Lugina e Preshevës dhe veriu i Kosovës

Augustin Palokaj Augustin Palokaj
Publikuar: 22.01.2013 - 20:19

Një ndjenjë e indinjatës dhe e pafuqisë na ka kapluar të dielën herët në mëngjes, kur forcat e xhandarmerisë serbe hoqën lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë. Kemi menduar se nuk do t’i shohim më skenat e policëve të armatosur deri në dhëmbë me veshje speciale. Dhe kësaj radhe ajo polici veproi sipas urdhrave të ish-zëdhënësit të Milosheviqit, Ivica Daçiq, tash edhe kryetar i Qeverisë së Serbisë, por edhe ministër i Brendshëm, me të cilin kryeministri i Kosovës në Bruksel ha e pi dhe bisedon për të normalizuar raportet.Pafuqia jonë duhet të kuptohet. Kosova, e edhe më pak Shqipëria, nuk kanë mundësi të ndihmojnë shumë. Nuk ka ndonjë kapacitet Kosova për të vepruar, ndërsa Shqipëria as nuk e kupton situatën e as që ka kohë të merret me ndonjë gjë tjetër pos zgjedhjeve. Pra, nuk ka hapësirë për të kritikuar qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë pse nuk kanë dërguar forca të armatosura në Luginën e Preshevës për ta mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve. Ajo që është e papranueshme janë deklarimet boshe me patriotizëm të rrejshëm dhe kërcënimet e politikanëve nga Prishtina dhe Tirana. Ato as nuk e frikësuan Serbinë e në anën tjetër i nxorën politikanët shqiptarë si joseriozë. Madje, edhe mentorit kryesor të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë filluar t’i shkojnë në nerva retorikat nacionaliste, sidomos të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Dhe këtë nuk e fshehin më dhe amerikanët e thonë publikisht. Nuk është hera e parë që liderët shqiptarë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, japin fjalë të mëdha, të cilat vetë e dinë se nuk mund t’i mbajnë. Madje, duket naive se si në bashkësinë ndërkombëtare shqetësohen për këtë fjalor, sepse retorika nacionaliste nga ta nuk është e sinqertë dhe në të njëjtën kohë është e dëmshme. I nxjerr edhe më joseriozë liderët politikë shqiptarë. 

E liderët e Serbisë e bënë atë që thanë. Asnjë befasi nuk pati në veprimet e Serbisë. Ndërkohë, në Bruksel për këtë qeveri të Serbisë thonë se „është serioze dhe nuk ka dallim në mes të asaj që thotë dhe asaj që bën“.  

Tash u mbetet qytetarëve të Serbisë dhe opinionbërësve që të vendosin se cili prej politikanëve në Beograd ka më shumë merita për heqjen e lapidarit të „terroristëve shqiptarë në Serbi“, a ka më shumë merita kryeministri Ivica Daçiq ( i cili UÇPMB-në e krahasoi me “Al Qaidan”, duke thënë se „nëse në Amerikë nuk mund të ketë përmendore të ‘Al Qaidas’, nuk mund të ketë as në Serbi të terroristëve“, apo ministri i Mbrojtjes dhe „zëvendëskryeministri i parë“ Vuçiq, i cili gjatë vizitës kësaj zone u zotua se do të hiqet përmendorja e UÇPMB-së. Tash në Serbi, së paku përkohësisht, mund të mburren se si atje „funksionon shteti“ dhe se „në tërë territorin e vendit sundon dhe respektohet ligji“.

Ajo që duhet thënë për tensionet në Luginën e Preshevës është se, siç duket, Serbia ka pasur edhe bekimin e bashkësisë ndërkombëtare për të hequr lapidarin e UÇPMB-së. Në BE për këtë problem kanë thënë se „është çështje e brendshme e Serbisë, e cila duhet të zgjidhet sipas ligjeve të Serbisë, duke pasur parasysh që të mos nxiten tensione të reja të panevojshme“. E pasi që Serbia heqjen e lapidarit e ka quajtur si „respektim të ligjit“, deklaratat e tilla mund të konsiderohen edhe si mbështetje për veprimet që i ndërmori Serbia vetëm dy ditë pas dialogut më të gjatë deri më tash në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij nga Serbia, Ivica Daçiq.

Keqardhje më të madhe megjithatë duhet pasur për shqiptarët në Luginën e  Preshevës. Ata i shohin nëpër rrugët e tyre policët serbë të armatosur deri në dhëmbë. Ndërsa deklaratat guximtare të politikanëve shqiptarë i shohin në televizor, por kur dalin në rrugë e shohin se realiteti  është ndryshe. As Tirana e as Prishtina nuk mund t’u ndihmojnë shumë. Për fat të keq nuk mund të ndihmojnë as në aspektin diplomatik e politik. Kjo për shkak se strukturat e korruptuara, të lidhura me krimin e organizuar, të akuzuara për një gjë të tillë edhe nga vendet mike të shqiptarëve, e kanë hall se si ta mbrojnë veten dhe nuk kanë as kohë e as mundësi të kujdesen për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë apo Kosovës.

Kur është fjala për Luginën e Preshevës është menduar se Kosova do të mund ta shfrytëzonte si vegël për reciprocitet ndaj Serbisë. Në rast se do të vinte deri tek ndarja e Kosovës, atëherë do të mund të flitej për shkëmbim territoresh, sipas së cilit veriu i Kosovës do t’i bashkohej Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës Kosovës. Edhe gjeopolitikologu i njohur kroat, prof. dr. Radovan Paviq, në një analizë të gjatë e kishte përmendur këtë si zgjidhje për të cilën duhet menduar, duke mbrojtur edhe idenë për bashkimin e trojeve shqiptare në një „Shqipëri normale“. Mendohej se në rast se serbët në veri do të kenë një status special në Kosovë dhe lidhje të veçanta me Serbinë, e gjithçka po shkon në atë drejtim, atëherë do të kërkohej e njëjta gjë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Por kjo nuk po kalon dhe Serbia ka arritur të bindë bashkësinë ndërkombëtare se Lugina e Preshevës është çështje e brendshme e Serbisë dhe se nuk mund të bëhen paralele me Kosovën. Kjo për shkak të „realitetit në terren“.  Kosova nuk ka policë dhe institucione të veta në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka institucione të veta në veriun e Kosovës. Beogradi me institucionet e veta, me policinë dhe ushtrinë, mund të bëjë çfarë të dojë në Luginën e Preshevës, ndërsa Kosova policët dhe doganierët e vet në pikëkalimet kufitare me Serbinë mund t’i dërgojë vetëm me helikopterë të EULEX-it dhe nuk ka qasje fare në veri.  

Edhe për bashkësinë ndërkombëtare Lugina e Preshevës është „çështje e brendshme e Serbisë“, ndërsa për veriun e Kosovës nuk kanë thënë asnjëherë se është „çështje e brendshme e Kosovës“. Prandaj pushteti i Serbisë bën atë që do vetë, pa e pyetur askënd në Luginën e Preshevës, ndërsa Kosova duhet për situatën në veri të vendit të merret vesh me Qeverinë e Serbisë. Në delegacionin e Kosovës në Bruksel, në atë dialogun në nivele teknike dhe të ekspertëve, nuk marrin pjesë pjesëtarët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa në delegacionin e Beogradit marrin pjesë përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës. Dhe këtë e kanë pranuar përfaqësuesit e Kosovës në këta dialogë, si kryeministri Thaçi në dialogun e nivelit të lartë politik, ashtu edhe Edita Tahiri në dialogun teknik. Në këtë dialog nuk flitet për çështjet e brendshme të Serbisë, por flitet për çështjet e brendshme të Kosovës.

Duke pasur parasysh pafuqinë e politikanëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, ajo që më së shumti mund të bëjnë këto dy shtete për vëllezërit në Luginën e Preshevës është solidariteti i qytetarëve me ta.

 



 

Dini4524.01.2013/22:43

Oooo... Shefik Halili, po pse bre burre po shitni mend. Po i cili burreshtetas, na e thuaj te lutem, ne nje shtet, sic eshte ky i yni ne embrion, pa ushtri dhe pa armatim nen mbikeqyrje te atyre qe me aq perkushtim e ledhatojne Serbine qe nga Bizmarku e deri ne ditet e sotme do ia dilte asisoji sic kerkoni Ju? Dhe, ne fund shkruani... "po nuk kemi asi Burreshtetas". Mosni or burre, mosni se, ketu neper dhoma te ngrohta eshte shume lehte me fole e me renkua se nuk paskemi nje burreshtetas te tille. Realiteti eshte krejt tjeterfare, o Shefik dashamiri e, ate realitet e dijme seicili nga NE pa krihe nuk fluturohet,jo! Ne vend qe te kemi mirekuptim per njeri tjetrin edhe ne keto situata te veshtira, Serbia po i arrine dy qellime po e bene demin, sepse e ka forcen e besa edhe perkrahjen e, nga ana tjeter, edhe po ia arrine qe te na hasmoje ne mes vedi. Sepakut, nga kjo e fundit mund ta kursejme njeri tjetrin, duke mos fole "qyfte".

Shqiptaret KUKAVICA23.01.2013/14:23

Lugina e preshevës ësht teritor serb!
dhasht zoti të bëhet teritor shqipëtar

por, përderisa ëhst teritor i serbis atëher ësht e padrejt që të marohet ndonjë bust i atyre që kan shkrepur zjarr kundër serbëve.

ne shqiptarët na rrahin shkit n mes t kosoves e mundohemi me shit trimni ne serbi

Leni morr budallaqet se na e muret ftyren po shqiptari asht populli me i dobet ne bot dhe populli ma frikacak ne bot , vetem me i fut grat e fmit ne luft fitojm perndryshe jemi kukavica

agim sopi23.01.2013/13:34

Gjerat do te fillojne te kuptohen me mire atehere kur te sqarohet se
1. Shqiptaret Shqiperia e Kosova jane shume shume te dobet ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht.
2.Shqiperia e Kosova nuk jane faktore me rendesi ne Ballkan. Perkundrazi , e gjithe bota i trajton si plotesisht te parendesishem ne rrjedhat diplomatike, ekonomike dhe ushtarake.
3. Shqiperia dhe Kosova nuk paraqesin kurrfare rreziku per askend, duke e marre per baze pafuqine e tyre ekonomike dhe ushtarake.
Dhe si konkludim , qfare eshte dashur te beje Shqiperia dhe Kosova ne mbrojtje te lapidarit ne Presheve. Pergjigja eshte asgje , sepse nuk kane mundur ama bash asgje te ndermarrin.

Xhevdeti23.01.2013/13:05

Veriu i Kosoves dhe Lugina ,po na mbetet as te Hata dhe as te Fata.

Atdhe23.01.2013/09:55

Prrontoooo, qy raport hehe, si ke kalu, a hoqe keq, kqyre se nje daj temin se kemi rahatu hala, deri sa merremi me kesi far pisllaqe si kemi punt mir asnjeher

qadra23.01.2013/09:41

Si ke pasur guxim per nje shkrime te qelluar kur dihet se diktatori i qeveris se serbis dhe k...... te vet ne kosove munden te ndrrmarin masa te ashpra ndaj gazetarve te tille. BRAVO AUGUSTIN.

Driton Bakija Gjakove 23.01.2013/09:27

Shkrim i mire nga ,Augustin Palokaj.

TRUNGU23.01.2013/09:14

Eshte per shume keqardhje dhe ta kepute shpirtin gjendja e shqipetareve ne Luginen e Presheves kur ne televizor shohin policet e serbis ne rruget e tyre por edhe deklarata patriotike te politikaneve te Kosoves dhe te Tiranes vetem ne televizor por ne rruge shohin vetem policet serb qe eshte gjendja reale.Augustini shume ne menyre reale e ka pershkru situaten ne Presheve,Kosove,Tirane dhe veriun e Kosoves si dhe qendrimin e bashkesis se nderkombtareve rreth problemit te lugine se Presheves dhe veriut te Kosoves.Nga ky shkrim shihet kjarte se udheheqesit ton politike nuk veprojne me vend dhe me kohe ne momente te caktume.Thote nje fjale popullore a ma mire te kesh apo te dijsh pergjigjeja eshte ma mire te dijsh se me dije e bene ate qe nuk e ke,kurse te kesh e mos te dijsh e humbe ate cka e ke.Si po duket politikanet shqipetar kan por...edhe nuk munde te i dalin zot punes dhe me deklarata shterrpe mundohn ta arsyetojne pozitat e tyre.

rifat hyseni23.01.2013/00:04

Me bugjete qe i ka nda qeverija e kosoves per anen veriore jan blejt krejt pronat e shqiptarve a ne kontrata kan cekur se keto po i blen qeverija e serbis krrojn ejt kjo esht rren a tash dijalogu po jau mundeson edhe doganagt ti shfrytzojna ata dhe barikadat nuk i hiqin fare ton nuk guzojn prej nedrkomtarve te dermeerrin ase me ligje a nderkomtaret po i mbojn si psh kryqin te kerrshi i dudes ne mes te rruges ose per qdo veprim shqiptaret po nzanen menihe a shkiet kurr nuk nxinen a koj esht drejtsi e evropes a

arsim pr22.01.2013/23:21

shkrim me vend i zr.palokajt qeverit tona si ajo e shqiperis dhe kosoves jane te zhytura ne korrupcion.qeveria kosoves eshte e zhytur ne korrupcion deri ne fyt qdo ministri ,qdo komune kan lende neper gjykata per hajni nga ana e zyrtarve te larte. ku ke pa ne bote me i marr parat e gatshme prej buxhetit e me i pervetsu per nevoja personale turp turp .dacici kreu punen e vet tha kam me largu e largoi kurse keta hajnat e qeveris te dielen mezi jan qu prej gjumit te dielen.aty ku vidhet shteti dhe populli nuk ka perparim.daqiqi i nuhati dy qeverit tona qenet qe lehin nuk kafshojn.

agim jashari22.01.2013/21:10

qeveritaret tan nuk kan as dije e as guxim

shefik halili22.01.2013/21:09

Per z.PAlokaj nji porosi I nderuar ,pasi qe jeni ne vendin ku zhvillohen shum takime njehere a bon ta parashtroni nje pytje per zoterit nga Beogradi .sepse shpesh pe bajn
UQPMBne organizat terroriste.
CILI SHTET NORMAL siq serbia pretendon SE ESHTE Nenshkruan marrveshje me terroristet Siq e ka nesnshkruar qeberia e Serbise me UQPMBne Mrveshjen e Konqulit pershendetje dhe faleminderit

shefik halili22.01.2013/21:00

shqiperia ne nato e nato ka qen garantus i paqes marveshja e Konquklit a ka kerku shiperia ndonjehere permes Natos me u zbardh atentati mbi komandan LLeshin ,apo a ju permbush pikat e marveshjes se lartecekur. dej kur ne shqiptaret do te flem esiperdorim mekanizmat ne t cilit jemi pjesmarres direkt. edhe duhet meu mesu prej Serbeve
Ultimatum disa dit me i liru rrugt me i hjek barikadat,pas afatit shteti me i shkatrru ato barikada ,emi ba t fala Daciqit shteti i kosoves vepron me ligje e mefuqi ne teritor t vet .po nuk kemi asi Burreshtetas.