“Chopin Piano Festival” sjell emra të njëjtë me program të ri

Publikuar: 08.04.2013 - 09:38

Prishtinė, 8 prill - Nė edicionin e tretė tė “Chopin Piano Festival” dy pianistėt kryesorė ishin anglezi Peter Donohoe dhe ai ēek Martin Kasik. Ata janė “shtyllat” edhe tė edicionit tė katėrt qė ka nisur tė shtunėn. Sopranoja Dorothy Stone dhe pianistja amerikane Clarie Huangci janė dy emrat e rinj tė kėtij edicioni, teksa lista e instrumentistėve tė tjerė qė do tė performojnė nė festival, pėrbėhet prej emrave tė rregullt qė kanė marrė pjesė nė tri edicionet e kaluara, e deri tek vetė organizatorėt e festivalit.

Pikėrisht hapjen e festivalit tė kėtij viti e ka nisur formacioni muzikor “Pro arte” qė pėrbėhet nga instrumentistėt frymorė nga Ballkani dhe pianistes Lelja Haxhiu-Pula, e cila ėshtė edhe drejtoreshė artistike e “Chopin Piano Festival”. Koncerti qė ka hapur festivalin ka nisur me njė vonesė prej mė shumė se gjysmė ore, nga ē’ishte paraparė. Haxhiu-Pula do tė performojė edhe nė koncertin e Filarmonisė sė Kosovės, qė do ta mbyllė kėtė edicion tė “Chopin...”. Ajo do tė ketė nė krah pianistin austriak Gotelb Wallisich teksa dirigjenti holandez Rene Gulikers do tė drejtojė orkestrėn.

Drejtoresha artistike e festivalit ka thėnė se dy pianistėt do tė vijnė kėtė vit me njė program tė ri dhe se ata do tė performojnė edhe vepra tė cilat nuk janė dėgjuar nga publiku kosovar.

“Ata (Peter Donohoe dhe Martin Kasik v.j) e meritojnė tė vijnė edhe 100 herė”, ka thėnė Haxhiu-Pula. Sipas saj e mira ėshtė qė kanė mundur t’i sigurojnė kushtet teknike qė ata tė vijnė nė Prishtinė. “Edhe vetė pianistėt kanė shprehur dėshirė qė tė vijnė pėrsėri dhe kjo ėshtė normale. Shumė festivale kanė miq tė tyre qė vijnė konstant”, ka thėnė ajo. E teksa ka folur pėr performancėn e sė shtunės, tė “Pro arte”, Haxhiu-Pula ka thėnė se ka qenė e lumtur qė ėshtė realizuar njė koncert qė nuk ėshtė parė mė herėt nė Prishtinė.

“Njė koncert ku piano kombinohet me instrumente frymore nuk ka qenė i parė mė herėt dhe ka qenė njė program i vėshtirė pėr t’u performuar, por doli mirė”, ka thėnė Haxhiu-Pula.

“E sa i pėrket faktit qė ne e kemi hapur festivalin ka qenė krejt ēėshtje e terminit”, ka shtuar ajo. Sipas saj, deri para njė jave mbajtja e kėtij edicioni ka qenė nė prag tė dėshtimit pėr shkak tė sigurimit tė orarit pėr sallėn ku mbahet “Chopin...” e qė gjendet nė njėrin nga hotelet luksoze nė qendėr tė kryeqytetit.

E drejtoresha e pėrgjithshme e “Chopin...”, Besa Luzha, ka thėnė se kėrkesa e publikut ka qenė ajo qė i ka shtyrė t’i thėrrasin pianistėt pėr sė dyti herė.

“Por ka qenė edhe dėshirė e pianistėve qė tė vijnė dhe tė performojnė pėrsėri para publikut”, ka thėnė Luzha. Nė pėrgjithėsi programi i kėtij viti, sipas Luzhės, ofron njė “meny” tė pasur artistike pėr publikun e Prishtinės. Ajo ka veēuar koncertin e 25 prillit qė do t’i kushtohet 200-vjetorit tė kompozitorit tė njohur italian Giuseppe Verdi dhe Richard Vagner qė do tė mbahet nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė, aty ku mė 23 prill do tė performojnė muzikantėt e rinj dhe koncerti i 28 prillit, i Filarmonisė sė Kosovės.

Sipas Luzhės, programi i koncertit kushtuar Verdit do tė jetė i mbushur me vepra tė mėdha nė tė cilin do tė performojnė tenorėt Armando Kllogjeri nga Shqipėria, kosovari Riad Ymeri, sopranoja Besa Llugiqi dhe pianisti Lekė Salihu.

“Gjithashtu ne u japim rėndėsi edhe muzikantėve tė rinj, tė cilėt si gjithherė e kanė natėn e tyre”, ka thėnė Luzha. E “natėn e tyre” do ta kenė si gjithmonė edhe disa instrumentistė konstantė nė “Chopin...”. Shumica e tyre si pianistja Alberta Troni qė vjet kishte performuar sė bashku me Ramė Lahajn, kėtė vit do tė jetė nė mbrėmje vokale pianistike me sopranon Dorothy Stone dhe mezosopranen kosovare, Sanije Matoshi, e cila nuk ėshtė e re nė programin e festivalit. Troni ėshtė anėtare e Bordit tė Festivalit, sikurse Lule Elezi qė performon edhe kėtė vit. “Trio Selebre” ėshtė trioja ku Elezi bėn pjesė e qė edhe vjet ka mbajtur koncert. Edhe emrat e tjerė si pianisti austriak Gotelb Wallisch qė ka performuar para dy viteve nė “Chopin...”. Megjithatė sipas Luzhės, publiku ėshtė i interesuar pėr festivalin dhe se ai po rritet.

“Ka interesim tė publikut pėr koncertet e tjera pasi qė nė kėtė tė hapjes ka pasur mė shumė mysafirė dhe plus ka qenė e shtunė”, ka thėnė Luzha. Bileta pėr njė koncertet tė ‘Chopin” kushton 3 euro. Tė ftuarit si ministri i Kulturės, Memli Krasniqi, e kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, nuk kanė qenė nė koncert, pėrkundėr se organizatorėt kanė thėnė se ata kanė konfirmuar ardhjen. Ministria e Kulturės e ka mbėshtetur me 7 mijė euro kėtė edicion tė “Chopin Piano Festival”.