Mbi (keq)kuptimin dhe (keq)përdorimin e religjionit

Adriatik  Kelmendi Adriatik Kelmendi
Publikuar: 08.03.2013 - 20:01

“RELIGJIONI DHE nacionalizmi kanë shkaktuar luftërat e vdekjet më të mëdha të njerëzimit e njerëzit vazhdojnë t'i mbajnë si të shenjta!”

Ishte kjo një cicërimë që lëshova një ditë në rrjetin social Twitter teksa shikoja lajmet në CNN. Dhe, duke qenë të gjithë ne viktima dhe dëshmitarë të ideve të mëdha nacionaliste që çuan në luftën në Kosovë e edhe në shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë, menjëherë u përgatita që të merrja reagime në stilin “vetëm nacionalizmi i shpëton shqiptarët”.

Mirëpo, ajo që ndodhi, më befasoi jo pak. Asnjë reagim fare për nacionalizmin. Hiç. Por, plot, dhe me plot urrejtje, lidhur me – religjionin.

Me automatizëm përmendja e religjionit u ndërlidh me vetëm një religjion: islamin. Dhe, ndërlidhja e dytë, me luftërat dhe vdekjet që kanë shkaktuar “ateistët”, si Hitleri, Stalini e Mao Ce Duni.

Për mirësjellje, lëshova edhe një cicërimë tjetër: “Ta qartësojmë: 1) Kur them religjion, mendoj krejt fetë pa dallim. 2) Përveç religjionit e nacionalizmit, edhe ideologjitë kanë vrarë miliona.”

Sidoqoftë, si në shumë raste deri më tash, sa herë që dikush e thotë një mendim të pavarur lidhur me religjionin, vazhdojnë akuzat me gjuhë të urrejtjes.

E për nacionalizmin e ideologjinë asnjë reagim fare.

SI SHPJEGOHET KJO?

Nuk besoj se kam një shpjegim të qartë. Më tepër kjo qasje thërret në reflektim të përgjithshëm shoqëror.

Si ndodhi që në një vend të shkatërruar nga një luftë e nisur nga idetë e mëdha nacionaliste, të ketë më tepër tolerancë ndaj pikëpamjeve problematike liberale, sesa ndaj një vlere të cilën me mburrje e kishim thënë gjithnjë që e kishim, e që ka të bëjë pikërisht me tolerancën fetare?

Kam përshtypjen se me fokusimin e shoqërisë që të mos mbesim pre e atyre që ndodhën në luftë, hakmarrjes e urrejtjes, dhe të shikojmë nga e ardhmja, është shpenzuar shumë energji e para në atë që në gjuhën e organizatave joqeveritare është quajtur edukim mbi “marrëdhëniet ndëretnike” dhe “parandalimin e konflikteve”.

Mirëpo, gjatë kësaj kohe, shumë grupe të tjera interesi kanë shfrytëzuar mrekullisht mjerimin, varfërinë dhe traumën shoqërore të pasluftës për të imponuar agjenda të tyre, sidomos në fushën e religjionit.

Së këndejmi, në Kosovë kemi qenë dëshmitarë të përhapjes së sekteve të ndryshme të krishterimit, të panjohura më herët në vend, si dhe devijim nga ajo që është shquar gjithmonë si islam tradicional i shqiptarëve.

Tash, sigurisht për arsye se popullata shqiptare në Kosovë është në përqindjen më të madhe myslimane, prania e pikëpamjeve të ndryshme, shpesh radikale brenda këtij religjioni, ka filluar të bëhet gjithnjë e më dominuese.

Në anën tjetër, besoj se e tëra që duhet të bëhet në këtë aspekt është përpjekja e institucioneve të shtetit tonë, i cili është laik, me grupet që ngrenë zërin për çështje të religjionit.

Gjithsesi se me anë të edukimit dhe diskutimit të hapur do të mund të adresohen edhe pikëpamjet ndryshe, por asgjë nuk do të mund të arrihet në qoftë se problemet në rritje do të mbahen nën tepih.

Deri më tash, fatkeqësisht, kemi parë kalkulime të tmerrshme dhe qyqare të subjekteve tona politike kur bëhet fjalë për diskutimin e çështjeve të fesë - me ndonjë përjashtim të rrallë – domosdoshmërisht të lidhura me frikën e tyre se këto qasje jopopuliste do t’u hakmerren me vota në zgjedhje.

Mirëpo, mjafton që dikush të hyjë të hulumtojë së paku nëpër forumet e ndryshme në internet, ku shkruajnë pa dorëza shumë njerëz të përkushtuar të fesë, dhe të shihet se sa pak tolerancë dhe gjuhë të urrejtjes ndaj të gjithëve që mendojnë ndryshe ka nga disa aty.

Së fundi, edhe njerëz që kanë dështuar të arrijnë pushtetin edhe gjatë kohës së luftës, e edhe pas saj, me angazhimet nëpër parti të ndryshme, tash duket se kanë gjetur hapësirë për depërtim përfundimtar, duke (sh)përdorur për nevoja të veta zërin e frustruar të disa grupeve që ndihen të nëpërkëmbura në aspektin e të drejtave fetare.

E dhimbshmja është se shpesh në situata dhe shoqëri në transicion, si kjo e jona, dalin në sipërfaqe individë e grupe njerëzish, që synojnë përmbushjen e agjendave personale duke gjetur hapësirë në përkushtimin e sinqertë të të tjerëve.

Radikalizmi religjioz, pa dyshim, do të jetë një problem me të cilën shoqëria kosovare pashmangshëm do të duhej të ballafaqohej, në mënyrë që të mos jetë dikur vonë.

Jo me injorim, por me edukim, thirrje për tolerancë e mirëkuptim.

Apo, s’janë këto virtyte me të cilat gjithmonë jemi krenuar si popull?

GABIMET DHE PASOJAT e pariparueshme për një shtet dhe për një shoqëri shpesh ndodhin edhe nga individë dhe grupe që mendojnë se po përpiqen për të mirën e përgjithshme. Por, që shpesh harrojnë se liria e tyre për çfarëdo angazhimi mund të cenojë lirinë e tjetrit, e kjo të hyjë në spirale të paparashikueshme.

Apo, siç e ka thënë Slavoj Zhizhek, filozofi slloven me renome botërore:

“Njerëzit e këqij bëjnë gjëra të këqija, dhe gjithmonë i kanë bërë. Mirëpo, janë njerëzit e mirë ata që bëjnë gjëra të tmerrshme, duke menduar se po bëjnë diçka të mirë”.

Sigurisht se Zhizhek e ka pasur fjalën edhe për ata "njerëz të mirë" që kanë përdorur nacionalizmin, religjionin e ideologjinë për të bërë diçka të mirë, por që fatkeqësisht kanë përfunduar në nxitjen e luftërave dhe vdekjeve më të mëdha të njerëzimit.



adriatik@kohavision.net

Twitter: @adriatikk

arta21.03.2013/21:19

sa shkrim i bukur adriatik dikur mburresha si shqiptare thoja i vetmi kombi ime kur nuk ka patur lufte fetare derisa edhe gjermanet kishin patur ndersa sot turprohem kur i shoh disa shqiptaret per interesa te veta i blejn rinin shqiptare i shendrrojn ne taliban jan gati dhe luft te shtin shqiptaret vetem e vetem qe te vin ne pushtet

Fjala17.03.2013/00:08

Përshëndetje i nderuar Adriatik...


Religjioni

Njeriu kur është filluar në të menduarit e ti ka besuar në diçka të cilën tani po e quajmë dhe po e ndajmë religjion. Ana fetare është tepër e ndjeshme, ajo është anë shpirtërore, morale dhe ruajtje dhe besim. Luftëra të mëdha kanë ndodh në të kaluarën për arsye të fes, por mos harroni se dikur bota para mija vjetësh ishte në errësirë dhe ishte e vetmja feja e cila e nxori nga errësira.
Diplomacia dhe rruga e vetme fetare e ndaloi varrosjen e vajzave për se gjalli.


Nacionalizmin

Edhe ky term ka sjell mjaftë gjak, por ky nuk mban edhe aq anë shpirtërore sipas mendimit tim më shumë lidhet më anën qeveritare, materiale dhe ... rieriste. Por ka sjellë gjak edhe nacionalizmi. Nga ky term vie edhe racizmi ka qen një problem që ka shkaktuar vdekje të përgjithshme në glob, dhe ka përfunduar më mija e mija viktima të pafajshëm civil.


Po, është shumë e vërtetë që sa herë përmendet religjioni, përmendet dhe lidhët debati më fenë islame, sepse me njëherë kujtohet ligji i sheriatit dhe shumë kënd ky ligj i sheriatit e frikon.
Unë jam i bindur që Kosova nuk është fare ka rrezikohet nga radikalizmi islam, sepse ai në Kosovë nuk ekziston, kështu që Kosova nuk është në rrezik. Të ashtuquajtur ata që shikojmë çdo ditë që bëjnë atentate dhe vetë ... sje në emër të islamit ata nuk e përfaqësojnë islamin. Islami nuk është gabim por disa mysliman janë gabim.

Sa herë që përmendet religjioni përmendet islami.
Feja e vetme e drejt e argumentuar dhe e shumë luftuar historikisht nga ateistët, çdo gjë që është e drejtë, është edhe e gjykuar. Arsye pse luftohet shumë islami ka shumë

1.Në librin e myslimanëve shkruan se islami do ta marr botën dhe do ta udhëheq.

2.Në disa libra krishtere flitet për të krishterët do jen të shpëtuar atëherë kurë të ndodh luftëra në të ardhmen në lumin UFRAT në mes të Sirisë, Irakut dhe Turqisë.


3.Ndërsa gjak është ka derdh edhe kisha e pagëzimit që tani i ka ngritur mbi 40.000 kisha në të gjithë botën, dhe mbi 8 milion njerëz janë në gjendje të vdesin për të realizuar qëllimet e tyre ose siç e quajnë ata toka e premtuar dhe thonë do të bëjmë tokën e kryqëzimit.


4 . Një duhet kuptuar se sot ushtrohet goxha dhunë, burgosje dhe ... sje në lindjen e mesme mbi myslimanet. Në botë zjarrit janë duke i hidhur bëzin dhe më bëzin nuk fiket zjarri por ai ndizet më shumë. Sot më shumë se kurrë është duke u bërë lufta për dy qëllime njëra për religjion dhe për pushtim. Thirren shumë shtete në emër të demokracisë dhe ... sin po ashtu në emër të demokracisë.

Ka shumë arsye për këtë temë, për religjion.

Më fal në radhë të parë që të kam shkruar, desha thjesht dhe të shkruaj pak një mendim të vogël për temën tuaj të publikuar, por ndoshta më shkrim nuk kam mundur ta shkruaj atë qe e kisha thënë më fjalë.

Fjala

Bardhi09.03.2013/18:25

Teme e rende, Adriatik!
Personalitsht e kam pas te veshtire te kuptoj se fete jan prodhim i njeriut! Ngase, qe nga femijeria me kan mbushur koken me fe duke me frikesuar se po s'besova ne fe, po nuk e fala namazin, agjeru Ramazanin, etj, do te shkoj ne ferr!
Mendoj qe shumica e njereze pa kurrnje far analize, qe eshte cudi, behen paranoid duke iu kundervyer te tjereve qe mendojn ndryshe.
Me erdhe mire qe ke fillu me keto shkrime tejet te arsyeshme dhe te nevojshme, ndoshta dikush me casje toleruese, fillon te zbuse qendrimet primitive, jotoleruese!
Fete jan fatkeqesia me e madhe qe i ka ndodh njerezimit! Pa fe, do te kishim nje bote me te mire, me humane.

Adri09.03.2013/15:49

Sinqerishte, ne njihemi si popull me tolerancë fetare, dhe shpresoj kjo të mos humbas. Ekstremizmi fetar aspak nuk na duhet të nderuar Miq. Neve na duhet punë institucionale intenzive drejt normalizimit të gjendjesë jetësore në Kosovë. Ne në Kosovë jemi duke mbijetuar me të ardhurat që marrim, po flas për shumicën. Ndërsa një pjesë tjetër e popullatës që posedojnë pozita kyqe me të ardhura mujore më bujshme, ata jetojnë një jetë më të mirë. duhet ta cekim se radikalizmi, ekstremizmi fetar kanë shkaktuar gjithmon konflikte si dhe në vazhdimëi. Të moskeqkuptohet i nderuari z. Adriatiku, sepse sinqerisht do ketë probleme shumë shumë të rrezikshme në të ardhmën. Ata njerëz që dëshirojnë këto ide ekstremiste le të ikin në vendet ku preodikohen format e tilla, ku edhe do të këaqen me to. Deri para pak kohësh të gjithë flisnin mirë për Heroin tonë kombëtar Skenderbeun, ndërsa sot dalin dhe flasin fjalë koti të pabaza për të dhe familjen e tij. Sa turp! Me respekt për njerzit me vizion.

Sahit Hyseni09.03.2013/09:44

Shum teme e qelluar dhenje paralajmrim per rrezikun shum real qe na kanoset neve si popull.Por mendoj se duhet edhe me konkret te demaskohetky qellim i mbrapsht i ketyre egersirave qe me agresivitet te madh po deporton ne shoqrine ton.Nje ideologjie te till duhet kundervu me metoda te njejta qfare perdoren ata,pra duhet demaskua ne qdo kohe dhe ne qdo vend rreziqet dhe damet qe do ti pesojm si vend dhe si popull.Duhet reaguar edhe me ligj dhe pamshirshem sepse keto ide dhe veprime te tyre jan antiligjore dhe antinjerzore dhe nuk duhet lejuar qe te merremi me pasoja,sepse pasojat per ne munde te jen katastrofale dhe te pariparueshme.

TRUNGU09.03.2013/07:59

Adriatik mire e ke se nacionalizmi dhe radikalizmi fetar ne te shumten e rasteve kan sjelle lufta dhe kuptohet vdekje te shumta,mirepo nese flasim per nacionalizmin e shqiptareve te Kosoves eshte tregu i sukseseshem ne perpjekjet per liri por nuk duhet te ushqehet aq shume nacionalizmi qe te arrije ne nje shkalle te radikalizmit dhe te shkaktoj dame ne shoqeri dhe vendit.Radikalizmi fetar eshte krejtsisht i pa nevojshem dhe i demshem sidomos per ne shqipetaret qe jemi shumice duhet te jemi tolerant ndaj feve sikur qe kemi qene gjithmone se edhe ashtu iu takojm tri besimeve por ZOTI iu fali gjuhen shqipe me fole e mu marre vesh dhe ta rrespektojme si te shenjete se edhe e shnjete eshte per ne.

kalimashi09.03.2013/06:14

Me vjen shume keq ,nga kjo qe po zhvillohet rreth Fese ne Kosove.Respekt per cdo Fe,por Njeri nuk ka te drejte ti imponij bindjen e tij Fetare te tjereve.Nese une Besoj ne nje Fe te caktuar,aspak nuk kame te drejte te lendoj,Akuzoj,fyej tjetrin ,ngase ka besim tjeter,apo i njejti Besim Fetar,porjo ashtu si une mendoj.Me keqeardhje them kane marre ca Fetare ate te drejte edhe te urrejne te tjeret qe "jane "si ata.Kujdes Populli yne,Prinderit tane jetuan me Shekuj se bashku,pa marr parasysh dallim fetar.

vali08.03.2013/22:56

Adriatik,un i percjelli shumicen e emisioneve tua,shumicen e rasteve dukesh kritik me vend,po nganjehere edhe jo,nese thua se religjiozet perdorin gjuhe te urrejtjes ndaj mendimit ndryshe,nese je i sinqerte ne ato qe ke shkru,kur postohet ndonje shkrim per fene neper portale e kemi pa se kush fyen ma shume,kush e perdor gjuhen e urrejtjes me teper,pse sje bo realist me qortu edhe kete dukuri,e dijme cfar gjuhen perdorin afetaret,e mos e thuaj te kunderten,edhe ne kete portal edhe ne portale tjera mue personalisht me ka ndodh kam komentu me gjuhe te bute pa fyerje per tjert vetem se ekam shpreh mendimin ndryshe sme jane publiku komentet,a komentuesve qe i kan fy njerzit,apo dicka nga feja islame ua kan publiku,sa i perket keqkuptimit dhe keqperdorimit te religjionit afetart gjithmon manipulojne me kete.Nje shembull nga Egjipti.Kush i fitoi zgjedhjet.Muslimanet,pse pra opozita laikeshumica deri dje pjese e regjimit te Mubarakut po shkaktojn trazira?pse spe respektojne vullnetin e shumicesNe Kosove po shihet qe ngritja e zerit po behet per shkak te shkeljes se te drejtave fetare,keto dyja shume kan dallim,

Bledi08.03.2013/21:21

Artikull shume me vend Adriatik. Edhe un jam i mendimit qe temat permbi religjionin politik vs religjionin shpirteror jane duke u injoru nga institucionet e shtetit dhe sidomos nga shkollat tona, duket fillu prej nivelit me te ulet te arsimimit.

Ashtu edhe qysh ti e ceke, shumica e njerezve kan frike te rrokin temen e religjionit sepse esht ba e rrezikshme per "mendimin ndryshe" per religjionin.

alban shkodra08.03.2013/21:08

Gabim eshte te barazohet radikalizmi islamik me ekstremizmat e religjioneve te tjera. Krahaso c'shkakton islamizmi e cka krishterimi Perendimor.

HAGJIJA NGA GJERMANIJA08.03.2013/20:53

Zoti te shperbleft, boll mir pe din se naj kan prish edhe Fejen