Rrjepësit e një shteti këmbëçalë

Enver Robelli Enver Robelli
Publikuar: 04.06.2012 - 22:44

Vetëm shikoni, të nderuara lexuese, të nderuar lexues, skandalet e fundit në dhe rreth shtetit të Kosovës dhe do të shihni se Republika jonë nuk ka asnjë perspektivë me këtë bandë sunduese:

- Në “stanicën e milicisë” në Pejë vidhen 25.3 kilogramë ari. Ministri i Brendshëm, i cili qëmoti pret fiqirin diku përtej realitetit të Kosovës, vazhdon të pozojë dhe të dërdëllisë deklarata kot për veriun. Në çdo vend gjysmëserioz do të shtrohej për debat edhe çështja e përgjegjësisë së ministrit pas kaq shumë skandalesh. Mes tjerash, ditëve të fundit mediet njoftuan se janë duke u zhvilluar hetime edhe kundër zyrtarëve të afërt me ministrin, të cilët dyshohet se kanë “nënshkruar vendime për lirim dhe dhënie të nënshtetësisë në kohën kur nuk kanë qenë fare në Kosovë”.

- Ministri i Drejtësisë (sic!) ndërhyn dhe – me gjasë – ia mundëson një vizitë duarnxirit Astrit Haraqija në Burgun e Dubravës, ku ai takohet me Ilir Tolajn, të dyshuar për keqpërdorime të mëdha. Supozohet (nga ana e prokurorisë së EULEX-it) se këta dy – Tolaj dhe Haraqija – kanë koordinuar deklaratat para se të nisë procesi gjyqësor kundër Tolajt. (Sa i përket Haraqisë duhet kujtuar, përveç fëlliqësive të tjera të tij, se është dënuar me pesë muaj burg nga Tribunali i Hagës për ushtrim presioni ndaj një dëshmitari në rastin e Ramush Haradinajt. Pra, fjala është për një abuzues notorik të drejtësisë. Mos të harrojmë: ky është kuadër(!) i “epokës së Ibrahim Rugovës” dhe sot kanakar i Hashim Thaçit, tok me prostitutën politike Ukë Rugova). Kurrë mos prisni që ministri i Drejtësisë do të ofrojë dorëheqje. Kurrë mos prisni që Hashim Thaçi, kryeministri me vota të vjedhura, kërkon prej tij, pra prej ministrit të Drejtësisë, të largohet nga posti. Kurrë mos prisni që misioni për përralla, i quajtur EULEX, do të kërkojë ndonjë konsekuencë nga ky skandal. Për EULEX-in prioritet mbetet “stabiliteti politik”. Se çfarë ndodh nën sipërfaqe, kush vjedh e kush plaçkit, është e parëndësishme për zyrtarët evropianë, për të cilët Kosova është një parajsë, ku orari i punës fillon të hënën pasdite dhe mbaron të enjten pasdite, kur grigja zyrtarësh nisen për të kaluar fundjavën e gjatë në Selanik, Dubrovnik, Beograd, Budapest etj. Natyrisht pjesën më të madhe të kohës së lirë kjo bandë zyrtarësh e kalon duke u dëfryer me shaka për fiset shqiptare të paafta për të ndërtuar shtet. Para një shekulli kjo arrogancë kishte zemëruar aq shumë gazetarin gjerman Egon Erwin Kisch, saqë në ditarin e tij, gjatë një udhëtimi në Mal të Zi, kishte shkruar: “Ballkani shikohet me përbuzje prej një Ballkani edhe më të tmerrshëm, i cili quhet Evropë”. Nga ballkoni i Evropës në Prishtinë këtë popull e shikojnë me përbuzje statistë cinikë si gjenerali francez i veshur me rroba civile, Xavier Bout de Marnhac, dhe diplomati holandez Pieter Feith, i cili gjatë mandatit të tij u interesua vetëm nëse po piqet rrushi në Rahovec dhe nëse xhelat në Kosovë bëjnë ve.

- Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër Astrit Haraqisë për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ai vazhdon të mbajë pozitën e zëvendësministrit të Financave (sic!) – dhe Hashim Thaçi nuk e largon atë nga kabineti, përkundrazi: mesazhi i Thaçit është ky: shteti jam unë, shteti është peng imi, “nuk më ha palla për asgjë”, as për ligj, as për etikë e moral pushteti. Kur pushteti krijon një mendim të tillë për shtetin, atëherë jo vetëm demokracia është në rrezik. Në fakt kështu rrezikohet vetë ideja e shtetit. Qëllimi i ushtrimit të pushtetit është ndërtimi i shtëpisë prej 800 metrash katrorë, si rasti i Hashim Thaçit. Ose blerja e shtëpive për 200 mijë ose 300 mije euro në katundin ndërkombëtar (“amerikan”) afër Prishtinës, siç veprojnë anëtarët e sofrës (kabinetit) të Thaçit. Të bësh zëvendësministër të Financave Astrit Haraqinë është e ngjashme sikur kur e thërret një piroman të fikë zjarrin në shtëpi.

- Skandali i radhës: arrestohet Nazmi Mustafi, prokurori që drejtonte task-forcën për antikorrupsion – nën dyshimin se edhe vetë është i korruptuar! Redaktorët dhe korrespondentët perëndimorë që merren me Ballkanin shqyhen së qeshuri dhe, disa, tërbohen nga zemërimi: edhe një shembull nga shteti i dështuar i Kosovës. Ata disa janë gazetarë që më shumë se 20 vjet u angazhuan për pavarësimin e Kosovës. E tash kokulur detyrohen të shohin se si banditë dhe plaçkitës me pushtet politik e degradojnë një ide aq fisnike: idenë e çlirimit të Kosovës nga dhuna e Beogradit.

- Shikojeni krejt zhurmën rreth privatizimit të hotelit “Grand”: askush, ama bash askush aty nuk i ka duart e pastra. Një privatizim jotransparent rrjedhimisht rezulton me skandale të panumërta. Aty ku i fut duart Salep Sulltani (alias Behgjet Pacolli - ai që “gazetarët” sahanlëpirës i çon në deti!), detyrimisht dhe tradicionalisht i vjen era duhmë, firma inekzistente, para të pista, keqpërdorime, rrena, shpifje, udhëtime nëpër xhungël. Çfarë na mbetet kujtim nga ky privatizim, që tani nuk është më privatizim, sepse u anulua? Na mbetet kujtim fasada e re pornografike, vezulluese, e cila për metër katror nuk kushton më shumë se 200 euro – në krahasim me fasadën origjinale të “Grandit”. Disa gjëra, o idiotë të panumërt, nuk prishen, pa marrë parasysh kur janë ndërtuar – në socializëm, në fashizëm apo në feudalizëm! Këtë nuk e ka bërë asnjë diktator duarpërgjakur si Enver Hoxha, i cili e trashëgoi Tiranën me arkitekturë kryesisht fashiste-italiane.

- Për pak harruam: ku mbetën 50 kilogramë drogë të vjedhura (apo të përvetësuara nga nëntoka) në Stacionin e policisë në Prishtinë?

- Shikojeni aferën “Medicus”: Kosova ngjitet në titujt e medieve botërore për transplantim ilegal të organeve, arrestohen të dyshuar në Izrael, zhvillohen hetime në Turqi, në Zvicër... Përmenden ish-këshilltarë të Hashim Thaçit të kyçur në këtë biznes të përgjakshëm.

- Përballë të gjitha skandaleve pushteti feston, sepse, ja, na erdhi një premtim relativisht i kotë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave. Nuk ka asnjë gjasë që vizat të hiqen në periudhën afatmesme derisa nëpër dhoma dëshmish të policisë vidhet ari e drogë dhe derisa ata që duhet të garantojnë sundimin e ligjit bëhen shkelës të tij.

- Oportunistët, kalemxhinjtë dhe sidomos sherbetbartësit e Hashim Thaçit tash do të thonë se gazetarët po shohin vetëm zi! Po, sepse të zezës kurrë nuk duhet t’i thuhet e bardhë, ngase, në fund, çmimi që paguajmë si shoqëri është shumë i shtrenjtë. Dhe këtë çmim po e paguajmë prej vitesh. Shoqëria e Kosovës nuk duhet të vazhdojë të jetojë me dhe mes rrenave. Nuk duhet të jetojë, në fund të fundit, as me frikë.

 

- Ekziston vetëm një rrugë që Kosova të shpëtojë: në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pa marrë parasysh kur mbahen ato, qytetarët duhet ta kenë të qartë se vendi nuk ecën përpara me këtë bandë sundimtarësh, por vetëm me një alternativë të re politike. Ajo alternativë nuk po duket ende, por nuk është e pamundshme të ndërtohet, nëse ekziston vullneti i mirë, nëse qëllimet janë fisnike, nëse synimi për një Kosovë evropianoperëndimore është i sinqertë.

 

robelli@bluewin.ch

Malsori27.06.2012/08:47

Z.Robeli,ju përgëzoj për guximin dh profesionalizmin e nji gazetari qe pak kush mund ta shpreh në këtë katrahur politike,ekonomike e sociale qe e ka kapluar kosovën.Shprehi admirim të sinqert nga ana ime.BRAVO,vazhdo kështu.

Hasan HAMEZBALA07.06.2012/20:36

Bravo, zoti Robelli! Vërtet një e vërtetë e thënë troç, nëse në këtë popull akoma ka mbetur ndonjë sy që do ta shohë të vërteten!Qëndrojmë të deprimuar para kësaj bande politike që e zhvati këtë popull të mjerë, sa kam filluar të dyshoj se mos u shuan përfundimisht intelektualët e idealistët e këtij populli, që dikur besoja se i ka në gjirin e vet ky popull...! Duke e lexuar artikullin tuaj ndjeva këaqesi si kur ta kisha shkruar vetë atë . Falemdnerit!

Merita 07.06.2012/06:56

Keto per qdo dite qe sa vjet i thote VV por populli kurrsesi te zgjohet nga gjumi. Nuk eshte e vertete qe nuk kemi levizje politike qe do ta drejtonte shtetin ashtu si duhet, vetem ju duhet perkrahja e popullit i cili e ka humbe rrugen ne oborr.

prishtinasi06.06.2012/09:51

lume prindrit qe te kan

Selim Selimi06.06.2012/08:58

Populli po flen sepse u Korruptue! Afer 80,000 punonjes jane sherbyes te shtetit, pra marrin rroga nga Thaqi. Nese llogaritim sa jane antare te familjeve me mesataren prej 4 antarve atehre del qe Thaqi i mbane me pare rreth 320,000 njerez ne Kosove. Keshtu qe pse me humben vendin e punes kur Thaqi i ka te gjithe ne dore! Plus sektorin privat qe i mban me tendera atehere del qe Thaqi paguan MITO per qytetaret e saj per rreth 500,000 njerez. Del qe gjysma e Kosoves jane te korruptuar qe te mos bejne zhurme apo mos te ngrejne zerin!

Sefer Avdiaj06.06.2012/08:03

Te lumte z. Robelli

Ramadani Llapjani06.06.2012/07:03

Zotri Robelli brravo brravo e hallalle ta bofte ZOTI hallall.Ja keni qellu 100 .Ky eshte realiteti i Kosovse se mjere.Mjeri ai qe jeton ne ket shtet te Kriminelve te cilte po e shkatrrojne totalishte ket Kosove. MJERIM MJERIM MJERIM.

trafikanti06.06.2012/06:54

Ne Kosove u shit fjala demokraci shume shtrejte .U shiten fabrikat ,u shiten autostradat,u shit korrupcioni,krimi i organizuar ,droga ,prostitucioni,republika.Tan ky malle u shite ende spo kemi mirqenje.Duhet ndryshuar dicka se nuk shkon keshtu gjate..... .

Dr.Gezim Bytyqi06.06.2012/05:06

Ka Kosova njerez te mire dhe te mencure por ende ska ardhe koha e tyre se keta bandite ne pushtet popullin e vete e kane vua nen anestezion total ,Ska asnji Minister ne Bote qe rrine ne pozite pase 2 vjedhejeve ma te medhaja ne bote edhe ate ne hapesirat e Policise.Por kure te vidhet aty ku ka me shkua ma zi per qeveri dhe mos me dhene kurrkushe doreheqje ketu shifet se ku eshte morali i Dr. i cili tani u ba Polici me i keqe qe ka pase Kosova dhe historia do ta deshmoi kete e qe ne emer te humanitetit dhe titullit qe e ka me dhene doreheqje me e qetsua sado pake shpirtin e ketije populli te varfer i 9 ne list ne Bote.Duhet nji organizim i mire me njerez si ju dhe shoket e tjere qe i ke afer vehtes te mencure si ti dhe me fillua ngadale me krijua nji bertham per te fillua rezistencen gjithpopullore me ndihmen e diaspores e cila kishte me luajt nji role shume te masdhe ne kete proces se djemt dhe vashat tona ne bote e kane pa se si jetohet ne ato vende dhe te gjithe kane deshire qe edhe memedheun e tyre ta shofin ashtu te perparuar.dhe lirimin e popullit shqipetare nga roberia e ketyre banditeve , hajnave ne pushtet, antiluftetarve ,qe ne emer te herojve tane e morren pushtetin dhe pas plot 4 independence e futen popullin ne varferi te skajshme .

Ylli06.06.2012/00:14

Këtë artikull me shumë ëndje u ktheva dhe e lexova edhe njëherë të dytë. Jam shumë i lumtur që ka ende gazetarë të tillë luftarakë ndaj të keqes sonë, por edhe më i lumtur jam kur lexoj komentet e lexuesve dhe e dij se unë nuk jam i vetëm. Ne jemi shumë, dhe një ditë, e kjo do të jetë shumë shpejt, do të fitojmë.

meli swe05.06.2012/23:31

plotsisht pajtohem me zotri robelin realitet i hidhur populli i pergjumur

beni05.06.2012/22:44

Z.Robelli plotesisht ke te drejt,
ne Kosove nuk ka drejtesi se pari
ne qeveri ne arsim ne mjeksi ne polici
neper dogana e si ka me egzistue
shteti kur krejt keto qe i permenda
siper jan te zhytura ne hajni dhe korupcion.

Bekimi05.06.2012/22:25

Ne vendin e qorrave, ai qe ka nje sy behet Mbret

naim05.06.2012/22:01

Nje Respekt i veqant per ju si gazetar dhe si guximtar.Eshte per tu qmuar puna juaj,jam krenar me ju qe kemi k'si njerz te guximshem dhe qe nuk lejohen te behen lepires te pushtetit.Ndoshta ky popull i mjer e ka me leht te kete dike ne pushtet qe eshte i paaft,neglizhenc,i korruptuar ,per shkak qe te identifikohet me te keqen, te tregoj me gisht tek ata,dhe te largoj fajin nga vetvetja.Kjo dmth se shumica pra qenkan mbush me haram.Durimi do te shperthej nje dite,dhe k'ta matrapaz do te pesojn keq.

spahiu05.06.2012/21:51

Bravo. ZotiRobelli po keta nuk marrin vesh me shkrime se nuk din te lexojne

irfani05.06.2012/21:40

Shkrimi me kuptimplote, dhe me pasqyrues per gjendjen politike ne vend nuk paskna lexu, respekt per ju z.Robelli, e kete politikanet tan le te vajn ne djalle bashk me familjaret e tyre qe jan mbi 18 vjeq.

karadaku05.06.2012/21:25

Poti kishem disa analist dhe gazetar si ju nuk dotna ha maca persheshin te lumt qe ma frskon shpirtin ne ket mbremje. JULUMTE

Galabi05.06.2012/21:17

Si gjithmone vleresime reale dhe te qendrueshme,populli te gjitha i dine diaspora i dine por tmerri eshte se prape nje perqindje i zgjedhin e kur mungon fitorja ajo vidhet permes votes,nganjehere nga deshprimi per vetedijen e ulet te ketij populli turperohem prej nga vij........sidoqofte respek per shkrimin ,zgjohu o popull zgjohu se do te jete vone shume vone!!!!!!

sadik 05.06.2012/20:48

po more zoti robelli dhe populli yn i dashur fatkeq. ti shum mir i permende te gjitha por ku eshte zeri i popullit qe i toleron gjith keto marrzira nga bijt e tyre politikan pse i pranon gjith keto marrezira nga grupe politikano mafioze dhe kujt t ja japim voten nuk e kemi iden sepse te gjith njerzit qe e kan uzurpu parlamentin e kosoves se mjer i kan hyr kontrabandes e mashtrimeve secila parti politike i posedon me se paku dy tre bisnesmen te shquar te suksesshem shpirtmir qe i japin serbis afro 800 milion euro ne vit ne bashkpunimin e tyre patriotik dhe çlirimtar te ktij vendi.kujt t i besojm pasi te gjith kemi i hyr kontrabandes dhe mashtrimeve.

vilolad05.06.2012/19:45

Bravo z. Robelli. Paq shendet dhe jete te gjate!!!

Vlorim Preniqi05.06.2012/17:29

Po na e flladit shpirtin me kto shkrime,o Enver.

Afrimi05.06.2012/16:28

T'jemi borgjli per gjithe keto shkrime tua more burre !

L. DK05.06.2012/15:45

bravo,

e pashprese05.06.2012/14:54



Edhe njehere dua ta theme se ky milet ka ra ne kome, po ndegjon por nuk done me pa.Edhe shpirtin dale e ngadal le te na e nxjerin se po e lypim....

jakup helsinki05.06.2012/14:43

ni popull analfabet si kosovaret kriminelet lulzojn.kriminelet gjith diten vajtojn per vatan gjith naten e viedhin vatanin

gezim isufi 05.06.2012/13:53

Ju jeni nje figure dhe mendje e ndritur e keti kombi fatekeq zoti Robelli

bajra lupq05.06.2012/13:27

bravo te koft se pa i hik hajnat prej qeverie kurr mir ska mu ba

valon05.06.2012/13:13

Bravo bre BURRE.

Miri05.06.2012/12:16

Z. Robeli,
Goja te lumte, kofsh e rrnofsh faqebardhe, krejt cka ke thene deri me tani eshte e vertet, me lejo te shtoj se toka ne te cilen po e nderton shtepin Xhaxhi Hashim eshte prone shoqerore toke e KB. Kosova Export nga Fushe Kosova, pastaj toka e fshatit te famshem qe ju e permendet eshte po ashtu toke e Kosova Exportit.

Mergimtari05.06.2012/12:14

Z.Robeli duhet të keni kujdes nga SHIKistat ngase dora e tyre e zezë mund të shtrihet edhe nga ju.Mos e dhëntë Zoti!

Muhameti05.06.2012/10:58

Ky eshte 1 e 100 pjese e realitetit nĆ Kosoven tone te dashur, keto qe z. Robelli ceke ne shkrimin e lartpermendur jane vetem ato qka shihen qarte, qe thot populli "NGA AEROPLANI", po sa poeshtersit i behen keti vendi e qe nuk dihen fare, Zoti na rujt, as me i paramendu nuk guxoj. Sa HARAQI, Sa DROGA, Sa PROSTITUCIONI, Sa HAJNIJA, Sa SHPERLARJE PARASH, e SA e SA te tjera... qe ndoshta do te me shkonte e tere dita ti ceki. Mendimi im personal, eshte se gjith keto te zeza thelbin e problemit e kane dikun jasht KOSOVES,pra skenari shkruhet dikun tjeter, e Aktoret jane elita politike ne Kosove. Une mendoj se ekziston nje force aq e fuqishme sa qe edhe qeverine me te forte ne bote ka mundesi ta shkarkoje brenda 24 oreve pa pik problemi, e servil te se ciles, dhe pushtetdashes jane, elita jone politike.
Une personalisht drejtoj nje biznes, te cilin e kam para falimentimit, jo nga shkaku qe nuk e bejme pune si duhet, jo nga shkaku, se nuk ofrojme sherbime Kualitative, por nga shkaku se klientetn nuk kan par, dhe kemi nje konkurrenc nga vet qeveria.ne fund ju pershndes dhe mendoni dhe meditoni kete shkrim te z. Robellit.

GJONI05.06.2012/10:11

Ne rastin tone nuk vlen fjal" QFAR ASHT POPULLI E KA UDHEHEQJEN",
sepse ne na kane imponu matrapazet duke i vjedh votat.

BalkanLex05.06.2012/10:04

Komplimentet e mia z.Robelli. Nje shkrim shume i sakte dhe pasqyrim i realitetit ne Kosove. Por, fjalet po i merr era, askush nuk ndermerr vepra. Une ketij shkrimi do t'ia kisha shtuar vetem nje paragraf per ta plotesuar. Keta "qeveritare" kane dale prej ketij populli. Idiotet, maskarenjte e matrapazet jane po te njejtit qe kritikojne dhe jane shume te mencur te "denojne" padrejtesite e te flasin sikur te ishin te shenjte. Definitivisht, dicka nuk eshte ne rregull me kete popull hedonist, materialist e oportunist qe po ben gjithcka qe t'i kete punet mire me te njejtit rjepesa, perderisa tregojne hipokrizi te tmerrshme ne anen tjeter. Pa te shohim nese ndryshon dicka ne zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se jemi te pashprese dhe se heret a vone do te plase sherri.

sana05.06.2012/09:49

z. Robelli ju e meritoni çdo respekt.Ju lumte !

Liria e Kosoves05.06.2012/09:40

I nderuari Robeli
Paragrafi i fundit, eshte Kushtrim per te gjithe ata qe e duan Kosoven, per te gjithe ata qe e duan te ardhme per femijt e tyre, per te gjithe ata qe duan te ndjehen nje dite krenare se jane kosovare, per te gjithe ata qe duan te nderojne gjakun e derdhur me shekuj per iden fisnike te clirimit te Kosoves dhe berjes se saj shtet.
Duke ju bashkangjite valles do te shtoja...
Duhet dikush ti prij keti "ideali", dikush me dinjetet, atdhedashuri, sinqeritet, guxim dhe maturi, i aft per ti mobilizuar masat per ndryshime pozitive. Rreth tij, njerz te devotshme, jo te degjushem por lojal, qe ideal kane pune e mire. Duhet te kete te tille ne 2Milion Kosovare?!
Faliminderit Enver, si gjithmon pershkrim i jashtzakonshem i realitetit kosovar, por perher e me shume je duke e rreh "pyken" e daljes nga kjo situat.
Cofsh me nder e njerzi,
ishte dikur, pershendetjaurimi i njerzve te urte, dhe nje te till ju dedikuoj JU.

Mitrovicalija05.06.2012/09:38

Të lumt zoti Robelli, kjo është fatkeqësicht panorama ekonomike e politike e Kosoves. Harta e droges, korrupcionit dhe aferave te llojllojshme kan kap të gjitha sferat e politikes dhe ekonimisë. Shkaktar për këtë është gjithsesi qeveria e keqe e pushtetmbajtësve. Derti jonë është se kë ta zgjedhim, se si duket te gjitha partitë jan angazhuar qe ta rjepin ket Kosovë të shkretë. Këtu vetem nji revoltë popullore me program te qartë mundë të sjell perspektivë afatgjate.

Isach05.06.2012/09:35

Respekt zoteri Robelli.Analizim i mirfillt i gjendjes se pergjitheshme neKosove.Pranvera Arabe duhet te ndodhe edhe te ne,mirpo neve na mungon nje lider qe duhet te na tregoj se si duhet vepruar kunder ketyre bandave.Si duket te ne mungon ky vullnet.Ne kemi mbetur nen meshiren e kohes duke pritur se nje dite do te ngroh dielli edhe per ne.

Liridon Krasniqi05.06.2012/09:30

Iliri,Pejonja,HamdiaDeqan,Blerimi,Shpresa Gjermani dhe Shemi,pajtohem plotesisht me mendimin tuaj.

trimori05.06.2012/09:28

Eu more ti njeri,ta pruft Zoti e kryetar shteti ne Kosove u bofsh,po na shqipetaret nuk i votojme njerezit fisnik,te zotet edhe bujar,po shkojme e ua epim votat terrnakopave,qe edhe qytetin e prishtines e kishin felliq,besomeni kesh ne maj era bagla po i vike....Kon ne Prishtine nuk e njifsha,krejt do fallan furtuzash e do femna me trinerka e me shtiklla i shifsha,bile krejt qeveritar ishin,haj medet e haj....

pejonja05.06.2012/09:21

Z.Robelli ju pergezoi per shkrimin, dhe guximin qe shkruan gjendjen reale qe po ndodhin ne vendin ton .Keta bandit qeveritar duhet ti ndeshkoi populli.

Iliri05.06.2012/09:06

Fort mire e ke z. Robelli!

HamdiaDeqan05.06.2012/08:55

Ju pershendes perzemersisht i nderuari z Enver Robeli per kete dhe disa shkrime te guximshme qe i beni ndaj kesaj klase qeveritare krejtesisht ... mafioze dhe antikombetare.Mendoj se keto shkrime duhet ti sherbejn keti populli te mjere dhe shkurtepames qe te ngritet nga gjumi dhe agonia qe e ka kapluar dhe ta shporrim kete klike mafiozesh jo vetem nga qeverisja por mos te lejojme kurr qe nji race e tille njerzore mos te lulezoj ne kete vend.Paramendoni nese ne nji vend ku sundon ligji dhe shteti i mirefillt te ndodhin kesi aferash ... per 24 ore ajo qeveri do te binte menjiher ndersa ketu tek ne aferat, krimi i organizuar, hajnia. jan bere pjes e jetes dhe gati te legalizuara me ligj pra ky asht shteti qe ne po ndertojm ne me ndihmen e arkitektit te nderuarit z Hashim THaqit dhete argateve te ti.SHpresoj qe nji dite ne do zgjohemi nga gjumi por frigohem se dielli do te ket perenduar.

Blerimi05.06.2012/08:50

Lexone kete shkrim o popull i mjere!

Shpresa Gjermani05.06.2012/08:39

Pershkrim real i gjendjes ne Kosove, por duhet nje angazhim i gjitheanshem qe te dilet nga kjo gjendje amullie. Dhe qe te gjithe i madh dhe i vogel e din se keshtu nuk shkon Kosova perpara, por sikur mungon nje vullnet i forte qe te perballen me keto hijena politike qe nuk po dijne te ngopen asnjehere.

shemi04.06.2012/23:14

Bravo zoti ROBELLI.