Gazeta Shqip: Kazani i koalicionit po zien

Ago Nezha
Publikuar: 15.04.2013 - 22:15

Partia Socialiste, me një elektorat të majtë të admirueshëm, deri në xhelozues për të djathtën, ndryshe nga herët e tjera, e mbyllur në një filozofi konservatore elitare, në këto zgjedhje, e ka kuptuar gabimin, se beteja fitohet duke i rreshtuar të gjitha forcat progresive në një front të përbashkët, për të përmbysur kundërshtarin. Paqartësisht, pakuptimisht dhe padrejtësisht, politika shqiptare etiketohet nga shumë pseudopolitikanë, pseudoanalistë, oportunistë të sëmurë, se ka një moral të ndryshëm midis së majtës dhe së djathtës. Çarjet, përçarjet, fyerjet, lëvizjet e lavjerrësve politikë të deputetëve nga e majta tek e djathta dhe anasjelltas, në ekstremet morale, nuk kanë munguar gjatë jetës parlamentare të mbi dy dekadave nën demokraci. Ka ardhur koha që t’i jepet fund dhe të korrigjohet prostitucioni politik i deputetëve pa moral, që me votat e elektoratit të majtë, shkojnë e flirtojnë tek e djathta, për të mbajtur në pushtet regjimin e Berishës. Ajo që harrohet dhe që është një politikë reale shqiptare, e provuar gjatë periudhës së pluralizmit, është se në Shqipëri nuk u arrit të instalohet një e djathtë potenciale, por luhet me parulla bajate në emër të së djathtës ideale. Po të kujtojmë dhe evokojmë fjalorin banal të liderëve, të djathtë e të majtë, konstatojmë se vokabulari i tyre është pasuruar me zhargone të reja, por jo me përmbajtje që shënojnë progres shoqëror. Jeta politike, në tërë rotacionin e pushteteve që kanë qarkulluar këto vite, ka provuar se kanë ndryshime esenciale në filozofinë e qeverisjes, midis asaj të ashtuquajtur e djathtë dhe të majtës shqiptare (kuptohet që në Shqipëri, nuk ka të djathtë, përderisa Partia Demokratike është ekstremisht kundër njohjes së pronës së ish-pronarëve legjitimë). E majta shqiptare ka provuar se është më tepër progresive dhe demokratike në qeverisjen e saj, me anë të meritokracisë dhe gjithëpërfshirjes të forcave politike progresive. Ndërsa “e djathta”, dukshëm është shpërfaqur si një kamp i grupuar në godinën që qëndron në këmbë, mbi katër shtylla të fuqishme që janë: “militantizmi, nepotizmi, klientelizmi dhe krahinarizmi”. Parimi i meritokracisë dhe bashkëqeverisjes është përjashtuar.Qëndrimi destruktiv i Partisë Demokratike, për heqjen e komisionerit të LSI-së nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është një provë tjetër që dëshmon se Berisha nuk ka hequr dorë nga marifetet e vjetra për manipulimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Reagimi i institucioneve ndërkombëtare, europiane dhe SHBA-së, për të mos e cenuar strukturën e Komisionit të Zgjedhjeve, janë një ogur i mirë, por që nuk duhet t’i besohet “ariut të kuq”, Berishës, që qimen e ndërron, por zakonin s’e harron.

E majta ka qëndruar në opozitë gjatë, për mungesë të moralit të liderëve të saj, që ia kanë dhuruar pushtetin të “djathtës”, për afera korruptive, të kësaj klase politike të degjeneruar. Koston dhe pasojat e privacioneve i ka vuajtur dhe po i vuan elektorati i majtë, që është hedhur në rrugët e papunësisë, i shpërfillur nga administrata e pushtetit të pushtimit, të qeverisë “Berisha”. Ky refleksion politik i së majtës, duke u grumbulluar në familjen e tyre politike, është një vetëkorrigjim i atyre aventurave që kanë kryer në kurriz të elektoratit për tetë vjet rresht, pa shfaqur as më të voglin pendim. Me sa duket Rama dhe Meta e kuptuan, apo i mësuan ta “kuptojnë”, se lufta brenda llojit është një vetëvrasje gladiatorësh politikë. Grumbullimi i partive dhe partiçkave, që kanë vetëm kryetar pa anëtarë, në vathën e së majtës, ishte një sinjal reflektimi, që Partia Socialiste e bëri publike në opinionin shoqëror. Ardhja e LSI-së në koalicionin e majtë, natyrshëm ka ngjallur debat për moralin e saj të dobët që manifestoi gjatë zgjedhjeve të kaluara. Por, duhet të harrohet e kaluara, si një ëndërr e keqe, e shëmtuar. Në politikë, nuk ka as dashuri e as armiqësi të përjetshme, por norma e parime, që korrigjojnë e rregullojnë funksionimin e një organizmi politik vital. Ftesa publike më e freskët, që bëri Edi Rama, mediatikisht, ishte oferta ndaj Partisë së Aleancës Kuqezi, për t’u bërë pjesë e koalicionit të frontit, për të rrëzuar pushtetin e pushtimit të shqiptarëve. Personalisht, këtë ftesë e quaj të motivuar, për vetë faktin se na bashkojnë idealet e shembjes së pushtetit vrastar të Berishës, që lideri ynë Kreshnik Spahiu, e ka vënë në shënjestër të strategjisë të gjithë luftës politike dhe misionit kombëtar, që ka kjo forcë e re progresive. Edhe protesta e 7 prillit ishte një manifestim mbarëkombëtar paqësor, popullor, që kishte në shënjestër rrëzimin e këtij pushteti vrastar, të korruptuar, që u ka zënë frymën shqiptarëve. Kazani i koalicionit të majtë po zien dhe është i hapur të pranojë të gjitha ato forca politike me profil kombëtar, që duan ta rilindin Shqipërinë me një fytyrë të re, për një të ardhme të shëndetshme.

Koha do të tregojë, sesa afër dhe larg jemi me njëri-tjetrin.



 

ismail berisha16.04.2013/06:59

ah sa me pelqeu ky shkrim vetem te hiqet vlersimi pak personal mund te flasim e drejta eshte e sovranit mos impono si shkrues ose si adhurues me pelqeu nuk ja mbaj anen as njenit perveq shqipris ne tevertet shqiptaris. po rritemi kemi investime kemi te mira krah botes e dua shqiprinkosxoven ma shum se qdo gje mos pe u ben rezultate te mira
rqani politika politik rrnofrt shqiprija mos na e helmoni njeriun e mirenaiv dhe te drejt. une shqiptar ti shqiptar krenari e per jetshme u ofruam me boten mos e shani njeri tjetrin pushteti eswhte i popullit karriga eshte e lakmitarit pa kompromis

rifat shala16.04.2013/05:18

Se pari kam nje kritike per kazeten shume te respektuar Koha Ditore,se nuk duhet te ju japet mundesi njerezeve mediatik qe bajn propagand politike per te majten per te ardhur ne pushtet,.S qdo njeri qe ka sy e vesh ka pare se qka bere e majta per shqiperin shekulli i 21 dhe ende nuk nau pat hequr epiteti "njerez me bishte"po te mos ishte PDja shqiperija ishte ende nder tutelen greke e serbosllave.Se sa nostalgjik eshte lideri i PSse per serbosllavet aij i pat dhuruar qelesin e tiranes artisti nacionalist qe u rendit ne krahun e millosheviqit ne luften e ish jugosllavise, por goran bregoviq si patriot per popullin e vet serb i dha nje shperblim nostalgjikut serbostalinist Edi Rames kengen "Kallashnikov" MU NE MES TE Tiranes.Nuk eshte e moralshme redaksi e nderuar keti neokomunisti kolumnist ti japni te drejten per te bere propagande politike gjeja duke e larguar edhe fajin nga koha ditore se gjeja paska shkruar nje ose nje editorial ne nje nga te perditshmet e shqiperise.E quan vrastare PD ani se edhe PD ka gabime po PDja jau kethej dinjitetin shqiptareve i beri aleat te gjithe botes demokratike na afroj me Ameriken qe si shperblim i kesaj te hapure erdhi edhe pavaresia e Kosoves PARAMENDO DY SHTETE SHQIPTARE si as kush ne ballkan po me siguri se Edi Rama me pijonet e vet vuajn nga kjo e arritur e shqiptareve se jau ka prishur apetitet e nostalgjikeve te tij grekeve,serbeve.E ti o zoti Neza ndoshta nuk po gaboj por me siguri je djali i ndonje buroisti qe kjo nuk ka dyshim i rexhimit te enver hoxhezs.