veēantė dhe e falėnderoj shumė pėr mbėshtetjen qė mė dha”, ka shtuar ai.