Irani konfronton realitetin

Javier Solana Javier Solana
Publikuar: 17.09.2012 - 20:44

Madrid – Kush nuk e ka parë se si duket uji në një magjistrale, gjatë një dite të nxehtë verore? Apo një imazh tredimensional që aktualisht ishte një fotografi mbi një sipërfaqe të sheshtë? Natyrë e iluzionit është që të na bëjë ta ngatërrojmë atë që e perceptojmë si realitet.

Kjo gjë është e vërtetë, pa marrë parasysh nëse iluzioni është njohës apo politik. Varësisht nga ajo se si një ngjarje e veçantë zhvillohet, ajo mund të na çojë drejt formulimit të interpretimeve të gabuara të asaj që faktikisht është duke ndodhur.

Perceptime të tilla shpesh imponohen nga idetë dhe përvojat e mëparshme. Dhe, siç Robert Jervis e kishte argumentuar në librin “Perceptimi dhe keqperceptimi në politikat ndërkombëtare”, botuar gjatë Luftës së Ftohtë, iluzionet që ne krijojmë kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në vendimmarrje – duke u shndërruar madje edhe në një shkas fundamental për konflikt.

Deri në një nivel të caktuar, kjo është ajo që ndodhi me analizat e Samitit të paradokohshëm të 16-të të Lëvizjes së të Painkuadruarve, të mbajtur në fund të gushtit në Teheran – të parën herë që Irani bëhet nikoqir i një takimi. Samiti u mbajt përkundër progresit tejet të paktë të negociatave me Iranin mbi programin e tij bërthamor dhe presionit në rritje nga Izraeli që komuniteti ndërkombëtar të krijojë një “këmbëz” – një linjë të cilën Republika Islamike nuk do të guxonte ta kalojë.

Për më tepër, tensionet rajonale e përforcuan perceptimin e rëndësisë së samitit të NAM-it dhe atë të nikoqirit. Në Lindjen e Mesme, vetëm Irani dhe “Hezbollahu” e mbështesin regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën civile që duket se po i afrohet pikës pa kthim dhe destabilizimit të Libanit dhe Jordanit.

NAM-i luajti një rol të rëndësishëm gjatë Luftës së Ftohtë. Vizioni i tij ishte formësuar nga betejat e fundit të pavarura të shumë prej shteteve të anëtarëve, ndërsa agjenda e saj promovoi sovranitet kombëtar, mosndërhyrje, një rebalancim të marrëdhënieve Veri-Jug dhe mbështetje për lëvizjet kombëtare të çlirimit.

Mirëpo realiteti i atij NAM-i unik të së kaluarës ka ndryshuar. Strukturat bipolare qeverisëse të Luftës së Ftohtë dhe periudha pasuese e unilateralizmit amerikan – ndaj të cilit shtetet e paintegruara tentojnë të veprojnë si një kundër-balancë – kanë hapur rrugën për një botë tejet më komplekse dhe të ndërvarshme multipolare. Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa ende luftojnë të tejkalojnë krizën serioze ekonomike, shumë shtete të NAM-it, si India, Kili dhe Singapori ia kanë dalë të shënojnë rritje relativisht të fuqishme dhe të formojnë një pjesë të strukturave të reja globale qeverisëse, siç është G-20-ta.

Gjithashtu, shumë prej problemeve me të cilat përballemi tani – qoftë ndryshimet klimatike, kriza financiare, sfidat e zhvillimit, terrorizmi apo zgjerimi bërthamor – reflektojnë ndërvarshmërinë globale në rritje. Për menaxhimin e tyre në mënyrë efektive, obligohemi që ta rishqyrtojmë konceptin e sovranitetit.

Këto ndryshime kanë transformuar jo vetëm strukturat tradicionale të pushtetit, por edhe motivin kryesor të NAM-it dhe fatin e anëtarëve të saj. Globalizimi ka ushqyer pabarazitë edhe më të mëdha në mesin e anëtarëve të saj – vetëm krahasojeni Kolumbinë me Afganistanin, apo Kilin me Sudanin – të cilat e kanë bërë më të vështirë transformimin e dukshëm të numrave në një ndikim koherent.

Ndikimi i samitit të Teheranit dhe fakti se kujt mund t’i ketë sjellë përfitim, nuk është plotësisht i qartë. Irani qartazi e ka konsideruar takimin si një mundësi propagande, duke premtuar një mbulim të gjerë media në kohën kur vet ishte në dytë e të gjithë uraganeve të mundshëm diplomatikë. Mirëpo paaftësia e pjesëmarrësve për të marrë një qëndrim të përbashkët pozitiv për programin bërthamor të nikoqirit të tyre apo dhunës në Siri – dy nga çështjet fundamentale që e konfrontuan samitin – qartazi minoi përpjekjen e Iranit për të demonstruar se, përkundër përballjes me sanksione të rënda ekonomike dhe diplomatike, mbetet një aktor efektiv ndërkombëtar.

Në të vërtetë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, kritikoi Iranin se nuk po e siguron botën se nuk synon të prodhojë armë bërthamore në kohën kur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishte publikuar një raport, i cili sugjeronte se në fakt këtë po e bënte.

Dhe, në një fjalim përplot intensitet, Mohamed Morsi, presidenti i parë i Egjiptit që e viziton Iranin që nga lindja e Republikës Islamike në vitin 1979, kundërshtoi ashpër regjimin sirian, siç bëri edhe në një paraqitje të mëparshme, para Ligës Arabe. Për më tepër, Morsi e nxiti Iranin që ti bashkohet Egjiptit, Turqisë dhe Arabisë Saudite – që të tria shtete me shumicë sunite – në kërkimin e një transicioni politik në Siri (një rol ky, të cilin opozita siriane e hodhi poshtë, përpara se Irani të mund të thoshte jo).

Me fjalë të tjera, realiteti e tradhtoi perceptimin që Irani u zotua ta krijojë me nikoqirllëkun e samitit të NAMI-it. Në vend të kësaj, fjalimi i Morsit e shënoi momentin më të paharrueshëm të ngjarjes. Ndërsa kërkimi bërthamor i Iranit mbetet një realitet që nuk duhet injoruar në tre vjetët e ardhshëm të rëndësishëm, kur Republika Islamike do ta udhëheqë NAM-in, ndërsa mbetet vetë një prej problemeve më serioze të agjendës ndërkombëtare.



(Javier Solana ishte ministër i Jashtëm i Spanjës, sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Ai është aktualisht kryetar i Qendrës për ekonomi globale dhe gjeopolitika ESADE dhe një anëtar i lartë i Institutit Brookings. Ky vështrim është shkruar ekskluzivisht për rrjetin e gazetarisë hulumtuese “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”).