“Bashkëjetesa” e Ramës me Papandreun dhe Ajalën

Kastriot IslamiKastriot Islami
Publikuar: 28.05.2013 - 12:06



PS ende mbetet në IS dhe nuk dihet asgjë nëse do t’i bashkëngjitet Aleancës Progresiste, kurse Edi Rama ruan “bashkëjetesën” me Jorgo Papandreun dhe Luis Ajalën, ndërkohë që socialdemokratët gjermanë marrin distancë nga IS, duke deklaruar se nuk mund të “bashkëjetojnë me despotët”.

Socialdemokratët gjermanë deklarojnë jo “bashkëjetesë me despotët” e IS

IS është themeluar në Paris në 1889-n, nën drejtimin e Frederik Engelsit. Kryetari i PSD gjermane, Sigmar Gabrielka, ka goditur fuqimisht pikat e dobëta të IS, duke deklaruar se i) IS është diskretituar në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, duke toleruar në radhët e saj për një kohë shumë të gjatë Presidentin nikaraguan Daniel Ortega, Kryetarin e përjetshëm të Shtetit kongolez, Joze Eduardo dos Santos, partinë e Hosni Mubarakut, partinë e Zine el-Abidine Ben Ali apo atë të Bregut të Fildishtë të Lorent Gabo, i cili aktualisht duhet të përgjigjet për krime në Gjykatën Penale Ndërkombëtare; konkretisht në mars 2011, në gazetën “Frankfurter rundschau”, zoti Sigmar Gabriel do të shkruante se nuk mund të “bashkëjetonin më me despotët”; ii) IS nuk ka dhënë asnjë lloj kontributi qoftë për zgjidhjen e krizës botërore të tregjeve financiare, qoftë për përballjen me sfidat globale; iii) Kryetari i IS, Jorgos Papandreu, ka humbur të gjitha funksionet politike në Greqi dhe askush nuk dëshiron as të dalë në foto në krah të tij, ndërkohë që posti i sekretarit të Përgjithshëm mbahet prej më se 24 vjetësh nga kiliani i “palëvizshëm” Luis Ajala, duke lënë të nënkuptohet se ai është zgjedhur përmes manipulimit dhe së bashku me kryetarin kanë keqpërdorur fondet e organizatës.

Socialdemokratët gjermanë “akuzojnë” “të pakuptimin” Papandreu e “të palëvizshmin” Ajala në krye të IS…

Kryetar i kësaj organizate aktualisht është Jorgo Papandreu, të cilin e “akuzojnë” si person që ka humbur të gjithë pozicionet politike në Greqi e qëndron në mënyrë të pakuptimtë si president i Internacionales Socialiste. Po ashtu në shënjestër është edhe kiliani “i palëvizshëm” Luis Ajala, i cili mban postin e sekretarit të Përgjithshëm të IS që prej më se 24 vjetësh, duke lënë të kuptohet se ai është zgjedhur përmes manipulimit dhe, së bashku me Papandreun, kanë keqpërdorur fondet e organizatës. Konkretisht, në kongresin e 24-t në shtator 2012, kur Rama kooptohet nënkryetar me ndihmën e Jorgos dhe të Ajalës, gjermanët dhe francezët mbështetën kandidaturën novatore të suedezes Mona Sahlin për të zëvendësuar Luis Ajalën, por më së koti se ai i kishte marrë masat siç kishte vepruar për 24 vjet; reagimi i PSD gjermane ishte i menjëhershëm, ndryshuan statusin duke u bërë anëtar vëzhgues dhe ulur kuotën e kontributit.

Papandreu dhe Ajala, mbështetësit “elektoralë” të Edi Ramës…

Papandreu dhe Ajala kanë qenë mbështetësit kryesorë të Edi Ramës për t’u kooptuar si nënkryetari i 36-t i IS, me qëllimin për t’i dhënë mbështetje politike në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ndërkohë që socialdemokratët gjermanë, së bashku me ata francezë, anglezë, italianë, e deri demokratët amerikanë e laburistët anglezë po largohen nga IS, Edi Rama, me sa duket i lidhur pas qerres së Papandreut dhe të Ajalës, ka preferuar të heshtë dhe të lërë PS anëtare të IS me simotrat e saj afrikane e aziatike dhe vetë të mbetet si nënkryetar i një organizate që pothuajse të gjithë partitë socialdemokrate europiane e kanë abandonuar.

Në vend të përfundimit…

Është e patolerueshme që ndërkohë që Partia më e madhe socialdemokrate në Europë, PSD gjermane, përgatitet të abandanojë këtë organizatë jodemokratike duke deklaruar se nuk mundet më të “bashkëjetojë me despotët”, Edi Rama, me ndihmën e Jorgo Papandreut dhe Luis Ajalës, kooptohet në kongresin e marsit 2012 si zëvendëskryetar i IS, me sa duket në shkëmbim të votës për të “palëvizshmin” Ajala, që detyron gjermanët të shkurtojnë kuotën për IS dhe të mbeten vetëm “anëtarë-vëzhgues” të saj.

Tanimë shfaqet e qartë për votuesit shqiptarë përse i “palëvizshmi” prej 24 vjetësh, kiliani Luis Ajala, sekretar i Përgjithshëm i IS, vjen në Tiranë për t’u treguar votuesve shqiptarë se çfarë duhet të bëjnë më 23 qershor, kundër dhe pro kujt duhet të votojnë. Gjithkush në Shqipëri mund t’i shtrinte kritikat e liderit socialdemokrat gjerman ndaj kilianit Ajala, i cili për më tepër ndërhyn në fushatën e zgjedhjeve në Tiranë, duke lënë shijen e një “shkëmbimi” nderesh për votën e dhënë, ndryshe nga gjermanët e francezët, të cilët mbështesin kandidaturën novatore të suedezes Sahlin.

Qëndrimi i PS si anëtarë e IS është një çështje e brendshme e drejtuesve të saj me në krye Edi Ramën, por me siguri socialistët e ndershëm shqiptarë, sidomos ata që janë në favor të orientimit evropian, ndihen shumë keq kur partia e tyre nuk ndjek partitë socialdemokrate europiane, por rreshtohet me simotrat e saj afrikane e aziatike thjesht që Edi Rama të mbetet i 36 nënkryetar i kësaj organizate, ndërkohë që gjermanët deklarohen se nuk “bashkëjetojnë me despotët”.

Qëndrimi i Edi Ramës si zëvendës i Jorgo Papandreut, i cili ka humbur të gjitha postet politike në Greqi, është çështje e brendshme e PS, por votuesit shqiptarë me siguri ndihen shumë keq dhe të ofenduar kur mësojnë se ndërkohë që Rama qëndron në krah të Papandreut të gjithë liderët e socialdemokracisë europiane e konsiderojnë të pakuptimtë qëndrimin e tij në krye të IS dhe madje, nuk dëshirojnë të bëjnë as foto me të.

Qëndrimi i Edi Ramës është ofendues për votuesit shqiptarë, kur ai thërret në Tiranë kilianin Luis Ajala, “të palëvizshmin” prej 24 vjetësh në krye të IS, për të sulmuar liderin e maxhorancës dhe bërë thirrje për Edi Ramën kryeministër, ndërkohë që për shkak të manovrave të tij për të ruajtur postin e sekretarit të përgjithshëm, shkurtojnë kuotën dhe kalojnë në statusin e vendit vëzhgues (marrë nga gazeta ‘Panorama’).

genc maqedoni31.05.2013/01:55

Lidhja me Papandreun asht normale se edhe Berisha ka raporte goxha t'mira me greket, i dha detin atyre, sa per PapaNdreun, kryetari i levizjes Arvanite te Greqise ka deklarua se Papandreu asht Arvanit, ka qene edhe ne RTK te Kosoves nje emision, ky i kishte kerkuar Papandreut hapjen e shkollave shqipe per Arvanitet ndersa Papandreu ka refuzua, perndryshe edhe mbiemri NDREU eshte shqiptar shembull Ndre Mjeda ndersa parashtesa PAPA iu vehet ortodokseve te cilet babain ose gjyshin e kane prift

Pejoni29.05.2013/10:22

O Kaci,po harron se Edvin Kristaq Rama eshte me prejardhje vllehe.Zoti e ruajte Shqiperin nga ata qe nuk kanë gjakë te paster shqiptar.

Duraku nga Hasi28.05.2013/12:36

Kush po flet per Ramen,ish kryetari i podiumit popullor te kuvendit te shqiperis ne kohen e diktatures qe zevendsoj Ramizalin per 3 dite.O Kastriot te kesh turp une nuk e di si te eshte mundesuar publikimi ne ket faqe kur fare mire te njohim!