Kuçi dhe “trukimi” i lojës

Halil Matoshi Halil Matoshi
Publikuar: 28.06.2012 - 20:05

Hajredin Kuçi është dëshmuar i zoti për ndërtimin e spektakleve mediale që nga “Puçi televiziv” i Zanzibarit e këtej, kështu që edhe shfaqja e tij e fundit përket në atë që definohet si “spekakolarja e integruar”.

Rektor universiteti, kryenegociator, kryetar shteti ose në rrethana kur shefit të tij ia do të bëhet kryetar, posti i kryeministrit është i rezervuar për Hajredin Kuçin...

Këto janë mundësitë që sipas teorisë së lojërave ia ka krijuar vetes ministri i dorëhequr i Drejtësisë.

Lojë me shumë fitues, e koncipuar jo edhe aq keq për mendësinë ballkanike.

Konspiracioni ishte i ndërtuar sipas modelit “gërvisht e fito”, ku gërvishtësit naivë aty-këtu nxjerrin ndonjë fitim simbolik, ndërkaq fituesi rëndom është ideatori i lojës, në konton e të cilit derdhen miliona, në këtë rast kredibilitet politik.

Pse konspiracion?

Para tre muajve (nga fundi i prillit) Hajredin Kuçi u dha premtimin gazetarëve se nëse më 1 janar 2013 hyn në fuqi Kodi Penal me dy nenet kontestuese, ai do ta jepte dorëheqjen dhe këtë premtim teknikisht e mbajti. Bravo i qoftë!

Por loja me shumë fitues i ka edhe detajet veta ku fle vetë djalli, pra i ka edhe anët e veta të padukshme, thjesht konspirative! Pra, Kuçi shkoi para 1 janarit, e Kodi Penal do të riprodhohet nga Qeveria pa nenet kontestuese dhe i dërgohet Kuvendit si të mos kishte ndodhur asgjë, pasi që “u nxor shumë dhjamë nga pleshti.”

E para, ndonëse është një çmenduri e radhës, Kodi nuk është çështja kapitale e këtij vendi të leckosur; por përmes zvarritjes së miratimit të tij si dhe zhurmës mediale që i bëhet zhvendoset vëmendja e publikut nga të ligat e keqqeverisjes, duke blerë kohë për vetën; Kjo ndodh bash në ditët kur Qeveria e Kosovës hyn në negociata politike me Serbinë, e në anën tjetër, kjo maskaradë rreth “Standardit Kuçi” ndodh kur Zyra e Rregullatorit për Energjetikën mori edhe një vendim, në serinë e vendimeve të çmendura për ta plaçkitur shoqërinë kosovare edhe në aspektin social, që çmimi i energjisë elektrike të rritet për 8.9 %. E shoqëria, publiku, paguan e hesht, sepse tuta i ka hy në palcë!

Nga kush dhe me ç‘të drejtë?

Së dyti, krijohet përshtypja se Hashim Thaçi dhe Hajredin Kuçi janë forcat e moderuara të PDK-së përkatësisht promotorët e qeverisjes demokratike (madje luftojnë edhe për lirinë e shprehjes. Sic!!!) ndërsa disa deputetë që vijnë në Kuvend nga struktura nëntokësore e SHIK-ut në sy të publikut dalin si forca retrogarde dhe kundërreformatore, përderisa vetë ata kanë marrë pjesë në ndërtimin konceptual të konspiracionit rreth Kodit Penal, duke e shndërruar Kuvendin e Kosovës jo në arenë gladiatorësh, por në arenë ku maca luan me miun e trullosur, të kafshuar që më parë!

Ata katër deputetë të PDK-së thjesht e kanë zbatuar planin deri në detajet e tij (e thamë se bash aty fle djalli!?) duke i shërbyer partisë së tyre që udhëheq Qeverinë për ta ruajtur me çdo kusht pushtetin e tyre personal.

Edhe ata të tjerët që kanë abstenuar, ndër ta edhe një deputet i LDK-së (i dyti, Anton Çuni e demantoi sekretarinë e Kuvendit se ka votuar kundër ndryshimit) janë treguar të zellshëm për t’ia bërë argatin Qeverisë, si njerëz në të cilët, në një të ardhme kjo strukturë mentale mund të llogaritë!? Sepse media po i nguc, prandaj klasa politike e sheh të nevojshme për të bërë ligj që i mbron, si ndonjë specie në zhdukje e sipër!?

E në anën tjetër doli ideja (Lëvizja Vetëvendosje) që të bëhet një ligj që i mbron gazetarët nga politikanët. Një ditë me diell, ndonjë qenie e dyzuar, monstruoze, do të propozonte ligj të posaçëm për mbrojtjen e ujqërve, sepse gjithnjë si në përrallë, ndonjë qengj poshtë tij po ia turbulluaka ujin e kështu me radhë.

Duke qitur në pah faktin se të gjithë janë kundër të gjithëve.

Por në një shoqëri demokratike as gazetarët dhe as politikanët nuk mund të pretendojnë të kenë të drejta shtesë karshi qytetarëve tjerë.

Së treti, moderatorit dhe ideatorit, zëdhënësit, korrektorit dhe mentorit të Qeverisë kosovare, Hajredin Kuçit, i bëhet një shërbim i mirë duke e fuqizuar atë në aspektin dykahësh, e para, në sy të publikut si njeri me etikë të lartë pushteti dhe së dyti në sytë e skeptikëve (ultrapatriotëve) të PDK-së, sepse Kuçit i mungon fuqia brenda atyre strukturave mentalisht të çakorduara të PDK-së.

Së katërti, ideja bazë e këtij konspiracioni është që të degradohet Kuvendi që të mos mundet më të ndalë asnjë iniciativë të Qeverisë, qoftë edhe kompromiset e reja e të dhimbshme (ndonjëri i domosdoshëm për veriun e vendit) dhe Kuçi mund të jetë në ballë të atyre bisedimeve politike për zgjidhjen e “konfliktit të ngrirë” atje.

Së pesti, kur Hashim Thaçi pas rashomoniadës (tregim banditësh, shih filmin “Rashomon” të Akira Kurosavës) të së premtes në Kuvend, foli duke aktruar një lider të të drejtave civile, një humanist në zhgënjim të thellë, të cilit sapo ia kanë cenuar parimet e tij të dëshmuara për lirinë e shprehjes dhe qasjen e tij ndaj etikës së pushtetit!???

“Ndihem i turpëruar se disa deputetë të partisë që unë e udhëheq...”, mirëpo, bashkëpunëtori i tij  i deritashëm dhe i ardhshëm, Hajredin Kuçi, e paskësh instaluar një standard të ri në politikën kosovare, dorëheqjen për arsye morale ectr., ai po donte të thoshte se ministrat të cilët e ka ndërmend t’i shpushtetizojë në vjeshtë, e që ata e dinë saktë se cilët janë, do të ishte mirë ta ndjekin shembullin e Kuçit.

Të shkojnë, më mirë është për ta, për “arsye morale” dhe t’ia lëshojnë udhën grupit tjetër të krahut ekstrem të PDK-së dhe strukturave paraushtarake të saj, që ende nuk janë sistemuar mirë në Qeveri.

Duhet të vishen me pushtet do që janë në Kuvend plus do që hala kanë mbetur në terren...

PDK-ja është parti monolite dhe nuk bëhet fjalë për përçarje mes të moderuarve dhe SHIK-ut, sepse ata janë në shërbim të Hashim Thaçit, edhe pse kryeministri ndonjëherë lë përshtypje se po do t’i heqë qafe.

Mendësia brenda PDK-së është absolutiste dhe zor e ndryshueshme.

Pra në thelb asgjë nuk do të ndryshojë në mendësinë qeverisëse, derisa do ta mbizotërojë kjo mendësi e gjysmanalfabetëve funksionalë (teori e Theodor W. Adorno), madje do të rritet seriozisht qasja agresive kundër të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, pra ta do të trajtohen ashpër, si të mundur në luftë!? Edhe pse askush nuk ka luftuar kundër tyre.

Në këtë teori lojërash duhet të zbërthehet pak a shumë edhe konflikti me AKR-në përkatësisht me Mimoza Kusarin-Lilën, e cila, pas masës së përkohshme proteksioniste për një kompani vendore, ama vetëm pak ditë pas, u bind nga pushteti që i kontrollon të gjitha se “Sharrcem” është thjesht “një bandë hajdutësh”.

Sepse nëse kjo Qeveri vërtet di gjithçka, e ka ditur kaherë se kjo kompani në vend të lëndës së parë ka futur me tonelata dhe në kontinuitet çimento të përpunuar 100% . Por kjo informatë u desh të dalë bash në këtë moment dhe për këtë kryeministri Thaçi vajti në Tiranë te Berisha, që t’ia shpalosë planet e tij për ta ndrequr “padrejtësinë” që Kusari-Lila u ka bërë prodhuesve dhe importuesve shqiptarë të çimentos!?

Sigurisht se ndonjë dëm u është bërë edhe importuesve kosovarë të çimentos të afërt me PDK-në, që zbrazin magazet e Lezhës me çimenton e prodhimit italian, duke rrezikuar rreth 500 familje kosovare që të mbesin pa kafshatën e “bukës greke.”

E tash, vetë ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë duhet të reflektojë për “standardin Kuçi”!?

Sepse Qeveria i ka dhënë boll kohë në pushtet partisë së Pacollit dhe aleatëve të saj minorë. Thjesht tutje nuk i vyen gjë prej gjëje.

Duket se më në fund e ka “në grusht” partinë e Ramush Haradinajt, dhe koalicioni i ri qeverisës, ose “Thaçi 3” do ta vazhdojë punën deri në fund të mandatit kushtetues...

Duke i pasur parasysh këto “trukime” del se Kuçi është në pozicion për të zgjedhur: Rektor universiteti, pse jo, është konkurrencë legjitime, kryenegociator, tashti Qeverisë i duhet një njeri me fuqi politike brenda vetë PDK-së, por edhe një person që gëzon një mbështetje publike edhe nga elektorati i partive tjera konkurruese (i mençur, stabil dhe i pakorruptuar, do të thonë...)

Edhe nëse nuk ndodh prishje koalicioni me AKR-në, do të ndodhë riformatim të saj, sepse formati i kësaj Qeverie në asnjë variant nuk funksionon pa ndërtuesin e saj, Kuçin.

Mirëpo Kuçi në këtë rast (edhe pse mund të jetë kandidat serioz edhe për kryetar shteti ose në rrethana kur shefit ia do të bëhet kryetar, posti i kryeministrit është i rezervuar për të), do të jetë po ai Hajredin Kuçi i parë, e jo ky i moralshmi i këtyre ditëve: Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i jashtëm a i brendshëm, kjo s’ka edhe shumë rëndësi.

E rëndësishme është që shtatori ose më së largu teori i këtij viti Kuçin do ta gjejë në zyrën e tij.

Madje mund të thuhet lirisht se as emri i tij nuk do të hiqet nga dera e asaj zyre qeveritare!

Paçka se në shtetet funksionale për “trukim” loje shkohet në burg!!!

julia s.11.07.2012/10:04

Halil t'i ka thy parashikimet Kuqi, u kthy edhe ma heret.
Ishalla qajo rrahje nuk te ndal e vazhdon me fol e dikur ky popull i thirr mendjes.

cdo te mire

ArbÃnor Pozhegu GjakovÃ11.07.2012/09:58

Si prher, analiz largpamse. Ktij truku, populli i thot gaz i madh kur t mbin rasati.

meha 30.06.2012/14:54

zotri halil te lyumt per analizat politike qe i ben por kujt tja bejsh kur dsihet historikisht se ne lufta NE SHQIPTYAQRET kemi dit me fitu por ne paqe udhheqsit tan politik kan mendue vetem per vehte ,familjen evet ,shoket qe e ndihmojn me ndejt ne pushtet e per shtetin dhe popullin asa qe dojn me ndegju kjo po shifet qe dy mij vjet ne shqiptaret kemi qen te fundit ne po me duket ma shum punojm per anmiqet tan se ata per vetveten

Malushi29.06.2012/22:42

Mire shume o Halil. U mundova mi ra ne fije pse dha doreheqje ,,morale,, e dija qe e kane per poena politik. Gjoja se na dime me dhane doreheqja, po mendoja tani ne cilin funksion do te ateroi. Mendoja rektor, por ai rektor kur te kishte dashur ishte bere, per kryetar Kosove nuk me paska shkuar mendja. Doreheqja mi dhane fuqi morale, edhe mu instalu kryetar . Bravo Halil

Liridoni29.06.2012/21:14

me thene te drejten une Halil Matoshit i kisha dhene cmimin me te madh per filozofi, si filozofi me i madhe "Kosovar"

Genc29.06.2012/15:23

Shkurt edhe shqip, Bravo.

bekimmi29.06.2012/14:55

Shum e sakt ate qe e ka pershkruar analisti Matoshi.

daja29.06.2012/13:20

o halil me pas edhe do halila,tjer qe te bashkohen.kosova kishte me qen krejt tjeter.paq shendet e zoti te bekoft.Q.H.

deqanasi29.06.2012/12:49

O HAJDE PERHAJR NA KJOFT KRYEMINISTRI I KOSOVES HAJREDIN KUQI NE MANDATIN TJETERRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRR POLITIK O KOPILI

bardha29.06.2012/12:36

Mirë shumë. Më vje mirë qe kemi kësi analist te kjart te menqur e shumë te zot ,pra te palodhëshëm per te dhenë kontribut per vendin e vet KOSOVEN .
Populli i pa vedisum , andaj udhëheqsia apo ma mirë me thanë pushtetart luajn qysh te dojn .

Nina29.06.2012/12:31

Eh, me pas Kosova me shume Halila, uhaaaaaaaaaa se si i kishim pasur punet! Po c'ti besh trurit te shumices qe ende jeton brenda kornizes se odave te kohes se Ali Bungut! Halil, Zoti te falet shendet dhe force!

sadik brisha29.06.2012/11:38

O Halil ne mos e tehollo fort se po keputet e kure kputet sjet kurgja

pershendetje nga Gjermania

Miarnog29.06.2012/11:19

Me gjithe respektin per ju, z. Matoshi mendoj qe ju edhe krejt analistet serioz jeni ne gabim te madh. Ju nuk po merreni me ceshtjet po me njerezit. Une nuk kam asnje problem as me Thacin e as me njerezit e tij, por kam probleme serioze me shume nga veprimet dhe mosveprimet e tyre.

Driton Bakija Gjakove 29.06.2012/10:15

Shkrim i mire nga ,Halile Matoshi.Ai analizom mire fenomenin ,Shqiptare te qeverise se ,Kosoves.Ai me te drjete krtikon ,Harjadin Kuqin ,Hashim Thaqin ,Mimoza Kusarin Lilen deputet te ,PDK deputet opzitare,LDK.Dhe jepe nje krtike te madhe partise me pushtet ,PDK,se eshte me dy ftyra.

ulpianaa29.06.2012/09:20

I nderuari Halil, më vjen keq të ju them se e keni një veti të keqe në shkrimet e juaja, që shumë shpesh ia QËLLONI.

Kadri Ameti29.06.2012/08:58

O halil nuk dua të shtoj asgjë se tona i tha.Nuk mun ti ndryshoj askush,bash me ven e ki.Tu lumtë per kuptimin e qëllimeve të tyre,se tona i kan me prapavi,e me qëllime të kqija per kosovën,per interesa personale.Tu lumt.....

noli 28.06.2012/20:55

bravo halil per analizen e bere.Por nje gje eshte e sigurte se nje dite ne nje qajtore duke pire qaj ne kete vape afrikane
,te njejtat vlersime i benin ,qaq perfid ka qene truku i hajres...lakuriq.