Qyteza Buford u shit për 900 mijë dollarë

Publikuar: 06.04.2012 - 19:11

Wyoming, 6 prill – Qyteza Buford me vetėm njė banor nė tė, nė shtetin federal amerikan Wyoming, ėshtė shitur me ēmim prej 900 000 dollarė amerikanė. Ēmimi fillestar nė ankand ishte 100 mijė dollarė, ndėrsa pėr blerje ishin paraqitur njerėz nga 70 vende tė ndryshme tė botės, njoftoi kompania pėr shitje aksionare Williams& Williams.

Ofertuesit mė tė mirė do t’i takojė njė stacion pėr shitjen e karburanteve, bashkė me dyqanin, njė shkollė e ndėrtuar nė vitin 1950, njė garazh dhe njė shtėpi me tri dhoma gjumi.

Ky qytet ka vetėm njė banor, Don Samson, i cili ka paralajmėruar dorėheqjen nga funksioni i kryetarit tė qytetit, tė cilėn funksion ia ka dhėnė ai vetvetes.

Buford ėshtė ndėrtuar pas vitit 1860, kur ishte ndėrtuar hekurudha transkontinentale dhe nė kohėn e “etheve tė arit” ai kishte mbi 2 000 banorė.

Shpėrngulja nga aty ka filluar pas vitit 1950, kur hekurudha fitoi trase tė re dhe qyteza mbeti “nė mes tė asgjėje”, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.