Lëreni Kosovën të qetë, tiranë të Tiranës!

Enver Robelli Enver Robelli
Publikuar: 16.01.2013 - 19:33

Në prag të pesëvjetorit të realizimit të ëndrrës së madhe, pavarësisë së saj, Republika e Kosovës gjendet në fokus të politikës së brendshme të një shteti fqinj - Shqipërisë. I frikësuar se mund të humb pushtetin (gjë që në një vend demokratik do të ishte një zhvillim krejt normal) Sali Berisha, kryeministër i një shteti me skenë politike jonormale, po përpiqet me ngulm që Kosovën ta bëjë temë debati në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Nganjëherë tentohet që të krijohet përshtypja se më 23 qershor jo vetëm që do të fitojë Berisha me kamarillën e tij, por me një harxh do të bashkohen Shqipëria e Kosova dhe më 24 qershor Hashim Thaçi do të shkojë në ekzil si kryetar i një qeverie të një vendi të aneksuar.

Para se të piskasin kreshnikët e torishtës politike dhe patriotët me mentalitet opingash duhet thënë shumë qartë: po, përkundër përkatësisë së njëjtë etnike të shumicës së qytetarëve të tyre, Shqipëria dhe Kosova janë - vende fqinje. Shqipëria e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Madje që në fillim të epokës së Ibrahim Rugovës para dy dekadave, pastaj - për herë të dytë - Tirana e ka pranuar pavarësinë e Kosovës menjëherë pas 17 shkurtit 2008. Edhe Kosova e njeh Shqipërinë si vend të pavarur. Udhëheqjet e të dy shteteve së paku në mënyrë deklarative kanë shpallur si synim integrimin në Bashkimin Evropian, duke respektuar kufijtë aktualë në Evropë. Shqipëria është pranuar në NATO pasi ka garantuar se respekton kufijtë rajonalë dhe rregullat e Aleancës Veriatlantike. Kosova ka fituar pavarësinë pasi me Kushtetutë ka garantuar se nuk ka ambicie t’i bashkohet ndonjë shteti tjetër. As Sali Berisha, as Hashim Thaçi, as Albin Kurti, as popullisti me bateri të dobëta Kreshnik Spahiu nuk patën protestuar, kur ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 27 gusht 2010 deklaroi: “Pavarësia e Kosovës e ka përmbyllur kapitullin e vendosjes së kufijve dhe copëtimeve në territorin e ish-Jugosllavisë. Harta e Ballkanit Perëndimor është përcaktuar përfundimisht. Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial janë fakte”.

Pas këtyre fjalëve të qarta si kristali Lëvizja Vetëvendosje nuk doli në rrugë. Pothuaj të njëjtat fjalë Westerwelle i kishte thënë më parë në Beograd, para atyre politikanëve serbë që me zjarr e vrull retorik e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, pavarësia e Kosovës është realitet, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është i qartë, harta e shteteve pasardhëse të ish-Jugosllavisë është përcaktuar. Para se të bërtasë “bashkim, bashkim” Sali Berisha duhet të kërkojë takim me kancelaren Angela Merkel për të diskutuar këtë çështje, sepse, siç dihet, pa gjermanët sot dhe në dekadat e ardhshme në Evropë askush nuk mund të marrë një vendim të rëndësishëm. E vërteta e hidhur është se as Berishën, as Thaçin tani për tani nuk i pret askush i rangut të lartë në Berlin. Edhe sikur t’i priste dikush, atëherë ata do të dëgjonin apele të tharta për të luftuar krimin e korrupsionin, për të ndërtuar shtetin ku sundon ligji dhe ku shporren klanet nepostiste dhe mafioze, të cilat kontrollojnë resurset kryesore të shtetit, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë. Për përralla që lidhen me “bashkimin e trojeve shqiptare” nuk ka veshë askush as në Berlin, as në Bruksel.

Faktet nuk mund të mohohen, as ekzistenca e shtetit të Kosovës: Prishtina ka ambasador në Tiranë, policë dhe doganierë në kufi me Shqipërinë, targa të veta për automjete, sistem të veçantë politik, gati 100 shtete e kanë njohur Kosovën si të pavarur, Kosova është anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, madje edhe ambasadorët e atyre vendeve që s’e kanë njohur Kosovën i ftojnë diplomatët e Kosovës në organizime të ndryshme.

Edhe Shqipëria e ka ambasador në Prishtinë, i cili pothuaj për çdo ditë i mban leksione pseudopatriotike qytetarëve shqiptarë të Kosovës. T’i mbash leksione shqiptarëve të Kosovës për shqiptarizëm e patriotizëm, për sakrificë, për atdhe e për vetëmohim është njëjtë sikur t’i tregosh Steve Jobsit në botën e përtejme se çfarë merita ka pasur për suksesin e markës Apple. Para pak ditësh ambasadori i Tiranës në Kosovë u shfaq në televizion i rrethuar me disa të ashtuquajtur “veteranë të UÇK-së” dhe tha se “UÇK nuk ka bërë krime”. Së pari: një vlerësim i tillë nuk është në kompetencën e asnjë ambasadori. Së dyti: fakti që UÇK ka luftuar për lirinë e Kosovës assesi nuk i amniston disa pjesëtarë të saj, të cilët gjerë e gjatë kanë torturuar dhe vrarë shqiptarë, jo pse ata ishin kundërshtarë të çlirimit apo bashkëpunëtorë të Beogradit, por pse ishin rivalë politikë dhe më të popullarizuar në popull. Së treti: para se ambasadori i Tiranës në Prishtinë të na tregojë broçkulla për patriotizëm e për UÇK-në do të ishte mirë që ai ta bindte qeverinë e tij të ndihmojë në zbulimin e personave që themeluan dhe “mirë”mbajtën burgun në Cahan (Shqipëri veriore), ku, mes tjerësh, u torturuan edhe patriotë të mirëfilltë të Kosovës. Faji i tyre i vetëm ishte se mbështesnin Lidhjen Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugovën apo qeverinë në mërgim të drejtuar nga Bujar Bukoshi. Aq skandaloz është bërë ambasadori i Tiranës në Prishtinë, saqë politikanë të nivelit të lartë në Prishtinë thonë: “Ky i ka shkelur të gjitha rregullat diplomatike”. “Është bërë i padurueshëm”. “Do të ishte mirë që dikush t’i thoshte Sali Berishës: ‘Largoje se nuk po sillet si diplomat, por si aktivist mitingjesh’”.

Kosovës i duhet mbështetje jo vetëm nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Turqia etj., por i duhet përkrahje edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, në mënyrë që të gjejë vendin në mesin e shteteve stabile të rajonit. Më së paku, ndërkaq, Kosovës i duhet përkrahja nga politikanët mesjetarë të tipit të Dashamir Shehit, i cili flamurin e Kosovës e quan leckë. Aq më pak Kosova është e gatshme të dëgjojë përralla patriotike nga tipa si Aleksandër Frangaj, i cili në vitet 90-të ka qenë njëri nga flamurtarët e shumtë të fushatës mediatike në Tiranë kundër shqiptarëve të Kosovës. Gazeta e tij “Koha jonë” i quante sulmet e UÇK-së aksione terroriste si në Korsikë. Frangaj sulmonte presidentin e atëhershëm Sali Berisha se duke dërguar tanke drejt veriut po provokuaka konflikt me Serbinë. Për këtë shpifje ai qe dënuar nga një gjykatë e Tiranës. Sot, në vitin 2013, Frangaj dhe disa gazetarë të gjirizit politik të Tiranës për interesa të ngushta biznesi propagandojnë “bashkim”, madje kërcënohen se brenda pak orësh mund ta mbulojnë Kosovën me sinjalet e televizioneve të tyre rozë, të cilat shquhen jo për gazetari profesionale, por për tifozllëk politik tejet primitiv.

Në këto valë po noton edhe Sali Berisha. Duke e ditur se një pjesë e madhe e kosovarëve kanë një ndjeshmëri të veçantë për shtetin shqiptar, Berisha pothuaj për çdo ditë gjuan në opinion “propozime atdhetare”: pasaporta për të gjithë shqiptarët, kampionat të përbashkët futbolli, “hapësirë unike të valëve” të transmetimit për mediet e Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas etj. Të gjitha këto britma atdhetare do të harrohen pas 23 qershorit. Shqipëria mund t’u japë pasaporta shqiptarëve përtej kufijve të saj, por kështu ajo do të rrezikojë liberalizimin e vizave për hapësirën e Schengenit. Asnjë qytetar i Shqipërisë nuk do të ishte i gatshëm të pranojë izolimin për hir të disa kosovarëve mendjelehtë, të cilët pasaportën e Shqipërisë e shohin si “dëftesë patriotizmi”. Mund të bëhet edhe një ligë e përbashkët futbolli, por jo brenda rregullave të institucioneve ndërkombëtare të këtij sporti. Me metoda të anarkisë mund të krijohet edhe një “hapësirë unike e valëve” të transmetimit medial, por jo një hapësirë valësh profesionale e të balancuara, që te publiku bartin informacione të paanshme.

Me deklarimet e tij të fundit Berisha po e trajton Kosovën si diasporë, por Kosova nuk është diasporë e Shqipërisë: Kosova është shtet. I keq, i mirë, është shtet në pronësi të gati dy milionë banorëve të saj. Dhe i së paku gjysmë milionë shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë (Evropë, Amerikë, Australi e gjetiu). Për të gjithë tiranët e Tiranës vlen thirrja: lëreni Kosovën rehat dhe jashtë betejave tuaja politike dhe jashtë moçalit tuaj politik! Punoni për vendin tuaj, mos u përpiqni që dështimet tuaja t’i maskoni duke lozur popullizëm mbi supet e shqiptarëve të Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të shërbejë si terren për allishverishe të politikës së brendshme të Shqipërisë. As nuk duhet të shërbejë si monedhë kusuresh në luftën e pamëshirshme për pushtet mes të ashtuquajturës Parti Demokratike dhe të ashtuquajturës Parti Socialiste. Kosova nuk ka asnjë faj për dështimet e Shqipërisë. Kosova nuk është përgjegjëse për mijëra viktimat e 1997-ës, për 26 të vrarët në Gërdec, as për të vrarët e 21 janarit 2011 para kryeministrisë, as për pazaret e Ilir Metës me tenderë, as për kryeneçësinë shumëvjeçare të opozitës socialiste, as për bizneset e familjes Berisha, as për marrëveshjen detare me Greqinë, as për stoqet me drogë në Shqipëri dhe “bastionet” si Lazarati ku nuk hyn dot shteti shqiptar, as për shkatërrimin e ambientit në bregdet, as për dështimin kolosal të qeverisë së Tiranës në rrugën e integrimeve evropiane, as për faktin se Shqipëria në 20 vitet e fundit nuk ka arritur të organizojë asnjë palë zgjedhje të pakontestuara nga gjelat e kotecit politik. Është shumë e qartë se debati i falsifikuar për bashkim me Kosovën është nisur në pamundësi për të zhvilluar debatin më të domosdoshëm sot në Shqipëri: si të çlirohet Shqipëria nga prangat e politikanëve mesjetarë, të cilët prioritet e kanë eliminimin e rivalit politik dhe jo përparimin e vendit.

Para rrafsh 100 vjetësh shqiptarët e Kosovës kanë dhënë kontribut vendimtar për themelimin e Shqipërisë. Në këtë përfundim ka arritur në bazë të dokumenteve arkivore studiuesja e re britanike Nicola Guy në librin e saj të sapobotuar “Lindja e Shqipërisë”. Si duket situata në anën tjetër? Në 100 vitet e fundit dy diktatorët e Shqipërisë (Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha) hoqën dorë nga bashkimi me Kosovën për të mos zemëruar Beogradin, me ndihmën e të cilit që të dy kishin ardhur në pushtet në Tiranë. Në 100 vitet e fundit Shqipëria vetëm njëherë, më 1999, kur u detyrua nga NATO-ja, i doli pak në ndihmë Kosovës. Në prag të shpërthimit të luftës në Kosovë Sali Berisha në revistën gjermane “Der Spiegel” thoshte se prapa sulmeve kundër policëve serbë në Kosovë qëndron Arkani, prijësi i paramilitarëve serbë. Në prag të fazës vendimtare për çlirimin e Kosovës, në vjeshtë 1998, Berisha dhe vartësit e tij e panë të udhës të bëjnë një përpjekje për puç në Tiranë. Nëse shikojmë pak më herët, do të vërejmë se në prag të shkatërrimit të piramidave financiare Sali Berisha u përpoq ta bart krizën në Kosovë, duke i bërë presion presidentit të atëhershëm të Kosovës Ibrahim Rugova që të nxjerrë në rrugë qindra-mijëra shqiptarë për të përkrahur opozitën serbe, e cila protestonte kundër Slobodan Milosheviqit, i cili kishte vjedhur votat në zgjedhjet lokale. Thua se shqiptarët e shtypur nga çizmja serbe nuk kishin problem tjetër veçse të demokratizonin Serbinë! Sot kur kosovarët e dëgjojnë Reis Çiçon duke recituar lajme për prijësin e lavdishëm Sali Berisha u kujtohet ai Reis Çiçoja i TVSH-së, i cili me ton agresiv lavdëronte studentët serbë, të cilët “do të fitojnë” dhe me urdhër të pushtetit bënte thirrje për mbështetjen e tyre nga Kosova. Në atë kohë Berisha deklaronte publikisht se për Kosovën mjafton një “hapësirë demokratike brenda Jugosllavisë”, një “Modus vivendi”, siç thoshte ai. Duhet thënë hapur se popullizmi dhe aventurat politike të Sali Berishës e kishin zemëruar aq shumë Ibrahim Rugovën, saqë ky i fundit me vite nuk pranoi ta takonte.

Manipulimi me Kosovën në fushatën parazgjedhore në Shqipëri është i dëmshëm. Sot meritat më të mëdha mund t’i marrin ata politikanë të Tiranës që duan t’i emancipojnë shqiptarët dhe t’i integrojnë në Evropën e përparuar. Nga një zhvillim i tillë mund të përfitojë edhe Kosova. As Kosova, as Shqipëria nuk kanë asnjë përfitim nëse politikanët vazhdojnë të kopjojnë njëri-tjetrin në disa fusha që i njohin mirë, siç është, ta zëmë, manipulimi i zgjedhjeve, kurdisja e tenderëve, vjedhja e pasurisë publike, instalimi i sistemit nepotist, papërgjegjësia për hapësirën publike, manipulimet nacionaliste. Këtu, vërtet, “jemi një”, por s’jemi të mbarë.

Një bëhemi kur nuk çirremi “bashkim, bashkim”, sepse bashkimi u bë, s’ka asnjë pengesë për askënd nëse dëshiron të bëjë ndonjë punë të hairit sot në Prishtinë e Pejë, Tiranë e Berat. Një bëhemi kur të bëhet realitet ëndrra e një Shqipërie dhe një Kosove evropiane, kur mirëqenia të jetë më e rëndësishme se sa nacionalizmi parak dhe pa asnjë bazë, kur krijimi i vendeve të punës do të jetë prioritet dhe jo përzënia e investitorëve të huaj, pasi ministrat “tanë” t’u kenë kërkuar ryshfet, siç është praktika aktuale. Një bëhemi kur çdokush vetëdijesohet se ekzistenca e dy shteteve me shumicë shqiptare në Ballkan s’është kurrfarë pengese për zhvillim. Një bëhemi kur kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në Bruksel priten jo si “raste problematike” apo “si banditë të cilët duhet t’i durojmë e shfrytëzojmë”, por si politikanë të përgjegjshëm dhe punëtorë në shërbim të popujve të tyre. Një trung etnik, dy kombe politike, dy shtete moderne, një Evropë e bashkuar në mirëqenie dhe paqe. Kjo është formula e suksesit shqiptar në Ballkan. Të tjerat janë prononcime budallallëku, të cilat u dashka t’i durojmë në shekullin 21. Për fatin tonë të zi. Mashtrohen lehtë të gjithë ata që mendojnë se pas aq shumë sakrificash shqiptarët e Kosovës do të jenë të gatshëm që shtetin e tyre ta dorëzojnë në tabaka argjendi në Tiranë.



robelli@bluewin.ch 

Metush Lita24.01.2013/14:04

Jam lexus i rregullt i juaji dhe me pelqejne diapazonii dijes dhe komentet e juaja.Kesaj rradhe pjeserisht jam dakord me politiken aktuale shqiptare ne dy shtetet e juaja qe me automatizem i eliminon shqiptaret qe jetojne jashte ketyre shteteve politike shqiptare dhe nuk pate mundesin te flasesh as nje fjale se kush ishte sipas logjikes tende kunder krahinave shqiptare qe jetojne jashta shteteve politike shqiptare.Duhet te pergjigjesh,Sepse e identifikon krijuesin e shtetit modern shqiptar Ahmet Zogun keshtu e cileson historiani amerikan me fame botrore Fisherme diktatorin komunist i pa shoq ne nivel boteror Enver Hoxhen shkarkoheni nga nostalgjia enveriane,e keni perkrahur gabimisht dhe vazhdoni ta perkrahniPKSH ishte nje dege e PKJ dhe vetem urdherat e saj i zbatonte.Mendoj se politika e Ahmet Zogut dhe me saktesisht sistemi politik i tij duhet te dallohet nga shtetndertimi itij ,Zogu ishte burr shteti dhe ndertoi shtetin modern shqiptar,ti je nje komentues modern dhe duhet shfeltuar dokumentet e kohes dhe te largohesh nga historia krejt e zeze e rgjimit Enverian per Zogun.Respekte.

daniel24.01.2013/12:35

edhe dicka tjeter zoti Robelli, une dhe familja ime nuk jemi politikanet e Tiranes, dhe dhame nje ndihmese gjate luftes ne Kosove sado e vogel qe ishte, pak a shume ate qe bene edhe familje te tjera ne Tirane, Shkoder,Fier etje. dhe e beme jo me idene se para 100 viteve populli i Kosoves apo me mire te themi i krahines se Kosoves dha ndihmen per pavarsi te Shqiperise por sepse ishte e natyrshme dhe te jeni i sigurt juve qe as Berisha e as Meta nuk na shtyu ne kete veprim. A nuk po dukeni edhe ju pak si keta te fundit duke perfshire nje popull te tere ne veprimet e nje klase politike ?? pershendetje

daniel24.01.2013/12:05

fjalet qe ju perdorni po i ngjajne shume pergjigjeve gati ofenduese te z. Bukoshi ketu e 14 vite me pare. Edhe ay si puna juaj ne nje kosove te sapo cliruar fliste me mbllef "ne nuk jemi si ju etje etje"
Gjithsesi nuk kam aspak simpati per kryeministrin Berisha por mos haro qe me presidentin Rugova kane qene shume me teper se aleate politik.

republikan23.01.2013/19:00

Te lumte z Robeli, po te ishte gjalle Presidenti Rugova kjo loje e Tiranes s do te ndodhte .. sepse Rugova do tu thoshte shkurte,perderi sa kjo udheheqje e Kosoves nuk bon za ...

Fatmir20.01.2013/04:05

Koncepti i Elitës së Shqiptarëve për bashkimin e Shqiptarëve në një shtet të vetëm është aq shumë feminor dhe naiv.

Duket qartë nga puna dhe rezultat e deritanishme të tyre që ata nuk e dinë dhe nuk e kanë të qartë se çfarë është thelbi i bashkimit dhe sa i rëndësishëm është bashkimi për ekzistencën e këtij kombi.

Nëse nuk bashkohen gjithë vendet reth Shqipërisë ku banojnë Shqiptarët në një shtet të vetëm, Shqiptarët kurrë nuk kanë për të patur të ardhme të sigurt, madje me fqinjët që kanë nga eksperienca e shkuarës ka mundësi të lartë që fati i tyre do të jetë ai i asimilimit kombëtar, ku ndërmes të tjerave në të ardhmen mund të shtohen edhe arsyet ekonomike.

Shkopinjtë e Skënderbeut mbajnë shëmbullin bazë mbi të cilën janë ndërtuar shtetet e sotme të fuqishme modernë. Është jashtëzakonisht e thjeshtë , por e vështirë për tu kuptuar, sidomos nga Shqiptarët. Pikërisht nuk kuptohet nga Shqiptarët, dhe për me keq nga elita e tij, kur për kushtet e veçanta historike të tyre, duhet të jenë të parët shqiptarët që duhet ta kuptojnë më shumë nga të tjerët ketë rrënjë të kombeve të fuqishëm modernë.

Fatmir Iliazi20.01.2013/03:49

Koncepti i autorit për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm është aq shumë feminor dhe naiv. Duket qarte qe ai nuk e di se çfarë është thelbi i bashkimit.
Nese nuk bashkomi gjithë vendet reth Shqipërisë ku banojnë shqiptarët në një shtet të vetëm shqiptarët kurrë nuk kanë për të patur tw ardhme tw sigurt, madje me fqinjët që kemi do të shkojmë drejt asimilimit për arsye të thjeshta ekonomike. Shkopinjtë e Skënderbeut mbajnë shëmbullin bazë mbi të cilën janë ndërtuar shtetet e sotme tw fuqishme modernw. Është thjeshtw , por e vështirë për tu kuptuar, sidomos nga Shqiptarët. Pikërisht nuk kuptohet nga Shqiptarët, dhe për me keq nga elita e tij, kur për kushtet e veçanta historike të tyre duhet të jenë të parët shqiptarët që duhet ta kuptojnë më shumë nga të tjerët ketë rrënjë të kombeve të fuqishëm modernë.

Eliot20.01.2013/00:28

Ne fakt gjithehere shkrime te mira nga ana juaj Enver,por ne kete rast nuk besoi qe duhet kaq hapur te marresh nje ane ne form gati absolute! Edhe pse ne mes te rreshtave munde te perfitohet bindja se nuk don bashkim te nje Shq. dhe Ks. me kete kast politike ke te drejt plotesisht por ta mohosh nje fenomen qe eshte nje deshire tash me mbi 150 vite enderr e Shqipetarve nuk duhet te jesh kategorik per mohimin e kesaj deshire ndoshta mistike. Pra edhe nese nuk realizohet deshira nuk guxon te ndalohet. Nuk jam edhe me ata qe per perfitime politike keqperdorin slloganin bashkim Kombetar qe shihet se eshte bukur larg por nuk jam edhe nga ana e atyre qe mohojn kategorikisht bashkimin. Enver nuk e meriton qe te ngutesh dhe te pozicionohesh ekstrem ne asnje ane sepse nuk te shkon per ftyre por ngadal,ngadal dhe do te bindesh qe kam te drejt.Edhe pse besoi qe je jashtzakonisht i zoti dhe tejet i fort intelektualishit...... Shnet i nderuar

EB19.01.2013/18:21

Shkrim epik. Vertet vlersoj guximin per te i thene gjerat ashtu si jane.
Nuk ka shkrim te z. Robelli qe nuk e lexoj me shume knaqesi.

Gjilanasja17.01.2013/21:20

Te lumte zoteri Robelli! Si gjitheher je i madhe ore burre, po kujte me i treguar,se i kane mbylle edhe veshet edhe syte.Lume shqipetaria qe te ka.

Pilivesa17.01.2013/16:34

Nje artikull shume i arrire. Respektet e mia, z.Robelli. Kisha kohe pa lezuar nje dore dhe degjuar nje ze te tille!

thaqi17.01.2013/16:21

Mu per te gjitha te keqijat e te dy qeverive qe realisht dhe me shume guxim i ke thene ne kete shkrim, BASHKIMI KOMBTEAR eshte i domosdoshem. Vetem i bashkuar ky komb do ti tejkaloj veshtiresite e zhvillimit ne te gjitha sferat. E sa i perket mikepritjes se pashembullt gjate luftes qe beri populli i Shqiperise per te c'vendosurit nga Kosova, kjo nuk mund te behej me asnje urdher qoft kjo edhe nga NATO. Cmimi NOBEL per mikepritjen shqiptare do te ishte vleresimi real.

genti17.01.2013/15:24

Shkrimet t'ua i lexoj zakonisht, por kësaj radhe nuk do ta lexoj.
Arësyeja?
Një titull shumë i keq, shumë ofendues.
Nënkuptohet çka është brendia.

Agron Polluzha17.01.2013/14:53

Zoti Robeli, vetem se Sali Berisha merr ne goje Bashkimin e trojeve Shqiptare duhet ne te jemi Kunder? Edhe nese Zoti Berisha e ben per perfitime Elektorale a duhet ne mu per kete te jemi kunder? Vetem se Europa nuk e do bashkimin Kombetar Shqiptar duhet edhe ne mos ta duam? Ju thoni se qytetareve ju intereson me teper mireqenja se sa bashkimi i kombit!!!! Pse cfare te duken Shqiptaret i nderuar Zoti Robeli kafsh qe vetem jan te interesuar se si ta mbushin barkun me taxhi? Se vetem kafshet nuk e kan problem se si ku dhe me ke jetojn perderisa kan mire per te ngrene dhe kan nje stalle moderne. Cfare te ju bejm deshmoreve qe nga 1912 luftuan pikerisht per bashkim kombetar? Ti shpallim ata budallenje tja u bejme gjyqin per se vdekuri familjet e tyre ti internojm ne emer te BE. Dhe rreziku me i madhe qe kalon ne tradheti eshte trumbetimi i termit nacioni Kosovar. Kush perdor kete term nese jo medioker dhe injorant atehere tradhetar.

Arbana Shala17.01.2013/12:55

Ky eshte edhe nje shkrim shume i mire i Enverit. Me vjen mire qe ne kete shkrim perkrahet ideja e Nexhmedin Spahiut per kombin Kosovar.

shipi ko17.01.2013/12:26

ndaq urreje ndaq jo ky mjeshter i vertet po e flet realitetin ja vlen ta perkrahim pa dallim te gjith suksese i nderuari gazetar

Kosovari17.01.2013/12:25

O Enver burri! Fol bre burre me keta te KTV e del e thuaj te gjitha keto dhe do te tjera ne televizion, psh Rubikon, se shqiptaret e Kosoves nuk lexojne gazeta. Dhe e di si, le transmetohet ne kohen e serialeve neootomane. Ndoshta ne pritje te fillimit te seriali, ky poull i pergjumur e ndegjon ndonje fjale e kthjellet pak!

nysi17.01.2013/11:41

Edhe une ndaj plotesisht mendimin me ju zotri Robeli, dhe them se keshtjella e fundit e ... ve eshte patriotizmi.

Butrinti17.01.2013/11:20

I nderuar z, Robelli. Shpeshhere pajtohem me shkrimet e tua, por kete here mendoj se ia ke fut kot. Shpresoj se nuk i takon grupit te mendjengushteve qe ne njeren ane paraqiten kosmopolitane e ne anen tjeter jan kunder integrimit te shqiptareve. Nese synimi i shqiptareve eshte integrimi europian, atehere Ăfare ka te keqe nese shqiptaret integrohen edhe me njeri tjetrin. E per te ndodhur proceset e tilla, se pari duhet te nderroje diskursi. Deklarimet per bashkim kombetar nuk mund te cilesohen si popullizem, per shkak te natyrshmerise se synimit.

Anisa17.01.2013/11:00

Pershendetje i nderuar gazetar.
Me pelqejne shkrimet e juaja,,zakonisht i lexoje gjithmone,,dhe tek ky shkrim nuk mund te them qe nuk jeni realist?
Po cfare ju shtyn te jeni kaq kritike??
Nuk mund te them qe ka dicka te pa sakte tek ky artikulli juaj,,por ajo eshte Shqiperia dhe kjo qe eshte Kosova,,
Kush mund te bente dicka me teper ne Shqiperi,kush politikan??ka qene nje sistem qe nuk mund ta imagjinoni por vetem te jetosh dicka mund te flasesh me siguri,,
Ata qe mendon ti qe mund te bejne dicka nuk vijne dot ne shtet dhe ne politike,,ne perdorim nje shprehje qe "peshku i madh e hane peshkun e vogel"keta jane peshq te medhenj qe dhe botes po i konvenon ti perkrahin.

Vetem nje gje mund te them,qe asnje politikan shqiptar nuk do bente dicka me teper per Kosoven,,edhe ato pak gjera qe mendoni ju qe ka bere.Suksese ju uroj

Arita17.01.2013/10:33

Shkrim me vend, hallall te kofte Robell

Adea Gjakove17.01.2013/10:00

Robelli si dhe shoket e tij Matoshi and co. te tmerruar nga idea se Kosova mund ti bashkohet Shqiperise aty ku e ka vendin ne te vertete. Kjo nuk eshte frike per Kosoven po per ata vete. Robelli perdor argumentin me banal te mundshem nuk mund te bejme asgje se keshtu ka thene Gjermania. Lejeni popullin te vendos vete a duan bashkim apo jo.

Kujtim17.01.2013/09:48

z. Robelli i pelqej shume shkrimet tuaja. Per kete shkrim ju kisha thene miqesisht se nuk eshte mire te digjen krejt urat me elitat e Tiranes duke perdorur gjuhe kaq te ashper qe kufizohet me gjuhet te urrejtes si ju ne kete shkrim. Te tilla siq jane ato vendosin ne lidhje me marredhenjet me Kosoven dhe nuk pos shihet ne horizont ndonje ndryshim radikal. Gjithashtu duhet me pa se edhe Prishtina zyrtare nuk eshte per tu lavderuar. Perkundrazi eshte edhe me patetike se Tirana zyrtare.

mini17.01.2013/09:35

mos i besoni sali berishes para zgjedjeve qka thot se atij me ja dhane krejt pasurin e shqipnise dhe te kosoves nuk ngihet.Ne shqiprin e sali Berishes qdo dite ka ... sje vjedhje kidnapime vete ... sje vorfni korupcion ska ligj nuk respektohet kurgja.Kur fole per kosoven ai ka qellim veq me pengue pavarsine e kosoves me fjala pa kryp.Ai ka bere pasuni te madhe per keto vite sa ka qeverise .Hajduki nuk ngihet kurr.KY NJERI ESHTE I SMUT MENTALISHT DHE DUHET TE HJEKET MENJIHERE SEPSE KA ME HUMB EDHE SHQIPRIJA EDHE KOSOVA

reshat Muhaxhiri17.01.2013/09:32

Të lumt z. Robeli, je njoftës më i mirë i zhvillimeve në dy shtetet tona.Le ta dijnë edhe pushtetarët e dy vendeve se ka ende njerëz te cilët guxojnë të flasin hapur dhe shprehin opinionet se për qfar qëllime tentohet të përfshihet Kosova në luftën politike të Shqipërisë. Kjo nuk është e ndershme dhe nuk guxon të ndodhë nuk. Nuk ka argumente më kjartë se se iu ke bërë këte bërësit të politikave të Shqipërisë që të mos mundohen me i mbulu problemet e veta me hapjen e temave të reja "populiste" e në dukje patriotike e të përqajnë popullin e të dy vendeve tona.
Një gja nuk më pëlqen te z. Robeli është kur përmend se Shqipëria e detyruar nga NATOja bëri strehimin e Kosovarëve. Kjo sipas meje nuk është e saktë. Këte e flasin personat që aso kohe jan pritur me bujarinë e pashoqe nga qdo familje në Shqipëri. Kjo nuk do të harrohet kurr nga Shqiptarët e Kosovës.
Në fund falëmderit z. Robeli presim nga Ju të vazhdoni me shkrime të tjera të cilat pritem me shum entuziazëm.

Driton Bakija Gjakove 17.01.2013/09:31

Shkrim shume i mire nga ,Enver Robelli.Je nje gaztare shume i zoti dhe shtjellone tema me shume inetrese sic ai per Bashkim ,Kombetar.Analize shume e mire dhe me nje mendedime intektuale ku Poltikanet e pandershem nuk tregohen te drjete dhe parimore por fshihene pase patrijotzmit false dhe folorike se gjoje angazhohen per Bashkim Kombetare paravasishte disa meritave qe kane.Politika si ne ,Tirane dhe Prishtine ka nevoje per stabilitet dhe paqe nderkomtare si ne mese popoujeve fqinje qe ne jetojome dh paqe ne mesi duke me shume per shtetetin tone dhe duke konetribuare per te.Duhet zhdukure panepunsija dhe kete nje miriqenje ekonomike me stabile.Enver Robeli shkrime juaje ka vlere te madhe gazetraske dhe analiza e nje gaztari te madhe.Shkrime ja vlene te lexohene se kane nje vlere publistike dhe mendime te thelle gazetraseke.Te lumte per kete shkrim zoetri ,Enver Robelli per kete shkrim shume te mire vec vazhadoni keshtu duke shtjelluare tema me inetrese.Une i perkrahe shkrimet tende.

AtdheGjakova17.01.2013/09:30

Politikanet me mentalitet opingash,dhe kreshnikët e dalë nga torishta janë e keqja më e madhe për kët popull.Se luan topi themi në Gjakovë.

Goni17.01.2013/09:23

Te lumte Enver, na knaqe me keto shkrime. Je shume real dhe edukativ. Per fat te keq, kemi aq pak shkrime kunder pallavrave te politikanve primitiv te te dyja vendeve sa populli gjendet ne nje agoni te vertete informative. Shiko mediat si i nxisin dy popujt shqiptar e serb me lajme nxitje urrejtje ne mes dy popujve. RTK 21 e shkaterruan Kosoven ne interes te ... eve. Kinse ne veri te Kosoves paska krize, aty NATO financon krizen bashke me ... et ne krye te pushtetit, qellimi eshte vjedhja nga te dy popujt shqiptare e serbe. Jemi lodh nga pseudopatriotizmi bosh e medial i financuar nga nentoka e Kosoves. Kisha pas deshire nga ju te shkruani per veriun se qka po ndodh ne te vertete atje.

Ibrahimi17.01.2013/09:21

I nderuar Enver Robelli,me kënaqësi i lexoi vështrimet tuaja, vërtetë jeni mjaftë intelegjent,real, analitik,kritik e tjera dhe në të gjitha këto atribute jeni pozitiv dhe i natyrshëm por ju kisha lutur mos u bëni i pa natyrshëm me çasjen tuaj në këte artikull duke iu kundërvën një çështje shumë të natyrshme sepse bashkimi i shqiptarëve dhe trojeve të tyre është natyrshmëri e plotë dhe këtu nuk duhet patur dilema askush e më së pakti ju.Pse thash më së paku ju, arsyeja është e thjeshtë, me shkrimet tuaja ,duke kritikuar dukuritë negative burimi së cilave janë këta matrapaz në skenën politike në të dyja anët e kombit shqiptar, shum herë keni dëshmuar se të njejtit poe pengojnë ecjen e kombit, prandaj këte koment po e përfundoj kësi soji Lëreni të qetë hecjen e aktivitetit për bashkimin kombëtar, vazhdoni të shkruanuani për luftën kundër këtyre horrave e qobanëve që pa asnjë fije morali po luajnë me fatin e shqiptarëve.

Sali Berisha17.01.2013/09:18

Aferim! askush nuk mi ka publikuar te palarat kaq hapur deri tani!
Sa mire qe kosovaret e mi nuk lexojne se per ndryshe do te merrte dreqi!

dardania17.01.2013/08:54

I nderuari z. Robeli,
pajtohem plotesisht me ju, uroj qe kete artikull ta lexojne i gjithe populli i Kosoves dhe njejer ta kuptojn qellimin dhe iden. Sala,ti zbardhe ... sjet e kosovareve ne Shqiperi, ... sjen e kolonel Krasniqit, masakren e Tivarit e mos te i trajtoj kosovaret si mburoj, si sklever qe duhen te sakrifikohen gjithmon per Shqiperin. Une do jemi i pari qe do hedh voten kunder bashkimit pushtimit , rrnoft Kosova, rrnoft Dardania jone e lashte.
prof.dr. xx

Liria e Kosoves17.01.2013/08:38

Liria eshte e Kosoves dhe kosovarve! Askush, as qeveritaret, as banditet, as "nacionalistet", as serbet e as shqipetaret e shqiperis nuk kane te drejt mbi te, mbi lirin, shtetesin e Kosoves martire, qe eshte martirizuar me shekuj per pak shqiptari ne Ballkan.
Shkelqyeshem Robelli, dhe faliminderit per nje artikullim mbreslenes, dhe si gjithmone te mbeshtetur ne fakte te pa kontestushme.

Gimi17.01.2013/08:09

Shkrim mjaft i mire Enver, mirpo ruju se tani paria e Tiranes ka me te shpall antikombetar,hhahaha,

Granit17.01.2013/01:00

Ne disa aspekte pajtohem me ty, per qeshtjen " Berisha dhe patriotizmi i tij " kurse Kosova mendoj se duhet te bashkohet me Shqiperine mu siq u bashkuan dy Gjermanit.

Kosova17.01.2013/00:51

Bashkimi bene fuqine.

Njona17.01.2013/00:51

BRAVO!

BEDRI RAMADANI 17.01.2013/00:33

Sa kisha pas deshir kete artikull ta lexojn disa miqe te mi.Z. Robelli sikur te ma kishe lexue trurin tim bile edhe me mire mi kujtove disa episode te SALI bollekut i cili ne kohen e embargos per Serbin ky patrioti i shitke nafte

Niki16.01.2013/23:58

Faliminderit per artikullin

sul pasuli16.01.2013/23:17

e gjith kjo hallabuk esht duke u ba per lek. sala me yagart e vet si frangat e qiqat andej e kendej kufiri gjaja kujdesen per liga te perbashkta te fotbollit. a e din salushi qe liga me kurdisje ma te mdha ne bot esht liga e fotbollit ne shqipri.hiq ma te mir nuk jan as ligat e fotbollit kosovar.nese bashkohem qe juridikisht esht e pa mundur per uefan, athere mrenda mujit do bahemi hor me tupan sepse ne vend te fotbollit gjdo jav do shohim boks.e sa i perket bashkimit hapsinor mediatik qe po e kerkon a. frangaj dhe lakejt e tij si baton qebapi , kta le te trgojn si u ba klani dhe top qanelli rumullak e me drog.edhe disa tv. kosovare u pasuruen duke ja u fal hasha tatimet, duke vjedh prej djerses se gazetave,duke vjedh hapsira shoqrore krejt kto i di hasha, mirpo lajmet shkojn sipas porosive. i vetmi tv i panvarun ne kosov esht Kohavizjoni. kam frigen se frangat e batonat me digjitalizimin e tv po ja pregatisin varin ktv. ktu luhet loja per ni lig te fotbollit dhe ni hapsin te frekfencave,e gjith kjo bahetne bashkpunim me shikun dhe shishin.






Gjakovari16.01.2013/23:15

Fatkeqsisht i nderuar Zot. Robeli që nga ora 1933 e deri tani n'ora 2120 për kronologjinë e shkëlqyer të ngjarjeve e ke vetëm një koment dhe ky i imi i dyti. Të përgëzoj dhe t'uroj shëndet në mendje dhe duar. E shqiptarët e Kosovës le t'vazhdojnë me avazin e tyre miopist dhe daltonist për simpatinë ndaj Qeverisë së Shqipërisë më të korruptuar që nga 1912a. Është fat që koha është seperacioni më i madhi i bindjeve të të gjithë Neve, sepse shumë shpejtë do të ndaj ata që sot do të ti kishin nxjerrë sytë që po iu prek simpatinë Berishiane.

krryli16.01.2013/23:07

Enver Robelli hallal te cofte gjini i nanes. S'po di tjeter cka me te thane.

Fita 16.01.2013/23:03

Enver zhgenjimi yt per nje shtet te perbashket sa her qe po shkruan po rritet.Ndoshta edhe ke te drejte,por synimet per nje bashkim kombetar nuk i kemi zbuluar ne, as ju, as ata,as keto qeveri, por eshte nje transmetim shekullor.Dhe kurr mos thuaj kurre,sepse historit kan treguar te kunderten.E tjeter eshte ajo qe jemi merzitur nga mizorit e qeverive tona qe po e humbin dita dites pavaresine politike.Serbija do te rahatohet vetem ateher kur shqiptaret kan nje shtet te perbashket.Te presesh bashkimin pas nje shekulli apo pas nje dite eshte e njejta gje,e te presesh qellimin, kjo ka rendesi.Prandaj Enver mos e humb durimin per qellimin.

refik sadiku prishtine16.01.2013/23:00

edhe nje veshtrim tjeter realist i nje mjeshtri te kritikes.te lumte?

Iliri, München16.01.2013/22:55

Te lumte Zotri Robelli per Komentin,ke harruar vetem ta citosh se Sala ja ka falur Burimin e Ujit te Tepelenes vajzes se tij,dhe se Hashimi po ja fale Kosoven turqve. Populle i mjere nga kushe udhheqesh!

dijari16.01.2013/22:41

cdo te enjte prisja me plot zell ti lexoj postimet tua mjeshter i analizes me plotekuptimte fjales , meritom lavdata ne superlativ , aq mire po e shihni realitetin dhe gjerat sa qe dy here dhe me mire po i sheshoni me nje mjeshtri te papare , te lumt po rrenqethem nga mburrja me ju shyqyr qe ju kemi !Na rrnofshi

i pa dishmi16.01.2013/22:32

te lumt zotri Robelli keso shkrime dhe analiza jan te verteta per te dyja anet

me 16 01 2o13 22 30

Arsimi Londer16.01.2013/22:31

Respekt Z. Robelli. Shkrimet tuaja dhe te Flaka Surroit jane ushqim per intelegjencen shqiptare. nga ana tjeter Kosova gjithehere ua ka pa sherrin politikaneve te korruptuar dhe servile te Shqiperise. Nuk eshte e rastit qe mbreteron bindja se gjitheqka e lige e e zeze nga vjen nga atje.

Enver TorobelliTirane16.01.2013/22:22

Z Enver,askush nuk te ndslon ty te besh c'te duash.Mund te jetosh ne France,Serbi,Gjermani apo USA.Si di jetojme ne shqiptaret,te bashkuar apo te ndare kete duhet ta vendose populli shqiptarnuk e di nese ti e quan veten shqiptar me referendum.
Referendumi nuk ka te beje as me Berishenqe une e urrej as me Thacinqe nuk e kam hic qejf as me Ramenpa simpati por me gjakun e deshmoreve qe e adhuroj

dreni.sk16.01.2013/21:36

I vetmi je qe ketyre te pa fetyr ja thue troq ne sy.Nder te qoft z.Robeli.Je nji trim gazetar dhe atdhedashs i madh.

Kamenica16.01.2013/21:19

" A thu a mledhim men najher? "

E. Krasniqi Suedi16.01.2013/21:14

Te lumte o i NDERUAR me keto komente e keshilla.
Shqipetaret duhet te vetdijesohen dhe te shohin modelin apo me mire me thene shembullin e Gjermanise dhe Austrise.

Shqiptar16.01.2013/20:48

Kalojnë muaj, vite e dekade dhe një material, një opinion gazetaresk, një punim shkencor e pse jo një " manifest Kombtar" një "Program Nacional" nuk e ka has dhe nuk e ka lexuar as ai shqiptaritiranëci i Tiranës e asnjëri shqiptar i gjeogrsfisë shqiptare.
Shkurt shqip Mundësisht ky material le të arkivohet në editorialet e të gjitha televizionet dhe gazetat shqiptare, dhe të përktheht së paku në 12 gjuhë. Këtë qka e lexova këtu, edhe nëse kurrë se kam dijt historinë dhe meentalitetin shqiptar, këtu e mësova. Qka tjetër Miku dhe vëllaau Robeli Të lumtë. Shëndet për familjen dhe njerëzit tuaj më të dashur në rend të parë, e më pas edhe për gjithëbashkëmendimtarëtbashkëkombesit tuaj. Gjithë të mirat.

kosova 16.01.2013/19:55

Bravo Zotri Robeli e ndaj mendimin me ty