Kërcënimi i myftiut

Flaka Surroi Flaka Surroi
Publikuar: 04.09.2011 - 18:35

“Dëgjuam nëpërmjet ekraneve të mediave tona fyerje, sharje në adresë të ndjenjës, identitetit fetar islam dhe këtë nga legjislativi. Sigurisht që Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës nuk do të jetë spektatore pasive, të shikojë se kush më tepër po i fyen ndjenjat e myslimanëve në Kosovë, dhe jo vetëm në Kosovë, sepse kjo shkon në adresë të kombit, te të gjithë ata besimtarë që i përkasin besimit islam”, ishte deklarata e myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, gjatë faljes së Bajramit, me të cilën shprehte hidhërimin e dukshëm për shkak se Kuvendi nuk i kishte votuar dy amendamente të Projektligjit për arsimin parauniversitar.



Nëse do të duhej mbështetur në reagimin e ministrit të Shëndetësisë, njëkohësisht edhe shefit të partisë që doli me dy propozimet, si PD-ja ashtu edhe BIK-u do të kenë qenë të bindur se ligji do të miratohej me këto dy nene shtesë – njërin që do të lejonte bartjen e shamisë në shkollat publike të shtetit të definuar laik me Kushtetutë dhe i dyti që do ta fuste si lëndë fakultative edukatën fetare. Kjo e fundit, bazuar në deklaratën e zëshme të Tërnavës, u nënkuptua të ishte edukata islamike, pra në fakt mësimi i Kuranit – për shkak se, sipas tij, ata që u ndien të fyer me refuzimin e votimit të këtyre neneve ishin myslimanët, besimtarët që i takojnë besimit islam.



Një analizë pak më e kujdesshme e fjalëve të Tërnavës tregon se në fakt kjo deklaratë përmban edhe ndërrim tezash, edhe kërcënim, si dhe përvetësim i kombëtares nga një konfesion i vetëm. Fillimisht përdori shprehjen “identiteti fetar islam”, duke krijuar kështu dilemën artificiale se a vjen më së pari kombi apo feja. Te kërcënimi, në emër të mbrojtjes së integritetit të “identitetit fetar islam”, tha se BIK-u nuk do të rrinte duarkryq për të shikuar se kush ofendon e kush jo – duke mos specifikuar se çfarë në fakt e nënkupton ofendimin, dhe e fundit, se ky ofendim i ishte drejtuar të gjithë kombit edhe përtej kufijve, përkatësisht “besimtarëve të besimit mysliman”. Pra, sipas kësaj del se të gjithë të tjerët që aktualisht bëjnë pjesën jomyslimane të kombit – katolikët, ortodoksët, ateistët, agnostikët etj., në fakt nuk janë pjesë e kombit.



Për një njeri që, në emër të Zotit flet për barazinë, drejtësinë, mirësinë, solidaritetin, etj..., këto fjalë, të nxitura nga një kërkesë e paplotësuar që i implikon edhe femrat, i tha në një hapësirë të mbushur me meshkuj (dihet femrave u dedikohet hapësirë e veçantë në xhami ku falen, por kurrë përbri burrave) – që vështirë mund të identifikohet si drejtësi e barazi. Për më tepër, po të njëjtat i tha një ditë pasi, në manirin e propaganduesit më mediokër, në emisionin “038” të KTV-së e bëri edhe këtë akuzë: “Nganjëherë më shkon mendja që ndoshta ende një botëkuptim i sistemit komunisto- ateist po qarkullon te një pjesë e atyre të cilët nuk kanë pasur fuqi që ta gjuajnë atë, nuk jam duke e thënë këtë për xhami apo për diç tjetër, por jam duke e thënë sot për shembull për shkrime të shumta që i kemi nëpër gazetat tona, nëpër shtypin tonë, se njerëzit të cilët po shkruajnë kundër ndjenjës fetare islame po bartin me vete ende shumë nga sistemi komunisto-ateist i të kaluarës, e kjo të jep të kuptojmë se kemi ende punë për të bërë me veten tonë”.



Akuzat se dikush është sllavo-komunist, e është udbash, e për pasojë edhe tradhtar – përdoren nga të gjithë ata që nuk kanë qejf kur iu kritikohet koalicioni në pushtet. Në rastin e BIK-ut dhe eksponentëve të “fesë së vërtetë shqiptare”, ata që nuk pajtohen apo nuk i përkrahin idetë e tyre janë sllavo-komunistë, ateistë, pra për pasojë islamofobë.



Por, të shkojmë me rend. E para, myftiu thotë se “ka shkrime të shumta nëpër gazetat tona kundër ndjenjës fetare islame”. Fakti se paska shumë shkrime që ai i cilëson fyese, kurse  të tjerat argumentuese në favor të së kundërtës nga ajo që propozohen nga BIK-u dhe Partia e Drejtësisë apo “Bashkohu”, është se paska shumë njerëz që nuk pajtohen me këtë që propozohet dhe se besojnë se kanë të drejtë ta shprehin mendimin e vet, edhe nëse kjo nuk u pëlqen të apostrofuarve. Sërish, fakti se dikush thotë se nuk e përkrah ndërtimin e xhamisë nëse duhet rrënuar çerdhen e fëmijëve, nëse dikush është kundër bartjes së shamisë në shkollat publike dhe e kundërshton edukatën fetare në shkollat laike, nuk do të thotë se i fyen ndjenjat fetare islame. Thjesht, mbron një parim qytetar të sanksionuar me Kushtetutë.



E dyta, cili është definicioni i botëkuptimit të sistemit ateisto-komunist? Shikuar prapa në histori dhe në nivelin e kombit, krahasuar me Shqipërinë komuniste, ku feja ishte ndaluar nga Enver Hoxha dhe ku tempujt e kultit ishin rrënuar apo shndërruar në tjetër gjë, në Kosovë feja jo vetëm që ka qenë e lejuar, porse ajo kastë udhëheqëse ateisto-komuniste kishte lejuar që dishepujt, sikurse kishte qenë myftiu i sotëm, të studionin teologjinë diku jashtë, e që pas diplomimit të angazhoheshin, për shembull, në mësimdhënie në medresetë që kanë pasur statusin e shkollave të mesme, prej të cilave ka qenë i mundur regjistrimi në cilindo fakultet pa ndonjë provim shtesë.



E treta, pse të thuhet se dikush “nuk ka pasur fuqi që ta gjuajë botëkuptimin komunist-ateist” -- pse ky dikush është dashur fare ta gjuante? Kjo është njësoj sikur ta akuzosh dikë “se nuk ka pasur fuqi ta gjuajë besimin në Zot” – ngase, përderisa e para është ideologji, kjo e dyta është dogmë, dhe shumë shpesh nuk dallojnë njëra nga tjetra kur flitet për caqet që duan t’i arrijnë. Dhe, pse duhet që ai që është ateist, patjetër të jetë edhe komunist? Në sistemin e kaluar, për të qenë epror ushtarak është dashur të jesh komunist, apo së paku të deklarohesh i tillë, kurse sot ndonjëri nga ish-eprorët ushtarakë është përfaqësues i rrymës më radikale islamike në Kosovë. A ka ndonjë lidhje kjo?



E katërta – “se njerëzit të cilët po shkruajnë kundër ndjenjës fetare islame po bartin me vete ende shumë nga sistemi komunisto-ateist i të kaluarës, e kjo të jep të kuptojmë se kemi ende punë për të bërë me veten tonë”. Myftiu na tregon se kemi nevojë për “edukim special” – e me gjasë mendon se këtë punën me veten tonë do ta zgjidhim me dy amendamentet e propozuara që nuk kaluan. Apo mendon se kjo do të arrihet kur edukata islamike do t’ia zërë vendin, shumë vjet më pas dhe në të njëjtën formë imponuese, një lënde tjetër: marksizmit. Asaj lënde, të cilën secili brez përgjatë katërdhjetë e pesë vjetëve është dashur ta përpinte e deshi apo s’e deshi.



Në javët e fundit në adresën time dhe të redaksisë kanë ardhur shumë akuza për islamofobi, për shkak se gazeta, televizioni dhe portali kanë raportuar me saktësi për ngjarjet e lidhura për xhaminë e për amendamentet, si dhe për shkak se kolumnistët e kanë shprehur mendimin e tyre të argumentuar për ndonjërën çështje. Nuk e di nëse porositë do të vazhdojnë, porse raportimi dhe shprehja e lirë e mendimit gjithsesi nuk do të ndalen. Prandaj, tashmë do ta përsëris atë që e kam thënë me një shkrim para disa javësh – insistimi për ndërtimin e xhamisë në afërsi të dy kishave s’është tjetër pos çështje inati. Xhami në qendër të Prishtinës janë tri; qyteti i ka 21 sosh, dhe myftiu i kërkon edhe 15 të reja në vetë qytetin, sepse, thotë ai, “çdo lagje duhet ta ketë një” – edhe nëse ato rrinë zbrazur, siç ka ndodhur jo rrallë. Nëse, dhe kur të fillojë ndërtimi i tyre jam shumë e sigurt se të gjitha kishat e mundshme që janë themeluar ndërkohë në Kosovë (evangjeliste, ungjillore, etj.) do të kërkojnë lokacion për ndërtimin e tempujve të tyre, ashtu siç nesër do të na vijnë budistët dhe do ta kërkojnë të njëjtën gjë. Dhe kjo do të jetë e drejtë e tyre e padiskutueshme, siç do të jetë e drejtë e pamohueshme e qytetarëve të kërkojnë kufizimin e decibelëve me të cilët “shprehet” ezani i të gjitha xhamive pesë herë në ditë apo decibelët e kambanës që është, e edhe asaj që do të vjen, që do ta dëgjojmë kush e di sa herë në ditë.



Edukata fetare, të cilën do të na e mësojnë teologët islamikë a të krishterë, nuk do të duhej të ishte lëndë në vete. Ekziston lënda Edukatë qytetare, e cila do të duhej të ngërthente edhe tema, siç janë njohuritë mbi fetë e ndryshme të botës, e që këtë lëndë ta ligjëronin profesorë të një kulture të gjerë, që duhet t’u japin nxënësve një frymë qytetare, sepse Kosova është shtet i qytetarëve të saj. Nuk do të dëshiroja kurrsesi që ligjit qytetar t’i gjendej zëvendësimi me fillet e sheriatit – zbatimi i të cilit e ka shkaktuar urinë më të madhe që ka pësuar Afrika ndonjëherë në histori, me shembullin tmerrues të Somalisë. Apo me kanonet kishtare të miratuara nga një asamble meshkujsh që e ndien veten të përzgjedhur nga Zoti, në diskriminim të pastër të femrave, që as këtu nuk kanë zë.



Bartja e shamive në shkolla publike nuk duhet të lejohet. Dhe jo vetëm përse e shoh si një kufizim të imponuar nga ata që gjatë gjithë kohës u referohen besimtareve myslimane si “motra” – pra nga ata të cilët pretendojnë se janë rojat e moralit dhe nderit të femrave, pa kuptuar se këto të dyja janë pronë dhe çështje individuale e femrës e jo e rojtarëve të paftuar. Sinqerisht, do të isha e tmerruar po qe se me kohë Kosova do të kthehej në një vend si Irani apo Afganistani, ku “motrat” nuk mund të dalin askund pa veshur ferexhenë apo burkën. Thuajse duhet të fshihen, thuajse nuk kanë identitet – sepse atëherë të gjitha duken njësoj. Ashtu siç nuk do të dëshiroja të më përsëritej pamja e para një kohe – ku një çift i ri qarkullonte rrugës kryesore: ai, me pantallona të shkurtra (“tri të katërtat”), me mjekër të papërpunuar, mbi biçikletë, kurse ajo, këmbë, me shami e mantel të gjatë të zi deri në tokë, ku pak i dalloheshin atletet e bardha, me dorën e mbështetur mbi njërin timon, duke ecur pranë atij, derisa ky mbante ders dhe i jepte biçikletës. Sikur ta shihja për së gjalli figurën e gruas që kishte kapur objektivi i një fotografi në Prishtinë nga fillimi i shekullit të shkuar.



flaka@koha.net

miku15.11.2011/17:17

Te gjitha krimet me te renda jane bere ne emer te dy gjerave ,qe ne fakt nuk duhej te benin krimeNe emer te zotit dhe ne emer te popullit.Ne emer te zotit u bene Kryqezatat ,u be Inkuzicioni.Ne emer te popullit u zhduken popuj te tere nga Komunizmi.Por bota e civilizuar i ka ndrequr kete gjera dhe veshtire se lejon qe prap te perseriten .Po ku jemi ne si Popull dhe ne relacion me Islamin Agresiv??
Po jemi aty ku ishim qe 600 vjet

Gurbetqari SHBA08.09.2011/02:48

Cdo veshtrim, ne te cilin kame hasur, te te Madhit, Veton Surroi, jo vetem qe e kam lexuar me kujdese, por edhe e kame "printua" dhe i ruaj. Sepse, shkrimet e Tij, per muan jane kulmi i mjeshtrise ne publicistike dhe gazetari. Natyrisht, si lexues shpeshe here kame mendime te kunderta,por,mjeshtria dhe aftesia e V. Surroit mahnite. Pas publikimit te "Kercenimit te myftiut" edhe "Opinionet" gazatareske te Flaka Surroit, do t'u ruaj per nipat e mij qe dikur te thojne"Ja cfare njerez te mendjes" ka Vendi yne. Dhe, dua te theme, sikur ne institucionet tona te punojne "keshillertare" si Flaka Surroi, atehere, asnjehere, nuk do te kishte situata te tensionuara ne Opinionin e Shtetit me te Ri te Evropes. Sepse, kur gjerat sqarohen keshtu sic bene Flaka Surroi, atehere, eshte apsurde te kete mospajtime dhe tensione te panevojshme.

Ermani06.09.2011/15:49

Kurre ne jete skom lexu shkrim ma te mire.Te lumte Flaka!Kur po i lexoj komentuesi per do "iluminata", "masoista" etj etj. po me bon me kajt me vetdijen e ulet te popullit. Nuk kom mujt me parashiku qe nje dite, kaq shpejt, shqiptaret ndrruan totalisht. Tash spo perngjajne ne shqiptar po araboislamista. Disa adete qe kurre skan qene tona. Duhet me qu kunder kesaj kulture te keqe qe po na afrohet dhe cdo dite po dojne te na nxojne frymen duke na konsideruar si njerez te kqij te kesaj bote. Nese ne jemi te keqijte e botes, ndersa keta "fetaret" qenkan te mire, le te vazhdojne rrugen e tyre e mos te na lodhin me prrallat e tyne, ose ose Arabia ka vend per ta boll.

shejtani05.09.2011/21:08

Ah Flaka ua ke qite flaken fanatikve me kete shkrim. Te lumt. I ke analizuar dhe shpjeguar mire gjanat. Po shihet se ua njehe mentalitetin dhe qellimin dinak te fanatikve. Ne kete menyre mbrone edhe interesat e vajzave naive ne Kosove qe bien viktime e kesaj doktrine fanatike fetare.

Emin Civuli05.09.2011/20:56

Flaka te lumte zonje. E paske pase zemren e madhe, dreqin duhet pare ne sy e jo te evitosh konfrontimin me te.Te prgezoj per kete artikull, paske bere pune superiore.

Babloku05.09.2011/20:48

Nuk keni pse thyeni dhembet. Vdekja do ta arrije secilin nga ne, e ata qe fyejne islamin dhe muslimanet, per ta le te kujdeset kombi apo autobusi apo i mallkuari, prandaj, o ju qe keni besuar, mos u merrni me kotesira te tilla po punoni e aplikoni ate qe dini se injorantet dhe te pafete, sigurisht se do ta kene denimin e merituar, jo nga njerezit, por nga Ai qe shperblen e denon me drejtesine e pashoq.Sa e sa njerez kane fyer islamin e muslimanet ne te kaluaren dhe prape jane penduar per ate qe kane bere. Shpresoj qe edhe te tillet te ndjekin te njejten rruge, sepse fundi i fundit, as zonjes Flaka nuk i takon te shprehet keshtu haptas kunder islamit dhe muslimaneve.Sidoqofte, durim o vellezer e motra se fundi i kesaj bote nuk eshte larg e secili do pergjigjet per veprat e veta, beni durim se durimi eshte celesi i suksesit e per funderrinat e komunizmit, ka ardhe momenti te mirren me pune te vetat, shumica prej te cileve jane te paafte qe t'i kryejne ashtu si duhet. Hajt shnet tash!

Visar mitrovicalia05.09.2011/20:35

Flaka, ke koncept masonik rreth barazise dhe drejtesise. Lidhje me Islam s'ke, e lere me me te drejtat e grave myslimane. Ulu e lexo pak ma shume per historine e dijetareve grave te ndershme islame pergjate historise se ndritur te Islamit. Ju nuk po i lejoni te shkollohen t'i pranoni femrat myslimane me shami ne koke ashtu sic jane e ketu na flet me patetizem per te drejtat dhe barazine gjinore!

Albana 05.09.2011/19:42

po ku je more komentatoret trima qe kur po na ofendon ndonje i krishtere kurr nuk e ngritni zerin po si nuk keni turp pak nese jeni musliman te perkrahni nje gazetare qe shkruan kunder fese se vete edhe ate me mburrje ku jeni pse nuk e ngritni zerin qa eshte gjithe kjo zhurem ne besimtaret fese islame nuk jemi ata qe ofendojme po keta te ashtequajtur "musliman " me vjen cudi si nuk kan turp per nje fjal te miftiut te ngriten gjitha mediat ne kembe duke prekur ne ndjenjat e besimtareve po ju skeni as nje fije dije per islam po qa dini ju bre per vehabista e per fene tuaj se po te kishit besmin ne zemer te kesaj feje se paku do ta perkrahni......

Albani05.09.2011/19:42

Populli shqipetare ti kishte pase kete popullate kure turqite na imponuan apo e moren fene pa vetedije, sote nuke kishte me pase me shume se 10 musliman ne trojet tona.

sedati05.09.2011/19:14

Bismilah..Une jetoj ne Skandinavi dhe e praktikoj pa kurfare problemi fene!!!!pse me qene problem atje???!!!!!!Allahu i madherishem ju udhezofte se e keni humbur rrugen!!!

ahmed ymeri05.09.2011/18:50

flaka suroi kurfar analiza ske bere se ti se njeh islaminti je njesoj sikur ata njerez qe flasin per mjeksin e bejn operim pa qen mjeke fare fjalet e tua jan te kohes para islame te eresires. shpejt do ta shohish denimin e allahut me vjen keq por mend skokshe mbushur kjo esht nje drejt e nje individi apo shumice duhesh me e ajo esht nje drejt elementare islame mbulesa esht drejt per se drejti urdher i allahut ju po e kundershtoni sikur allahu apo zoti juaj te ishte nje lop indijane apo nje idhuj para epokes se re edhe ju zotri kini mend dhe rrespektonja drejten e qdo njeriu se per kesi njerez si ju me naj mohue te drejten e kemi pasur sllobodan millosheviqin e po ma qoni mallin si nje ekupatore te tille por sdo tju lejojme ma millosheviqa si ai okupus e paftyre si ju edhe shum shok tjere........

jonny05.09.2011/18:22

te lumte Flaka.shkrim i qelluar.populli i Kosoves dhe parlamenti i Kosoves than bindshem JO.e tash talibanet le te kopin.

A. Sylejmani05.09.2011/18:19

Mos u dorezo Flaka. Iliret kane patur mbretereshe e keta shpellaret ua mbulojne edhe syte. Ne Kosove do ngadhenjej FLAKA, Teuta, Donika, Flora, e jo ato qe i mbulojne dhe i martojne me nje burre qe i ka 4 gra, shumicen vazja axhallaresh e dajallaresh. Nuk besoj se as BIKu dhe PDja, do deshironin te shihni Kosoven te tille. Por mendoj se nuk po e kuptpojne ku po notojne.

elioti05.09.2011/18:17

Asgje nuk eshte tash cka do te behet edhe nje dekad nese lejohen keto influenca radikale te sekteve me te kqija dhe te rrezikshme per qytetrimin ne pergjithesi por ne Kosove ka gjasa te shperthej edhe lufte civile. Kjo eshte frig dhe bazen e ka tek ata qe jane duke u rritur ne kete frym,urrejtje te atyre qe nuk jane Musliman. Gjeneratat qe do te rriten me keta Vehaibet dhe nenen me feregje keta do ta kallin edhe luften. Ne ate moment Kosova do te perfundoi me keq se Palestina.Te perpiqemi dhe te jem kunder ketyre rrymave te shitura dhe te financuara nga xhihadi radikal.Te mbeten Xhamijat,Kishat dhe kultete fetare si ndjenje interne dhe te qeta e jo te politizohen dhe te eskalojn ne dhune. Fatekeqesisht kam frig qe nese nuk nderhyn shteti ky qe kemi pak i gjason shtetit do te shperthej dhuna. Do ta humbim perkrahjen e shteteve te forta perendimore kah don edhe Kosova te renditet ne te ardhmen,do te perfundojm me keq se nga Serbija se tash kush duhet te na ndimoj dhe kunder kujt? Keq,keq,....

shadrvani05.09.2011/17:29

Flaka, me te vertet kesi heri me ke befasu per keq. Po krejt familja jote gjysh e babgjysh, dhe tash krejt gjenerata e re krenohen qe i perkasin fes muslimane. Ti mundesh me qen ateiste, edhe pse edhe baba yt me nji menyre te msheft ka anu kah muslimanizmi, sepse n'ate kohe ska guxu te imponohet ma teper. Ma mire per ty kishte me qene te jesh neutrale se sa te imponohesh ne kete menyre. Ti thua qe nuk ndertohet xhamia ne vend te qerdhes se femijve, ne regull pajtohem me ty po tregom ti si u ndertu katedrala aq e madhe sa qe per festat e katolikeve per te mbushur ate, ne mangsi te katolikve, shkojn politikanet taneme emra musliman per te mbushur vendet, e u prish gjimnazi prej nga jane arsimu me mija gjenerata. perparimtare. Po te them haptazi se ne Prizren ma nuk ki vend.

shaba 05.09.2011/17:28

Kjo nuk është hera e parë që myslimanët përçmohen në vendin tonë, por kalemxhiëve të tillë duhet të i thuhet në fytyrë mos flisni për diçka që ju nuk dini asgjë.

drenicaku05.09.2011/17:22

Flaka flm per shkrimin dhe uroi qe tevazhdosh edhe ne te ardhmen,kombi ka nevoj per te tilla shkrime,dikujt nuk i pelqen dhe mund te fyej,te kercnoi por ja ky eshte fati gazetarit se pari duhet vra frigen e pastaj te shkruash dhe bravo te qoft,ti je njera nga femrat me te forta te kosoves kete nuk e them vetem une por edhe miqet tan nderkombetar.Te lutem nes ke mundesi qe me nje shkrim ti thumbosh edhe akademiket qe i kan fut veshet ne lesh dhe po kan frig te flasin rreth ekstremizmit fetar islam,o sot o kurr duhet akademia te prononcohet.Une dua te besoi qe shkrimet e juaja jan shume te deshirueshme per shqiptaret ne keto kohra kur kultura aziatike po na e indoktrinon pjesen me vitale te kombit rinin,ne per diy i shofim ne rrug te rinje qe pershendeten ne arabisht,qe kan ndryshu pamje dhe perngjajn ne qetiket e serbis me mjekrra te pa lara dhe era ju vjen sikur e deleve ne zheg mjerim

dani05.09.2011/15:54

Oj Flaka, qashtu trego ftyren tende te vertete te veshur me petkun e Anton Kqires. E di qe mos miratimi i atyre dy amandamenteve nuk te ka ofendu ty ti bone pjese ne ate 3 shin. Mos harro, do te vije koha kur ata qe votuan kunder do te kerkojne kthimin e ketyre amandamenteve ne rishqyrtim. "Nuk ka fe te pranuar te Allahu perveq Islamit"

ardiani05.09.2011/15:48

Problemi eshte i thjeshte, islami nuk toleron mendim ndryshe, te shprelane trute me nje liber te shkruar para 1400 vjetesh dhe eshte agresiv...fete tjera, me kalimin e kohes, u jane pershtatur rrethanave qe kane sjelle zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale te kohes, kurse islami ka mbetur plotesisht i pareformuar, ekskluziv, jotolerant dhe agresiv...sa per islamin dhe ndjenjen kombetare te njerezve te tyre, mund t'ju them me siguri se ata jane plotesisht te shperlare nga cfaredo ndjenje kombetare, ata, si komunizmi dikur qe thirreshte ne internaciionalizmin socialist, bashkohen rreth idese se panislamizmit, ku arabi nga dreqi i mallkuar eshte vella, kurse i krishteri qe flet te njejten gjuhe eshte qafir...ne dy xhamite qe ka qyteti i Struges me ka rene te shoh se ne njeren falen te "moderuarit" me flamur turk, kurse ne tjetren talebanet me flamur arab, e perbashketa e te dy ketyre kategorive eshte se te gjithe jane injornate dhe te pashkolle...ne fund, shkrim, i bukur dhe i argumentuar Flaka, ju lumte

dyli i tahirve05.09.2011/12:55

Pergezime per artikullin Flaka..E kame percjell debatin e Kuvendit dhe asnje fyerje per fene islame nuk ka patur. Pra nese thuhet se te kultivosh fene eshte vullnet i secilit dhe se shteti i Kosoves me Kushtetut eshte sekular,kjo nuk paraqet fyerje.Fjalimi i myftiut te BIAse ne diten e bajramit ka qene tipik thirrje per xhihad.Ne cdo shtet normal juridik ky dhe te tjeret si ky do te iu nenshtroheshin konsekuencave per shkatrrim te sistemit.Nje sjellje e tille ndodhe vetem kur semundja psiqike indukon intelektin per te mos lejuar mendim ndryshe.

afrim prebreza05.09.2011/11:46

Flake, te falenderoj per kete shkrim te flakte, me argumente kunder asaj qe do te na ktheje tutje mesjetes dhe me keq se irani a afganistani.i ke thene te gjitha, edhe per ate fare ramiqin qe tash me gjase ka gjetur fonde te huaja per te bere sa me shume arabe ne kosove. po them arabe, sepse a e ke pare qe ka zenw fill pershendetja 'selam aljekum'. arabisht. ose ai keni pare mbishkriemt en gjuehn arabe nepr xhami. a eshte ky fillim i arabizimit tone? ezanin qe e permend dhe qe propozon me te drejte per ulje te zerit te tij, pse te behet ne gjuhen arabe? pse a vetem arabisht kupton Zoti yne i Madh? nese nuk e do gjuhen shqipe qe e ka krijuar pse te besojme ne gjuhen arabe? a me thua Flaka, a eshte kjo metode perfide per asimilim te gjuhes permes fese. Une prandaj kurre nuk dua te them asnje lutje dhe asnje fjale arabisht.edhe dicka Flaka, nese me lejon te ky radikalizim mysliman ka faje usa. ajo i largoi serbet sepse ata ende do te shkollonin hoxhe qe do t'u sherbenin ashtu si u paten sherbyer deri pak para fillimit te luftes.edhe nje here te ,pergezoj,fen kemi drejt ta zgjedhim, ta aplikojme dhe mos ta mbajme.fundja ne parajs ose ne ferr nuk mun te na fergoje asnje hoxhe a luftera i fese.dhe poshte ideologjia e dogma.

xzx05.09.2011/10:53

Nuk po e kuptoj pse gjithe ky reagim per vetem nje fjale te Myftiut qe ka thane nuk lejoj me u ofendu Identiteti Islam.Ndersa per Anton Kciren te gjithe kta "intelektual" kane heshtur,dhe siq dihet ,Heshtja do te thote pajtim me te keqen.

Fatbardhi05.09.2011/10:34

Vete komenti i "Islami Kacanik" te ben te kuptosh rrezikun qe i kanoset ketij populli nga cdo lloj hoxhallaresh te "dijshem". Plotesisht pajtohem qe shteti te nderhyn ne medresete ne Kosove dhe te kontrollon planprogramin e tyre. Po doni fe ne shkolla publike, priteni shkencen dhe historine e vertete ne medresete e juaja!

erolli 05.09.2011/10:06

Pergezime per shkrimin Flaka,je duke qellu mu nw mes, si ne pikado, dhjetshe. Por kame droj se "keta", dita dites po trimerohen dhe po behen edhe me agresiv ne synimin e tyre te marjes se pushtetit dhe shendrimit te Kosoves ne Avganistan. Dikush duhet ti ndal, por ska kush. Keta te pushtetit sigurisht se jo, sepse po flertojn me ta. Nuk me befasoji fare reagimii Myftiut. Sepse Myftiut dhe hoxhallareve te tjere, qe ndoshta dikur kane studiur "pÃr barazinÃ, drejtÃsinÃ, mirÃsinÃ, solidaritetin, etj", prej rahatis sw madhe qw po ia jep fotelja dhe korupsioni, âi u wshtw trash kokaâ� dhe mw nuk din me tw mendoj me urtesi dhe nw mwnyr racionale. Po harojne se jemi duke jetuar ne Europ. Prej asaj, qe besimi fetar do duhej te ishte nje maredhenje intime shpirterore e njeriut dhe Zotit, keta islamista deshirojne qe te na imponojne te gjitheve menyren e tyre te menduarit e te jetuarit, neser mundesisht edhe me perdorim te dhunes. Veq jane duke u kercenuar, si Ramiqi, Shefqeti

hasanprishtina05.09.2011/10:01

Arsyeja themelore qe vajzat shqipetare me shamia nuk duhet lejuar ne shkollat publike eshte parandalimi i keqperdorimit te vajzave. Nese ne nje klase me 10 vajza me shamia, njera thote se prindi e ka rah dhe me dhune e ka detyru me vesh shami, atehere lind dyshimi se te gjitha vajzat tjera me dhune jan te detyruara per me vendos shami. Shamia e vendosur me dhune eshte padrejtesi e madhe dhe prandalimi i saj eshte obligim i lart moral dhe etik, e mos te flasim qytetar e islamik po islami denon dhunen gjithashtu. Arsye e dyte kunder shamise ne shkolla publike eshte se ajo do te jet vetem nje hap ne drejtim te islamizimit te shoqerise Kosovare. Mbasi qe shamia te jet futur ne shkolle, do te vijne kerkesat per vendosjen e detyrueshme te shamise. Mandej ne menyre zingjirore do te vjen kerkesa e mbulimit me ferexhe, ndarjen e vajzave dhe djemve, e edhe me tutje, do te shkohet deri ne kerkesat dhe perpjekjet per renimin e sistemit demokratik qytetare te Kosoves dhe vendosjen e Kalifatit dhe Sheriatit ne Kosove. Ky eshte qellimi perfundimtar i islamistfashisteve te paguar nga wahabistet e arabise. Prandaj, te jemi vigjilent.

remi05.09.2011/09:38

Eshte nje gje qe po me qudit. Sidomos kur kjo vie nga njerez te shkolluar. E kam fjalen per shkollimin e vajzave me shami. Si eshte mundur qe pse nje vajze ka zgjedhur te duket ne nje menyre qe mund te dalloj nga tjerat ti mohohet e drejta e shkollimit. Ajo deshiron te behet arkitekte por edhe te jete e mbuluar, cka ka te keqe. Nuk munden tashti te gjitha te mbuluarat te shkojne ne medrese. Per mua eshte vertet paradoksale kjo gjendje. Secili e ka formen e tij te veshjes sipas shijes se tij. Shpresoj se ne Kosove do te mundohemi te kuptojme me shume njeri tjetrin, dhe pse njerezit veprojn ne menyrat qe veprojne.

Hasan Prishtina05.09.2011/09:02

Flaka, e ke bere nje analize teper te bukur dhe te qarte. Te kisha lute te vazhdosh te mbrosh qytetarin dhe kombin shqipetare, e posaqerisht rolin dhe te drejtat e femres shqipetare. Kisha pase deshire te shtoj edhe nje argumentim lidhur me perpjekjet per zgjerimin e pushtetit islamist mbi institutet shteterore te Kosoves Nese Xhamia don mu perzi ne pune te Shtetit atehere e hap rrugen qe edhe Shteti mu perzi ne pune te Xhamis. Nese dojne me shti mesimin e fese ne shkolla, atehere hapet rruga qe Shteti me ndiku ne Xhami me ju vendos e rregullu taksa dhe tatime, me rregullu dhe licencu profesionin e Hoxhes si Avokatet, Mjeket, Arkitektet qe duhet me jap provimin e avokatit apo lincencimit, edhe Hoxha duhet me bo te njejten. E per me marr licencen ne Kosove, duhet me kry shkollen e akreditume ne Kosove e jo ne Arabi, e ajo shkolle e hoxhallareve duhet me punu sipas planprogrameve te qeverise se Kosoves qe nenkupton mesimin e islamit ne frymen e parimeve te demokracise modernde dhe tolerances e harmonise shoqerore dhe te drejtave individuale. Edhe keshtu pra Xhamia ma shume i bon dem vetit se sa qe mendon. Prandaj keta islamistfashista do te ken kujdes se cfare deshirojne, mundet me ju realizu deshira, por me pagese te madhe.

ledi05.09.2011/08:21

Albana ti se pare si po me duket nuk qenke shqitare fare dhe dijeni se kombi nuk ka nevoj per fe po per nji zhvillim ma te mir e ju jeni shpirta te shitur se zonja Flaka shum mir ju tregoj ne shkrimin e saj, se prapa ksaj skene qendron BIKu me mercenaret e saj serbofilo turk, e ata jan tu e fy kombin shqiptar e shqiptarin.Se ne historin e kombit ton asgja bardh nuk shkruhet per islamizem veq zi,as per nji hoxh te vetem se...

Mehmeti CAN05.09.2011/05:24

Flaka te lumte,je shume e forte.Edhe une jam kunder ketyre kercenimeve te radikalve islamike.I ka fale "allahu" njeri e tash jan bo si majmuna.Ju vjen era,femijet frikesohen ne sokak prej tyre, lopet ne fushe po frikohen prej tyre,po kullosin me pak nga frika e mandej po japin me pak qumesht.I kane 22 xhami ne Prishtine 880 ne Kosove edhe po done ende?? Edhe une jam musliman i konvertuar me force nga Perandoria Osmanemirepo eshte me te lene mendte se si bertasin si lopa ne radioketa "imam" neper xhamija,duke filluar ne ora 5 e mengjesit.Femijet e Shqipetareve ne diaspore qe vine ne pushim ne KS po frikohen nga zhurma e cmendur e ketyre imamve ne xhamija,"mam,mam kuku ai nieli vau,vau,vau.

Syla05.09.2011/05:22

O sa me vjen keq per ty Flaka e per krejte udheheqesit e kesaj Kosove te shkrete e te mjere... Krejt kta njerz qka jetojne ne Kosoven tone te raskapitur, nuk pom dhimen, perderisa ju si ju qe jeni gazetare "?????" e udheheqesine qe kan. Cka eshte mentaliteti i nje shqiptari te edukuar dhe te puneseuar ne organizatat e Kosoves ?? Tregoj une!! Eshte nje definicion i Kompleksit abdnormal dhe vet shkatrimit te dinjitetit t'vet me permasa te pandalshme qe e ka komleks pse eshte shqiptari i Kosoves musliman se mundohet me format mat dopta mi tregu botes qe une nuk jom musliman ndihmom se une jam hajn une du veq te vjedhi une e shes nonen e baben e le mo fen per pare ... E more shqiptar te mjerum qe prej se qe ekziston kjo hart e jona trathtar e njerz te ult... Nuk dojm mu bo na arab ??? Qesharake edhe e pakuptimit, at'here edhe evropa koka arabe se feja katelike ka lind ne token e Palestines e more njerz te padishem e te pa cipe turp... Spo ka shkronja se deri ne mengjez kish vazhdu shkrimi

artan05.09.2011/01:25

Te lumte Flaka, ke dhene arguemnte te pamohueshme, pse nuk duhet te lejohet shamia dhe lenda fetare ne shkolla , po keta flasin pa arguemente dhe po nuk bane qka thojne keta atehere te thone se je ateist, komunist, shejtan, qafir e plot gjana tjera ne gjuhen arabe qe ne nuk i kuptojme se jemi Shqiptar dhe jetojme ne Evrope e jo ne Iran apo Afganistan!

fisnik gashi05.09.2011/00:21

Flaka nuk e ka fyer askend,mirpo eshte kunder ktyre talibanve me mjekrra te gjata,e me pantolona,3 fortal,e sa per xhami,nuk eshte as flaka kunder,mirpo ka thene po don per inati me ndertu,bash afer kishes..

Ruzhdi05.09.2011/00:20

TE PERGEZOJ PER KETE SHKRIM SHUM KUPTIMPLOT Z,SURROI.

islami kaçanik05.09.2011/00:15

kam dy pyetje per juve pseudopatriotavepra per flaken dhe ata qe e mbeshteten shkrimin e saj, njeher ne nje gjami te kaçanikut nje hogje pyeste per historine e popullit shqiptar dhe thoshte o vellezer ka nje mosperputhje, dhe pyetja ishte keshtu si mund te jemi popull trim siq thot historia jone e na e kan imponuar islamin kur asnje vend ne rajon nuk e mori edhe pse njekohsisht ishin te pushtuar nga osmanet dhe ketu kemi 2 pergjigje qe duhet dhene dhe zgjedhur njera ose jemi popull trim dhe e kemi marr me deshir ose jemi popull frikacak dhe na e kane imponuar e sa per ty flaka a duhet te mesojme adhurimin e zotit diell apo adhurimin e luciferit ashtu siq do ti,a duhet te shkaterrojme qdo gje edhe moralin qe na e ruajti islami edhe femrat e ndershme te behen ashtu si ne evrope te perdhosura ashtu siq pretendon masoneria dhe iluminati a duhet ta presim lordin maitreja te vije a duhet te kthehemi kah lindja jooooo zonja surroi jemi musliman dhe krenar jemi trima dhe kemi zgjedhur drejt..

lola180@live.com05.09.2011/00:01

o zot qka po ndodhe ne kosove si ka mundesi qe shqiptaret te flasin keq kundur kombit vet e ne interes te te turqis e serbis ti albana eti demokrat a edini ju qe kombi shqiptar eshte i liruar me ndihmen e shteteve demokratike ne krye te shteteve te bashkuara te amerikes . Edyta edini ju qe besimi islam asnjeher nuk ka qen ne rrezik nga okupatori serb perkundrazi aj ka qen i favorizuar dhe sot kush po ju pengon qe te ushtrohet ky besim . PSE gjithekjo zhurme ' besimet fetare e kan vendin neper objekte fetare ndersa shteti i kosoves eshte shtet laik ashtu sikurse edhe turqija .bravo flaka

Tatita04.09.2011/23:30

shkrim shume i argumentuar. Paramenone, kam mbet une qe 1 boshnjak i dyshimt nga Bosna, 1 ish komunisto ateist si ai Ramiqi te me tregoj mua per fe e Islam. Une mendoj se keta islamista jane dore e zgjatur e Serbise

Arbeni04.09.2011/22:37

heheh..mjer ne shqiptaret nga ,,udheheqesine,, dhe ,,intelektualet,, qe i kemi per gjat gjith historise te mjerueshme, sikur shkrimi te kishte qene i shkruar nga nje serb apo i krishter ose injorant aspak nuk kisha qene i habitur vet fakti se kjo far ,,analiste,, e ka mare guximin te ofendoj Islamin edhe ndjenjat e muslimaneve pa asnje te drejt me ben te mllefosur nga fakti se e gjithe bota nisur nga USA, Europa por edhe vete armiku jone i perbetuar Serbia ngrisin zerin bile Mburen qe jan krishter e nga ana tjeter del nje injorant i pa fe edhe i jam i bidnur as kombesi nuk ka po nuk jan aq te sinqert te dalin publikisht te deklarojne ate sikurse beri prijesi i tyre me plote goje anton shkavi..deri kur do te lejojme te manipulohemi nga keta marijoneta deri kur do ti hapim syte edhe te behemi te guximshem edhe krenar sikur kane qene te peret tane kemi humbur qellimin e jetes kemi humbur gati se cdo vlere me te cilin kemi qene te njohur ne hisotri fale ketyre ,,dijetareve,,

Luli Kacanik04.09.2011/22:28

Per Demokratin. Une bej pjese ne ato 90 te muslimaneve ne Kosove dhe e ndjej veten shume korrekt te trajtuar dhe nuk kam asnji problem per ta ushtruar fene. Mos fol me ne emer timin se me neveris.

demokrati04.09.2011/20:48

Është tepër paradoksal që edhe në kohën e komunizëmit edhe sot situata është asi lloji se kush shan Islamin ma me zë të fort ai fiton poenat e qarqeve anti islame. Muftiu Tërnava ka të drejtë të revoltohet sepse sot kush të don mund pa kurfar turpi dhe përgjegjësie të fyen islamin. Kjo gjendje nuk e di se ndoshta mos ësht ndonji strategji, mosdija ose hipokrizi. Pa marr parasyesh se nga cili aspekt të shiqoin sigurisht se janë në gabim. Njeni patë thanë se Islamin për ne dasht ose me kuptue së pari ate duhet të njohishë. Kritikuesit ose ma mirë të them hipokritët mund të them së, pari nuk kan kurfat diturije nga kjo fushë a së dyti, këta "ekspert" janë njëkohësisht edhe kritikuesit ma të fuqishëm dhe ma të vrazhdë. Si të kuptoim këtë paradoks, si p.sh. kushë nuk din, si mund të diskuton mbi medicinën, filozofin,asrtonomin, fizikën kvantore etj duhet të pranoim se është paradoksal. Znja Suroji, drejtohem Juve, si një parson i menqur, të më tregoni mua dhe të tjerëve se ku qëndron problemi, a thua kjo vjen nga paditurija apo nga abverzioni ndaj Islamit si pasoj e komunizmit apo diqkafit tjetër. Mendoj që 90 të muslimanëve shqiptarë Kosovarë meritoin një trajtim ma të njerzishëm, kuptueshëm dhe human.

albert04.09.2011/20:42

oj flaka edhe pse nuk pata shum ''lust'' me e lexu krejt kete shkrim tendin mirpo kalimthi me ra ne sy somalia e aty spaske lidhje qka e ka shkaktu urin, e sa i perket Islamit sa njerz e kan fy para juve mirpo megjithate se 1432 vite mbetet ai qe boten po e ndryshon 'ti' mundesh me mendu per se keq e tjeret i kan mendimet ma ndryshe se ti shendet

Prometheu04.09.2011/20:33

Flake po ta dergoje nje "pucje" elektronike dhe po te them edhe nje here KE SHKELQYER. Nuk ka note per ty. "Jam dashurue ne ty" ne shkrimet tua. Nuk ka njeri ne Kosove qe dine me i "permbledhe" mullat kosovare si ti. O ZOT ZEUSZEDHENES E DI SE JE DIKUND DHE PRANDAJ ESHTE AMERIKA DHE EVROPA NE KOSOVE.

Adem berisha04.09.2011/20:29

Bravo flaka se koke dal edhe ti ne mbrojtje te kombit shqiptar dhe kultures qyteteare europjane. Ketyre mjekrroshave te kosoves se ju vjen era mmmmm ne mjekerr te palame sikur talibanve te afganistanit duhet me i izuluar tersisht dhe ma se miri e kan me shku ne afganistan apo ne iran

daut shabani04.09.2011/20:08

e nderuara flaka mund te betohemi se un i percieli te gjitha komentet e juja dhe i pelqej me siguri reth 95 por sot pak u befasova me shkrimin tuaj, edhe ju vlersoj por po me duket se sot ose nuk ke qen e pregaditur,e di qe jo ose nuk i di gjerat po prap jo???? ne nji pjes e permendet INATIN smbas logjise sime aj njeri qe nuk ka inat ose esht njorant ose budalla e dyta, nuk e kuptoj pse kaq inat me fen e besimit islam edhe un mbaj emrin musliman edhe mbiemrin edhe mburemi qe jam i till edhe se e di qe jam gjyhnaqar se nuk falem kur por keshtu jam, i urej shum ndasit,jetij ne itali vend i krishter e i kultures,por nuk e di sa je e informuar ne ket shtet mesohte per fet nji here ne jav nji ore ne ate ore hun kush te doj nuk ka nota dhe nuk predikohet vetem feja e krishter por flitet per te gjitha fet tjera natyrisht ajo e krishtera esht me e avancuara,nuk lejohet burka eferegjeja po mshamija po e sa per veshen e tyre e drejt e qdo kuj e nuk mund ti fusim te gjith ne nji thes

Iliri AargauZvicer04.09.2011/20:05

.....Flaka Surroi....., Faleminderit per Guximin, qe more per te thene Realitetin qe Islamistet dojne nen petkun e FESE te sjellin MESJETEN ne Kosove!!!Un jame nje Ateist dhe si i tille nuk nuk e preferoj asnje FE!!!Per shkak te BESIMIT ne ...ZOT...JANE BERE LUFTRA TE SHUMTA GJAT TERE HISTORISE!! ..MILIONA NJERZ JANE MASAKRUAR PER DALLIME FETARE...ZOTI ESHTE KETU NJE SPEKTATOR I KETYRE MASAKRIMEVE PER SHKAK BESIMI???ZOTI ESHTE SPEKTATORE QE ME QINDRA MIJRA NJERZ TE TE GJITHA MOSHAVE NE VENDET E AFRIKES VUAJNE PER BUKE DHE UJ TE PIJSHEM....???ESHTE ABSOLUT E PAMUNDUR QE FEJA ISLAME QE PRAKTIKOHET NE FUNDAMENT SIPAS KURANIT TE SHKOJ NE TE NJETEN RRUGE ME LIRIN DHE DEMOKRACINE E NJERIUT!!!1..FEJA ISLAME ESHTE JOTOLERANTE, 2..E PABARABART NE RELACIONIN MASHKULLFEMER3 ESHTE FE QE PREJUDIKON SHUME QARTAS DHUNEN DHE TERRORIN DHE ATE NE EMER TE ALLAHUT 4 ESHTE FE QE ME THENIET E SAJA NE KURAN..KI FRIKE ALLAHUN.. DHE QE PERSERITEN POTHUAJ NE QDO FAQE TE SAJ PERKON ME VET MESJETEN!

njani04.09.2011/19:51

Po ju qe po doni mendim te lire e qe e proklamoni me aq buje kete jeni media e cila ne menyr absolute e censuroni cdo koment qe eshte kritik kunder jush,e di qe edhe kete timin tani nuk do e publikoni, por ti flaka ne qoft se ty te konvenon te thuash se ne do ndertojm Xhami per inat te tjerve ne edhe ate deshir ta plotsojm ,mundesh te mendosh si te duash,por nje gje eshte e sigurt se Xhami me emrin ALLAHut do ndertohet bashe aty ku ne deshirojm e le ti pengoj kuj te doj e le tju del flaka

aGIM04.09.2011/19:49

o kqyrja ftyren..origjinal MAsonerike...Allahu ju bjen hakesh juve....

Sem.Luma04.09.2011/19:06

Te lumte dora zonja Surroi, nje artikull i qarte dhe teper AKTUAL! Ajo pjesa e fundit e artikullit, me ate biciklistin e famshem, ka elemente te forta tragjikomike.

hyzeri04.09.2011/18:56

Hajde ateiste hajde Allahu ta theft qafen bashk me ata qe po i perkrah

besi04.09.2011/18:52

Si zakonisht tek ne propozohen gjera te cilat nuk stuiohen ...Ne bote sikurse edhe ne Kosove ka me shume se dy sekte Islame, cila do te duhej te mesohet?

ALBANA 04.09.2011/18:47

nuk ka fyer askend naimternava ka fyer ai kleriku atje ne amerik anton kiqina e per kete askush se ngriti zerin sa me gezim i publikoni keto tema te keni pak kujdes zonja flaka pa si qe ne muslimanet jemi komunitet e ti nese nuk je nuk te perket te shkruash keso temash